Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk ekziston "kulturë mosndëshkimi", por miqësi me krimin!

Postuar: 10/08/2018 - 07:20

Përveç marrëzisë me dëshpërimin shoqëror dhe korrupsionin tragjikomik, të një inkriminimi të politikës dhe establishmenteve, sigurisht kemi dhe atë të përcaktimeve apo dhe batutave që shoqërojnë retorikën tonë të përditshme! Njëra është "nuk ka shtet" dhe padyshim është një marrëzi në themel të shprehjes! Është marrëzi, sepse padyshim që ka shtet dhe ka institucione, ka ligje dhe ka njerëz, ka vula dhe ka firma, ka paga dhe ka përmbi të gjitha struktura të ngritura kaherë në Shqipëri! "Nuk ka shtet" është një folklorizëm horizontal popullor, që nuk thotë të vërtetën! Shtet ka, por ai nuk funksionon, funksionon keq! Pra shtet ka, por është shtet i keq! E kjo është shumë e ndryshme nga e thëna "nuk ka shtet"?! Sepse kështu ka bërë gabim sipas meje dhe KM-ja i sotëm kur thoshte "do të bëjmë shtet" biles dhe duke shtuar "po të jetë nevoja duke lëshuar pushtet"?! Akuzonte pra ish KM-në përpara tij se "nuk kishte shtet"! Në fakt, Sali Berisha kishte shtet dhe çfarë shteti biles! Po po, në Ministrinë e Kulturës kishte katër zëvendësministra, por jo vetëm nuk bënin punë, por bënin keq?! Pra ishte shteti, por ishte i keq! Sikundër sot ka një Ministre dhe një zv/ministre (zëvendësministrat në shtetin shqiptar janë njerëzit më kot dhe që nuk jua var kush, dhe shpesh ndodh që për fajet e ministrit paguan ai) dhe të gjitha strukturat që funksionojnë keq dhe nuk ka një gojë të vetme në shoqëri që t’ju dali zot apo ti lavdërojë! Një për be nuk ka! Po po, duke zhgënjyer dhe me fillimin e dikurshëm të mirë të 2013-tës! Pra jo "të bëjmë shtet", por "të bëjmë shtet të drejtë dhe ligjor"! Pra kemi të bëjmë me shprehje horizontale që merren dhe përdoren keq dhe nga vertikalja politike, aspak normale në Shqipëri!

Kështu kemi dhe budallallëkun e shprehjes "kulturë e mos ndëshkueshmërisë"?! Se si mund të jetë "kulturë" një gjë anti ligjore dhe anti moral - këtë vetëm llafollogët dhe horizontal- vertikalja mediatike dhe politike në Shqipëri mund ta shpjegojnë! Nuk është "kulturë negativja" kurrë në asnjë kohë dhe asnjë mënyrë! Por shpesh herë të tilla marrëzi terminologjike folklorike në politikë, bëhen me qëllimin pervers për të krijuar diversion dhe kthesa të çuditshme! Po pra, për të justifikuar diçka të rëndë! Duke thënë në përvujtshmëri dhe ilaritet publik se "ne jemi të tillë, na mungon kultura e ndëshkueshmërisë"! Kur realisht nuk ka as "kulturë të tillë"! Sepse nuk janë kulturë asnjëra dhe as tjetra! Janë thjesht zbatim ligji dhe "Laë & Order"! Ka krime të mëdha që nuk janë ndarë mirë me ligjin faqe publikut! E pothuaj të gjithë thonë "nuk ka shtet dhe nuk ka kulturë ndëshkueshmërie"! Ose akoma më keq - "ka kulturë mos ndëshkueshmërie"! Nuk janë marrëzi jo, por janë poshtërsi që vetëm një klasë politike e tillë, një establishment tradhtar i demokracisë sajon e përdor, kundra popullit të tij!

Ka vetëm një përgjigje në të tilla raste dhe ajo është: Ka miqësi me krimin!

