BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Nuk ka bashkim të PD pa largimin e Sali Berishës, të shkuarës

Nuk ka bashkim të PD pa largimin e Sali Berishës, të

Po ndiqja një deklaratë të Zonjës Yuri Kim që shprehej, se PD do të jetë forca politike e së ardhmes, që do ta qeverisi dhe do ta integrojë Shqipërinë! “Shpresa jonë është që Partia Demokratike do të perfaqësojë përsëri të ardhmen, do të jetë përsëri forca që do të jetë e aftë ta tërheqë Shqipërinë përpara, ta drejtojë përpara jo pas”! Duke lexuar këtë deklaratë shqiptarët dhe demokratët duhet ti thonë jo së shkuarës, bolshevike ruso-komuniste që përfaqësohet nga Sali Berisha dhe ideologjia bolshevike që çon në autoritarizëm dhe korrupsion! Ne këtë kontekst PD nuk mund të vijë në pushtet me Sali Berishën “non grata” të perëndimit dhe mbështetësit e tij që përfaqësojnë korrupsionin 32 vjeçarë. Sali Berisha mbështeti ministrin më të korruptuar të Ballkanit, Ridvan Boden, që sot Edi Rama e ka emëruar në Bankën Kombëtare të Shqipërisë. “Foltorja” shantazhoi KQZ në me deklaratat e Edi Palokës, një bolshevik i Berishës për regjistrimin e rithemelimit në KQZ?! Mentaliteti i këtij grupimi populist politik, pa doktrinë është e drejtuar 32 vite nga Berisha, që ka ndikuar tek institucionet e pavarura të drejtësisë dhe ata zgjedhore. Komisioni i zgjedhje njeh vetëm PD-në legjitime si forcë politike në regjistrin e partive dhe regjistron komisionerët e PD-së legjitime. PD legjitime kërkoi pushimin e kërkesës për njohjen e statusit të 18 Dhjetorit në gjykatën e apelit për mos mbivendosur çështjet dhe për t’i çelur rrugë çështjes në Apel për vulën dhe siglat e PD-së. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij e konsiderojnë këtë kërkesë si tërheqje e PD së se drejtuar nga Alibeaj, si kthim mbrapa ose lëvizje taktike. PD legjitime bëri një kërkesë në Apel, që ky proces gjyqësor të merrte fund me vendim gjykate dhe do të bashkonte PD-në legjitime pro perëndimore. Kam besim, me nje analizë juridike Apeli do të vendosi në favor të PD -së me drejtues Alibeaj. Por edhe me këtë vendim demokratët perëndimorë, nuk mund të bashkohen pa largimin e Sali Berishës. PD nuk duhet të dalë në fushatën e zgjedhjeve lokale me një politikan të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania, që nuk njihet nga BE. PD dhe opozita nuk mund të kërkojnë votë shqiptarëve kundër korrupsionit me Berishën dhe Metën, që gjykatat e pavarura i kërkojnë SPAK hetimin e deklarimit të pasurisë së tyre dhe akuzohen për arin e grabitur në Krrabë në vitet 1998 2002. PD dhe opozita nuk mund të kërkojë votën e shqiptarëve për luftën kundër korrupsionit për largimin e Ramës, me ish pushtetarët lokalë të akuzuar për korrupsion dhe deklarim pasurie nga ILKPD dhe të mbrojtur nga prokuroria e së shkuarës! PD dhe opozita nuk mund të kërkojë votë shqiptarëve, me karikatura lokale dhe kombëtare që kanë kërkuar votë për LSI-në në 2013 në kurriz të demokratëve perëndimorë! Prandaj largimi i Sali Berishës dhe Ilir Metaj është i domosdoshëm për t’i dhënë fund korrupsionit 32 vjeçarë dhe largimin e Trekëndëshit të Bermudës Edi Rames i akuzuar për korrupsion dhe hajdutëve lokalë që fshihen pas së shkuarës.