BREAKING NEWS

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia botërore të marrë vaksinën ndaj koronavirusit, cilat janë interesat e manjatit amerikan?

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia
x

Opinion / Editorial

Nuk jemi në luftë, por "Pandemi" e cila përballet vetëm me demokraci!

Nuk jemi në luftë, por "Pandemi" e cila përballet

Patjetër që në kohë "pandemie" vlen vetizolimi, ose ai që i thonë "luckdown" dhe ne i themi "karantinë"! Vlen një lloj heqje dorë nga shumë të drejta sikundër është e drejta për të lëvizur dhe punuar! Sigurisht brenda ligjeve dhe pa shkelur as kushtetuta dhe as firma të mëdha në botën demokratike! Gjithsesi jam i qartë se si te ne dhe në shumë vende duke mos ditur dhe dikush dhe duke mos zbatuar (dashur) po i shkelin mbi bazën e idesë së luftës me Covid 19-tën!

Po po është hedhur dhe elaburohet ideja që jemi në luftë me një armik të padukshëm! Në fakt e kanë izoluar dhe e njohin por nuk kanë mundur ta zbusin! Pra e njohin ata që duhet ta njohin! E mbas kësaj po elaburohet ideja që "tiranitë dhe diktaturat" e bëjnë më të mirë këtë luftë, më të qartë dhe më të sukseshme! Sepse japin urdhër dhe - hajde mos e zbato se ndëshkohesh! Pra në nëqoftëse nuk të vret covid 19 të vret urdhri i tiranisë! Dakord? Të dyja këto ide janë të rrezikshme, janë ide që njëra hidhet nga elitokracitë e korruptuara, që nuk kanë sot përgjigje reale për koronavirusin dhe që duan pastaj të mbjellin pikërisht atë përfundimin, se duhet kaluar në thyerje të ligjeve të demokracisë sepse - jemi në luftë! Janë ide jo të reja! Kështu i kishte dhe gazetari Mussolini dikur në "Il Popolo" dhe kështu i kishte dhe piktori Hitler dikur në Vjenën që nuk e pranoi në Akademinë e Arteve?! Ato "tentuan luftën sepse ashtu mendonin dhe sigurisht "lufta" është shpikur nga njerëzit kundra pikërisht njerëzve! Kurse "vurisi" nuk është njeri dhe ne nuk jemi në luftë me të e aq më pak me natyrën! Me virusin sepse nuk është armik ( armiku është njeri dhe me të luftohet me ushtri) por një diçka që është bashkë me njeriun dhe jeton me të apo kërkon të jetojë me të deri sa e nga "dashuria e mbyt" e nga ana tjetër, nuk është luftë sepse nuk ka armik! Njerëzimi është përballur shpesh herë me epidemi dhe shumë kanë vdekur por nuk ka pasur luftë sepse ka pasur vetëm përballje! Lufta shpiket nga njerëzit për njerëzit dhe kthen shoqërinë në ushtri e cila sigurisht ka komandantë dhe gjeneralë, të cilët urdhërojnë dhe nuk kanë në bazë të mendimit të tyre filozofik - demokracinë! Urdhrat që sundojnë shoqërinë si të ishte ushtri në bindje, ku të drejtat nuk përfillen dhe ka kod marcial ose gjyq ushtarak, dënime të tilla që janë thyerje e demokracisë nuk mund dhe nuk janë kushtetuese, e nuk mund të jenë parim pikërisht të demokracive! Ministria e Brendshme e Italisë ose vendit më të goditur, dje nxori një urdhër që prindërit të nxirrnin jashtë në shetitje fëmijët e tyre biles dikush dikush, ka dhe kafshët e shtëpisë në këtë hall të madh izolimi! E nxori Ministri e Brendshme dhe jo kryeministri si te ne, por ky është një diskurs tjetër! Patjetër që njerëzit duhet të durojnë, por patjetër që ato duhet të sqarohen se nuk do tu thyhen të drejtat themelore dhe se ato të drejta që ulen apo zvogëlohen kanë një bazë ligjore që bëhen! Në fakt, kufizimet tona ( ne jemi dhe pak popull që rregullin e kemi problem) janë ekstremisht të forta dhe shpesh herë të rrezikshme në demokraci që kanë kthyer pak kohën e "tollonit dhe autorizimit të diktaturës!" O patjetër duke dalluar njerëzit kush ka të drejtë dhe kush nuk ka të drejtë të dalë apo lëvizë me makinë apo në këmbë dhe biles dhe cili pjesëtar familje dhe cili jo! Po pra si në radhë të qumështit në diktaturë që kishte 50 litra qumësht dhe 400 vetë në radhë! Këto janë piktura të cilat kanë në mendje "luftën" kur në fakt demokracia nuk e njeh atë, përkundrazi njeh vetëm përballjen! Sot francezët kanë një vet autorizim ( format letër) ku çdo person dhe mjeti i tij, mund të lëvizë me orar si në punë dhe për disa pika që ai firmos dhe e mban me vete mbasi e ka firmosur pikërisht pse po del! Në momentin që policia ja kërkon këtë dokument ai e paraqet dhe merr gjobë në qoftëse e ka thyer dhe ky model është pak a shumë dhe Greqi dhe disa vende përfshi diskutimet në Gjermani të cilat akoma vlojnë se njerëzit aty të hedhin në gjyq për shkeljen e të drejtave të njeriut"! Këtu te ne nuk pyet shumë për këtë të drejta ( as ato lart dhe as populli poshtë) por kjo është e vërteta! Por bota e qytetëruar nuk ndan në klasa dhe privilegje shoqërinë duke shpallur luftë! Po pra si te ne! E pastaj shikon gangsterët sërish në makina dhe njerëzit e partisë që shesin mend me daljet e tyre - me leje! Po pra kthehet në groteskt idiot regjimi po aq idiot sa dje!

