BREAKING NEWS

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos heqjen e koalicioneve, Basha dhe amerikanët lënë në baltë presidentin

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos
x

Opinion / Editorial

Nuk impresionohemi nga leksiku fyes i "antropologëve" serbë

Nuk impresionohemi nga leksiku fyes i "antropologëve" serbë

Nëse ka një popull në Ballkan, që qëndron me kokën lart para historisë, ky është dhe mbetet kombi shqiptar, gjë për të cilën jemi dhe do të mbetemi krenarë. Këtë përcaktim dhe vlerësim me nota përveçuese pozitive, nuk e themi ne shqiptarët, për të treguar se kush jemi, por shumë studiues, shkencëtarë, politologë, drejtues shtetesh potencialë, që janë bazuar në etnogjenezën, kulturën, etnotipin, karakterin dhe respektimin e të drejtave të çdo kombi. Shqiptarët gjatë gjithë bashkëjetesës historike me fqinjët dhe më gjerë, nuk janë bërë kurrë protagonistë të ekzorcizmit të urrejtjes, të nxitjes dhe krijimit të konflikteve me fqinjët, por kanë qënë dhe janë modeli i bashkëpunimit dhe bashkëjetesës në paqe e fqinjësi të mirë. Këto virtyte përveçuese, ne i kemi respektuar dhe mbrujtur gjatë gjithë historisë, sepse jemi një popull që në momente kulmore të historisë kemi demonstruar vlerat më të mira. Ndër to do t’u kujtonim fqinjëve se në Luftën e Parë Botërore, kur ushtritë austro-hungareze dhe ajo serbe, ndodheshin në prag të katastrofës, populli ynë u hapi dyert për të mos vdekur urie dhe për t'i shpëtuar ashpërsisë së dimrit dhe sëmundjeve epidemike. Por fatkeqësisht e kundërta ka ndodhur me fqinjët tanë, të cilët nuk na kanë respektuar dhe konsideruar si një komb autokton në trojet tona të lashta sa vetë historia. Kështu ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë, me fqinjin tonë verior Serbinë. Me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në Ballkanin Perëndimor, pas rënies së perdes së komunizmit në Europë, përveç Serbisë popujt e këtij rajoni janë të ngazëllyer dhe ndërgjegjësuar, se e vetmja rrugë për prosperitet demokratik, është bashkëpunimi dhe integrimi. Këto dukuri që po ravijëzohen edhe në këtë rajon problematik, si pjesë e munguar për shumë dekada nën regjimet totalitare, janë një transformim edhe për serbët, që nuk e kanë njohur kurrë paqen, stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Kjo ka ndodhur dhe fatkeqësisht vazhdon të jetë një realitet i hidhur për shoqërinë serbe, e cila është një qenie e ngritur dhe ushqyer gjatë gjithë historisë, që nga zbritja në Ballkan (Iliri), mbi një mentalitet mitesh e gënjeshtrash. Aq shumë u referohet historiografia serbe filozofisë së miteve dhe gënjeshtrave, sa që e kanë ngritur atë në ideologji sunduese. E brenda kësaj filozofie serbët jo vetëm kanë ngritur dhe ushqejnë ekzocimin e urrejtjes, por kalojnë edhe në fyerje nga më të rëndomtat, që ne shqiptarët nuk impresionohemi nga ky leksik absurd, sepse e njohim mirë historinë me bëmat e tyre kundër nesh dhe popujve të tjerë të rajonit. Serbia nuk ka patur kurrë qasje, për historinë e vërtetë të saj, që me pushtimin dhe shkatërrimin e qytetërimit Ilirik në shek. e VI-VII-të. si dhe fushatat e saj në të hapësirën e këtij gadishulli, për të vendosur dhe instaluar ligjet barbare të sundimit mbi popullin autokton shqiptar. Megjithëse u përpoqën jashtë mase deri në shek. e XIV-të, nuk mundën t'i shfarosnin shqiptarët, sepse banori i rrënjës nuk mund të largohet, sado represion të ushtrohet mbi të, ashtu siç ka ndodhur historikisht deri në fund të shek. XX-të. Por ne shqiptarët që jemi ballëlartë përpara historisë, do t'u thoshim jo vetëm serbëve, por edhe Europës indiferente për vendimet e turpshme kundër kombit shqiptar, se në Ballkanin Perëndimor janë 6 juridiksione, të ngritura mbi trojet e Shqipërisë etnike. Këto juridiksione janë bërë shtete, aty ku qëndrojnë sot mbi etnitë e pushtuara shqiptare dhe banorët e tyre. Shembulli më tipik që i rezistoi represionit serb është Kosova, e cila më në fund u shpall shtet i pavarur, duke i dhënë fund historisë së dhimbshme nën sundimin serb, me gjenocide, masakra, përdhunime, shfarosje e lëvizje masive, nga territoret e saj, që dikur quhej Dardania Ilirike. Një nga dëshmitë e shumta është monstruoziteti i manastirit të Deçanit, ku paramilitarët serbë stërviteshin dhe ndërmerrnin inkursione shfarosëse mbi popullsinë e pambrojtur të Kosovës. E për të gjitha këto, duke mos renditur retrospektivën e zezë të historisë së marrëdhënieve të mëparshme, serbët nuk kanë bërë as gjestin më human, për t'i kërkuar falje