Çfarë mos ndëshkueshmërie dhe kulture të tillë apo dhe "mungesë shteti" kur kemi pasur politikën, drejtësinë kudo plot në zyra!? Ka lidhje me krimin dhe se krimi është kudo prezent në administratë, sistemet gjyqësore dhe politike! Miqësi me krimin është shprehja e duhur që mund të gjendet dhe përdorur për një model të tillë. Sepse në anën tjetër kur thua dhe shprehesh se "drejtësia është e kriminalizuar" ose sistemi i drejtësisë i kapur nga krimi ose nga korrupsioni, kush është normale këtu "kultura e mos ndëshkueshmërisë" si shoqëri apo miqësia e njerëzve dhe sistemeve me krimin?! Sigurisht që në faj të madh dhe horizontale të dobët është "sistemi korrupton njeriun dhe jo njeriu sistemin"?! Lojra e fjalëve të tilla janë sa idiote dhe imorale qoftë dhe politikisht në shoqëri! Është njeriu që ndërton sisteme dhe jo e kundërta, është njeriu që zbaton sisteme dhe është po njeriu, që sistemin më të mirë kur ndërton e kthen në marrëzi korruptuese! Shprehje të tilla janë modele për të justifikuar lapidarizimin e njeriut të korruptuar i cili nuk paska faj, sepse ky i fundit, duhet kërkuar në sistem! Filozofikisht mënyra të tilla të fjalëve të "bukura zbukuruese dhe boshe në themel" ju dëgjohet pasoja më pas! Po pra po, duke bërë akoma më keq se sa paraardhësi!? Ose në mos më keq, më poshtërsisht ngjashëm me të! Bashkëpunëtor mbi marrëzinë e efekteve të tilla është dhe shoqëria apo populli që vepron mbi të tilla parime! George Orvell thotë: një popull që zgjedh të korruptuar, mashtruese, vjedhës, tradhtarë, nuk është viktimë por bashkëpunëtor! Sigurisht ne jemi një shoqëri e tillë dhe një popull i tillë! Ne me duart tona, mendjen tonë, kemi zgjedhur pikërisht hajdutë, të korruptuar, tradhtarë dhe shpesh herë kriminelë! Këtë gjë e kemi bërë jo nga padituria, as nga injoranca, por nga që në filozofinë tonë retro kulturore dhe të vonuar në zbatim ligji na "pëlqejnë të tillë monstra"?! Biles dhe mashtruesit dhe pehlivanët të fjalëve boshe, kote, të fajshme si shprehje në demokracinë e sotme anapulla shqiptare! Që nga shprehjet " kulturë mos ndëshkueshmërie" apo "nuk ka shtet" apo "do bëjmë shtet" duket qartë se me çfarë matrapazësh demokracie kemi të bëjmë dhe pastaj habitemi pse vazhdojnë vjedhjet me mënyra pothuaj të njëjta, por me slogane të një faji të madh politik.

Prandaj ato me lart nesh politikisht dhe në botë kanë filluar jo të sjellin kulturë ndëshkueshmërie, por ligjin në veprim! Në veprim në çfarë do sistemi të votuar! Sistemi përsoset në rrethana evolutive, por ai është një insiativë vertikale e politikës për të bërë që pastaj të zbatohet në horizontalen popull! E këtë gjë e bën ligji, drejtësia rendi! Ne nuk kemi asnjë prej tyre! Asnjë në saj të marrëzisë tonë për të pëlqyer akoma kriminelët dhe të fortët, të pasurit nga krimi dhe nga thyerja e ligjit! Nga miqtë e krimit në politikë dhe drejtësi! Po sigurisht si pasojë në shtet, administratë, monopole dhe establishment! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2018 - 20:05

Më në fund pas merkatos të futbollistëve, merkatos së peshkut dhe merkatos së plehrave hyri në lojë dhe merkato e kryebashkiakëve.

Postuar: 20/10/2018 - 07:27

Lajmi i mirë

Postuar: 20/10/2018 - 07:26

Në jetën tonë të përditshme jetojnë në një simbiozë perfekte bixhozi real, kumari i kazinove dhe

Postuar: 20/10/2018 - 07:24

Dorëheqja e papritur e ministrit të Jashtëm grek Kotzias dhe deklarimi i atypëratyshëm i kryemini

Postuar: 19/10/2018 - 07:22

Asnjë ndryshim nuk kanë në aktivitetin e tyre të përditshëm një shtëpi në hyrje të një fshati në

Postuar: 19/10/2018 - 07:21

Po nuk ke se çfarë i bën nganjëherë veshëve dhe syve, që pa dashje shkojnë te TV, i cili po pa da

Postuar: 19/10/2018 - 07:19

Në fshatin tim të lindjes, midis atyre dhjetra familjeve të mira, të cilave “u hahej buka&r