Sistemi shoqëror i joni ka një klasë politike e cila nuk ka përgjigje! Ajo nuk di se si do të shkojë kjo pandemi, kush do të jetë e ardhmja ekonomike dhe financiare e Shqipërisë dhe këtij populli që sipas meje po sillet shumë mirë! Nuk ka një maxhorancë të qartë mbi të nesërmen post pandemi, sepse duke thënë "luftë" dyshojnë në kohën e fitores ndaj saj! Ose nuk dinë se çfarë do të jetë mbas lufte, kur në realitet nuk janë në luftë, por përballje me pandeminë dhe padyshim duhet të kenë të qartë se pandemia do të mundet dhe e nesërmja, duhet të ketë ide dhe përgjigje të qarta tani kur fatkeqësia është në kulmin e saj ose afër tij! Ndonjë artist e do këtë "luftë" që ta zgjasë dhe mbas pandemisë si model shtetërimi dhe administrimi post pandemi, duke kthyer me sa mundet demokracinë në "tiranopandemi"! Kanë pasur vetëm idenë e izolimit dhe mungesës më të madhe të lirisë dhe padyshim, duke i ditur se çfarë janë dhe si janë, kanë bërë mirë, por ka dhe një të keqe të madhe tjetër: sepse ka një opozitë politikisht folkpolitike, llapazane dhe reaksionare pa logjikë ose aspak të ndershme në kohë pandemie! Po, shumica e tyre që bëjnë gam gam sidomos një dorë mjekësh politikë ( që nuk japin asnjë ndihmë) e më i duruari duket për fat të mirë Basha!

Ne sot jemi në përballje me pandeminë covid 19 dhe kjo përballje bëhet nga shoqëria dhe demokracia jonë dhe jo nga populli ushtar në luftë e urdhëruar nga imitim tirania! Ne duhet të durojmë dhe izolimin shumë të ekzagjeruar dhe groteskt firmash dhe letrash apo app dhe sms, apo lejesh që partia dhe pushteti jep për të vetët, sepse duhet të dalim dhe mos shkaktojnë humbje! Por nesër në qoftëse "imitatorët e tollonit dhe autorizimeve me klasa e shtresa" të kërkojnë të vazhdojnë këtë përthyerje të demokracisë - ju duhet tju përgjigjemi me mbrojtjen e të drejtave në demokraci!