BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Nuk jam nga tufa e deleve që i shkojnë pas një karrieristeje të krisur!

Nuk jam nga tufa e deleve që i shkojnë pas një karrieristeje

Kështu e nisa reagimin tim ndaj një miku të çmuar, i cili nga unë kërkojë sqarime rreth shkrimit “Sa herë që ndërron moti, Vjosa Osmani e ndërron gzofin”, për të vazhduar rrëfimin tim: “Jam nga ata që e kam mbështetur zonjen Vjosa Osmani në reformat e brendshme në LDK (dëshmi janë shkrimet e botuara në mediat e shkruara dhe elektronike), por zonja në fjalë i ka edhe në privat letrat që i kam dërguar, duke i kërkuar asaj që të mos e bëjë gabimin historik për interesa personale.

Dje kundër Vjosës, sot mbështetës morbid të saj

Thënja e moçme “Sa herë ndërron moti, ndërron gzofi” është thënje që iu shkon për shtati “guximtarëve” që sot po i dalin zot Vjosa Osmanit, të cilët deri dje ishin kundër saj. Logjika e shëndoshë e jepë sqarimin e thjeshtë, këta ju kanë vardisur për interesa meskine personale vetëm pse ajo është pushtet.

Kur Vjosa Osmani i hudhej në perqafim Isa Mustafës dhe të tjerëve, unë i quaja perqafime plot hipokrizi, ngase vet Vjosa e dëshmoj se ishte e tillë! Këta “rugovistët” me kartela të kuqe në xhep, asokohe kur unë e kritikoja Isa Mustafën, të njëjtit i thurnin lavde atij dhe klanit të tij, ndërsa sot mundohet të na shesin moral politik!

Kështu janë shqiptarët e zi e zuzar që edhe të madhit Gjergj Fishta ia plasen kapakun e kokës, derisa e detyruan të shprehet publikisht: "Le ta dinë bota mbarë se nga sot Gjergj Fishta nuk është shqiptar"!

Prandaj unë në shkrimin paraprak nuk thash gje tjetër pos të vërtetës duke ua bërë me dije se Florim Zeqa nuk bëhet me tradhtar, qofshin ata të cilitdo krah politik apo ideologjik!

Pragmatizëm është kuptimi i gjërave që nuk shihen

Vjosa Osmani vetëm para opinionit publik është paraqitur si kundërshtare e Thaçit sa për t’i mashtruar dhe për t’ua rrëmbyer votat e elektoratit të LDK-së, ndërsa e vërteta është krejt ndryshe. Për familjen e zonjes Vjosa Osmani, ish presidenti Hashim Thaçi ka qenë dhe mbetët miku më i madh i tyre. Këtë që e themë dëshiroj ta argumentoj me tri fakte të pakontestueshme nga askush; e para), prej ardhjes së Thaçit në pushtet, burri i Vjoses, Prindon Sadriu ka qënë i emëruar njeriu kyq në Ministrinë e Punëve të Jashtme, së fundmi edhe i dekretuar në cilësinë e ambasadorit në Maqedoni nga Hashim Thaçi. E dyta), sikur mos të ishte mik i madh i familjes së tyre, Hashim Thaçi nuk do ta kursente Vjosen me përgjigje ndaj akuzave të saj siq ju kishte përgjgjur disa ish zyrtarëve të lartë të LDK-së në Parlamentin e Kosovës, të cilët i kishte lënë me kokën ulur kur ju tha “ju ini plagjiat”!

Dhe e treta), sikur Vjosa Osmani të kishte vetëm pak drejtësi dhe njerëzi si juriste që është dhe si “kundërshtare” e perbetuar e Hashim Thaçit, personi i parë që do duhej larguar nga diplomacia e jashtme është burri i saj, zyrtari më besnik i Hashim Thaçit në Ministrinë e Punëve të Jashtme! E përbashkëta e Hashim Thaçit dhe Vjosa Osmanit është rruga e ardhjes në pushtet. Përderisa Hashim Thaçi u ngrit në majat e pushtetit duke e sharë dhe akuzuar Rugovën, Vjosa Osmani erdhi në pushtet duke e bërë të njëjtën gjë ndaj Hashim Thaçit! Dallimi është në vërtetësi. Përderisa Hashimi e kishte me gjithë mendje, Vjosa e bëri me Hipokrizi! Mjerisht një pjesë e elektoratit të mashtruar të LDK-së nuk e kuptojnë një gjë të tillë! Në fund më duhet të theksojë se Vjosa Osmani nuk është Kurban dhe as viktimë e LDK-së siq po mundohen ta arsyetojnë mbështetësit e saj morbid, por është përfituesja më e madhe në emër të diçkaje që nuk është (rugoviste). Sikur të ishte e brumosur me filozofi politike rugoviane, për asnjë çmim nuk do të kalonte në taborrin antirugovian.