Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk duan të kuptojnë fajin politik, kur s'ka lëvizje masive qytetare!

Postuar: 21/07/2018 - 07:17

Patjetër që ligji mbi teatrin dhe pastaj thelbi i problemit mbi teatrin, nuk ka një përkrahje kaq të madhe dhe nuk u kthye në lëvizje masive të njerëzve, jo vetëm në Tiranë, por dhe në Shqipëri! Lëvizja për Mbrojtjen e Teatrit, ose më mirë të themi godinës ku janë luajtur mijëra shfaqe e qindra e qindra premiera, ku kanë bërë jetën e tyre artistike qindra njerëz të lartë të artit skenik dhe dramës e komedisë shqiptare, ku kanë kaluar mijëra e dhjetëra mijëra qytetarë jo vetëm të Tiranës për ti parë këto, nuk po arrin dot të kthehet në një masivitet kombëtar dhe ndjesi masive popullore! Nuk kthehet kështu, se "shqiptarët janë tashmë dru", të pandjeshëm dhe kanë halle të tjera e as që ju bën përshtypje teatri dhe godina e tij! Nuk kthehet në lëvizje masive se një pjesë janë dakord edhe me projektin e ri, qoftë dhe me kulla anash! Nuk kthehet në lëvizje masive qytetare se "ka diçka që nuk shkon" në ballafaqimin real e kësaj lëvizje me qeverinë dhe ligjin e saj sot! Nuk kthehet në një masivitet qytetar se nuk po lëvizin në masë figura të larta kulture dhe shoqërisë, akademizmit dhe po ashtu të institucioneve ndërkombëtare! Çfarë ka pra, që nuk kthehet një protestë dhe një mbrojtje e tillë në masivitet për Teatrin Kombëtar? Në një lëvizje masive që bën ndryshimin bashkëkohor në përballje me qeverinë dhe zgjidhjet e saj për teatrin!

Po po, dje doli në "bashkëbisedim" Basha me katër gazetare dhe u habit për "ndërkombëtarët" pse i mbajnë ison qeverisë! "Bashkëbisedimi me gazetaret" ose marrëzia e përdorur nga SB-ja, sa herë do të bëjë shoë politik, që vijohet nga zëvendësuesi i tij, sigurisht pa talentin folkpolitik të mjeshtrit të madh të tij! Jam munduar të sqaroj në dy shkrime se "politika duhet të jetë larg protestës" që ajo të jetë "genuine" dhe e fuqishme, por në fakt është e kotë! Në komunitetin e artistëve dhe vetë në krahët e tyre të pëlqyeshmërisë politike dhe filozofike ka problem të madh etik dhe moral që bëjnë pastaj që politika të sipërkalojë interesat e tyre dhe ti përdorë ato! Merren me aferën e PPP-së, merren me aferën e kullave, merren me aferën e përfitimit dhe merren me aferën në përgjithësi, në të cilën shumë gjëra qëndrojnë?! Vijnë deputetët e opozitës, njerëz të artit që anojnë zyrtarisht dhe janë pjesë e forumeve të opozitës dhe PD-së!

Duket sikur janë larg PD-ja dhe njerëzit e saj dhe në fakt janë ato që mbushin protestën dhe në fund fare, është e qartë se "Lëvizja për Mbrojtjen e Teatrit" mbikalohet nga fuqitë politike dhe njerëzore të opozitës për të bërë politikë anti qeveri dhe anti mazhorancë me një aferë që sigurisht është aferë, por nuk është ky problemi thelbësor nga nis dhe vetë afera! Kurse afera nis kur KM-ri i Shqipërisë, deklaron se nuk kam para për Teatrin Kombëtar! Këtu nis dhe këtu mbaron diskursi dhe këtu duhet mbyllur dhe çdo reagim, e çdo realitet tjetër, me afera dhe parti protestuese dhe mbikaluese për Teatrin! Ka vetëm një pyetje e cila është: Pse nuk ke lekë për Teatrin Kombëtar i dashur zoti kryeministër!? Kaq, asgjë më shumës e sa kaq! E dyta është: kur ti bësh lekët e teatrit dhe projektin e bazuar mbi lekët e gjetura për të, bisedojmë për teatrin kombëtar! E treta: nëqoftëse nuk gjen lek për Teatrin Kombëtar, t’i drejtohemi qytetarëve dhe marrim borxh për Teatrin Tombëtar! Nuk ka dhe nuk mund të ketë diskurs tjetër!

Përndryshe hyn politika e Partisë Demokratike e cila e ka lejuar Teatrin Kombëtar të degradohet plotësisht, kurse tani bën "shenjtoren" kundër Edi Ramës, që nuk do ta shikojë me sy të ballit këtë teatër dhe kjo është prej kohësh e tani e bën ose "zhbën" me PPP! Njerëzit poshtë mbase nuk janë "kaq të zgjuar" se sa artistët, por kuptojnë se Rama po ndërton një teatër modern dhe prish atë të vjetrin dhe pa diskutim do ndërtojë disa "kulla të mira" për të bërë ndërtuesit të kompletojnë teatrin! Kjo nuk i nxjerr në protestë dhe as i bën të turren me vrull dhe me "afsh e zjarr" kundra qeverisë! Kur shikojnë jo vetëm PD-në e korifenjtë e saj për aferën dhe kërkëllitjet e tyre politike, menjëherë nis punën "automatizmi shoqëror i joni" që thotë: lëri mor këto se kanë hallin e tyre të pushtetit, se kur ishin vetë, asgjë nuk bënë, kurse Rama teatër si do vetë dhe pa pyetur askënd s'paku po bën! Këtë lloj automatizmi një pjesë e artistëve nuk duan ta kuptojnë, as nuk duan ta pranojnë dhe kjo sigurisht nuk është ndonjë sukses i madh intelektual i tyre!