popullit shqiptar për fatkeqësitë që i kanë shkaktuar. Nuk gabojmë aspak kur u drejtohemi me parafjalën ju, sepse me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në Ballkanin Perëndimor, ju nuk arrini dot t'i largoheni mentalitetit dhe psikologjisë ultranacionaliste, që ju mundon prej shekujsh, duke qëndruar në këtë rajon si një "detashment ushtarak" i hedhur në prapavijë të kundërshtarit. Me gjithë përpjekjet që ka bërë diplomacia formale dhe e fjetur e BE, si dhe qëndrimet konstruktive të Shqipërisë, për normalizimin e marrëdhënieve në këtë rajon, ju nuk kini dhënë kurrë shenja kthese sepse nuk merrni dot asnjë vendim pa folur diplomacia moskovite. E megjithatë Europa me heshtjen e saj, nuk ka mundur t'u thotë hapur, se jeni ju ata që u kini vjedhur dhe përdhunuar shqiptarëve tokën, historinë, mitet, monumentet, varret, kishat, manastiret dhe gjithçka që ka qenë dhe mbetet autentike e tyre. Se sa seriozë dhe të besueshëm janë politikanët serbë në deklaratat e tyre, mjafton të përmendim një nga thëniet e ish-presidentit Nikolic, i cili është shprehur: "Serbia është e përkushtuar për stabilitetin dhe paqen në rajon". Por ky deklarim e bën edhe më qesharak, kur ai karikon mbështetësit e tij të nacionalizmit ekstrem duke thënë: "Serbët preferojnë të jetojnë në varfëri dhe nuk heqin dorë nga Kosova, e cila prej nesh duhet të ketë një autonomi substanciale". Me këto ide dhe këtë filozofi qesharake, ju zotërinj "antropologë" serbë, kini ndërmarrë fushatën më të turpshme diplomatike, duke bredhur nëpër botë deri në ishujt më të largët në oqeanin Paqësor, për të mos njohur shtetin e Kosovës, apo më keq akoma tërheqjen e njohjes së saj. Por serbët nuk shohin më shumë se përtej vetës së tyre, të mbërthyer nga demagogjia e miteve dhe gënjeshtrës. Ata nuk duan ta pranojnë se shqiptarët i njohin rregullat dhe ligjet e të drejtës ndërkombëtare, po aq sa dhe aparati diplomatik i gënjeshtrave serbe. E drejta ndërkombëtare përcakton saktë, kushtet e njohjes dhe respektimin e të drejtave të një shteti. Njohja e pavarësisë është një akt unilateral, i kryer nga një subjekt i veçantë, nëpërmjet të cilit merret një qëndrim, mbi një situatë të dhënë faktike ose të së drejtës. Njohja e një shteti o ju diplomatë serbë, ka valencë politike, duke dëshmuar vullnetin e shteteve preekzistuese, që mbajnë marrdhënie me shtetin e njohur. Ajo del nga pikëvështrimi juridik, që procedojnë në këtë mënyrë se ekzistojnë kushtet, nga e drejta ndërkombëtare për formimin e shtetit të ri. Nëse i shihni gjërat në këtë projeksion, nuk mund të flisni dokrra, kur njohja prodhon një efekt përjashtues. E të gjitha këto profeci flasin për një histori të shumëpërfolur tullumbacesh, që përbëjnë një mungesë të madhe realiteti, balance, paanësie e kuptimi aq sa deklaratat, fyerjet banale, bazohen në paragjykime dhe parakushte. Si falsifikatorë të historisë, të gjitha humbjet dhe dështimet i deklarojnë në çdo ritual përkujtimor si fitore, por për serbët mekanizmi i falsifikimit nuk përbën ndonjë dëm moral, sepse të gjitha ngjarjeve u kanë veshur mite që nuk përbëjnë asnjë vlerë historike. Për të qenë më konkretë po marrim disa shembuj nga mesjeta e luftërave të tyre, ku nuk kanë qenë kurrë fitues por humbës. Nga këto beteja do t'u kujtonim atë të Galipolit 1312, të Stefanianës 1344, e lumit të Maricës 1364, beteja e parë dhe e dytë më 1371 e cila ishte një përpjekje e koalicionit Ballkanik, për të rimarrë territoret e pushtuara nga osmanët, e cila u pasua nga ajo e Savrës më 1385. Ata kanë spekuluar edhe me betejën e Fushë-Kosovës, për të përligjur të drejtën historike mbi këtë treve. Por Serbinë nga psikologjia e mekanizmave të miteve e gënjeshtrave, do ta çlirojë vetëm bashkëpunimi i vërtetë, i bazuar në normat ndërkombëtare të fqinjësisë dhe kontributit për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Kjo do të bëjë të mundur largimin nga psikologjia e urrejtjes, nga psikozat e së kaluarës që janë shprehje e tribuve të egra Molohu. Paqja në Ballkanin Perëndimor nuk vjen nga veprimet diplomatike qesharake, por nga bashkëpunimi dhe respektimi i të drejtave ndërkombëtare të cilat Serbia duhet t'i bëjë pjesë të edukimit për brezat për t'u mësuar historinë e vërtetë. Ajo nuk duhet t'u mësojë historinë e Karagjorgjevicëve e të Millosheviçëve, por perëndinë e njerëzimit, që është për të gjitha tributë, që predikojnë paqe e stabilitet. Kur fëmijët serbë do të mësojnë historinë e vërtetë, atëherë për Serbinë nuk do të ketë vetëm ç’armatim moral, por edhe material.