Ka faj politik dhe ky faj politik, duhej larguar nga protesta dhe lëvizja për Teatrin! Nuk bëjnë asgjë mbrojtjet me trashëgiminë e një kompleksi jo kaq të shkëlqyer arkitektonisht të kohës së Çiano-s dhe Jakomonit! Padyshim që godina ka nostalgjinë dhe mrekullinë e njerëzve që kanë luajtur brenda dhe për këtë, nuk do ta kisha prishur, por se ka vlera kaq të mëdha të barabarta me bie fjala ish Bashkinë, apo Artet, apo Bankën apo Kryeministrinë apo dhe Korpusin Qendror të Universitetit (Fashio) këtë besoj e kuptojnë të gjithë! Vlera e madhe është jeta e gjatë e lavdishme e skenës dhe aktorëve të saj! Kjo duhet të diskutohej në se do prishej apo do restaurohej - gjithmonë më lekët e shtetit shqiptar dhe askujt privat apo askujt forme me PPP! "Teatri Kombëtar" duhej përjashtuar nga PPP-ja e stërpërdorur tashmë! Pra "Teatri Kombëtar" duhej ndërtuar me taksat e qytetarit shqiptar dhe pikë!

Në të gjithë lëvizjen për mbrojtjen e teatrit dhe kundër ligjit mbi të, ka shumë që nuk duan të kuptojnë fajin politik të tyre dhe atyre që luajnë me mbështetjen! Në fakt "çështja Teatër Kombëtar" nuk mund të jetë një "teatër politik"! Kjo është çështje kulturore kombëtare dhe sigurisht në zgjidhjen e saj, mund të "kontenplohen" vetëm interesat e shteti dhe kombit, interesat kombëtare të komunitetit artistik (jo i përçarë nga politika) dhe vetëm buxheti i shtetit shqiptar! Po u futën partitë mes artistëve, pronarët mes buxhetit dhe media mes të gjitha interesave për të bërë zhurmën e rradhës - nuk mund dhe nuk do të kemi asnjëherë lëvizje të suksesshme dhe të kuptuar e përqafuar nga shqiptarët si poshtë fare, e akoma më lart. Nga ana tjetër, janë shumë që e kanë seriozisht dhe sinqerisht dhe nuk duan të kenë punë as me partitë dhe as me aferat, por me teatrin dhe çështjen e tij në vitin 2018!

Kundërshtia e vetme që mund të pranohej ishte dhe mbetet, ndërtimi i Teatrit Kombëtar si vlerë e madhe kombëtare e një ndjeshmërie të lartë qytetare dhe në respekt të traditës së deritanishme në pikërisht teatër! Pastaj modernitetit dhe ndershmëri në prezantim, filozofi arkitektonike dhe përfaqësim!? Kaq asgjë më shumë dhe pa asnjë devijim pranë partisë iks apo asaj ypsilon, apo dhe individëve brenda dhe jashtë, në lëvizje dhe gjendje stacionare për këtë problem të madh qytetar! Ka faj politik të cilin me sa shoh, as që duan ta riparojnë dhe me sa duket, nuk do të kenë as kohë ta riparojnë?! Tirana në çështjen e "Teatrit Kombëtar" me këtë pjesëmarrje të vogël proteste, me këtë mbështetje jo kaq popullore masive, mesa duket, do të ketë nesër një teatër flutur sigurisht modern dhe ato kullat anash, i kryer nga lekët e privatit që ka marrë tokën e shtetit dhe privatit bashkë, me metodën PPP!

Dakord, por kjo ka dhe fajin e madh që dhe në protestë dhe çështjen Teatër Kombëtar, sërish politika ka futur hundët dhe turinjtë e saj, gjithmonë në çdo anë ta shikosh dhe ta provosh, të papastra!/ Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2018 - 07:41

Zakonisht ndryshimet e thella dhe mendimi ndryshe vijnë nga qendrat e mëdha, metropolet. Dhe kjo nuk është pa arsye.

Postuar: 21/10/2018 - 07:39

Para ca ditësh u paraqit në prokurori lideri i opozitës, Lulzim Basha për të dhënë sqarime rreth

Postuar: 21/10/2018 - 07:37

Njeriu kaq shumë i përfolur mediatikisht për korrupsion dhe pasurim si gjyqtar i lartë, ju ka dhë

Postuar: 20/10/2018 - 20:05

Më në fund pas merkatos të futbollistëve, merkatos së peshkut dhe merkatos së plehrave hyri në lo

Postuar: 20/10/2018 - 07:27

Lajmi i mirë

Postuar: 20/10/2018 - 07:26

Në jetën tonë të përditshme jetojnë në një simbiozë perfekte bixhozi real, kumari i kazinove dhe

Postuar: 20/10/2018 - 07:24

Dorëheqja e papritur e ministrit të Jashtëm grek Kotzias dhe deklarimi i atypëratyshëm i kryemini