BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x

Opinion / Editorial

Nuk ka burra shteti as për targat dhe as për më pak se targat. Thjesht nuk ka! 

Nuk ka burra shteti as për targat dhe as për më pak se targat.

Ka zhgënjim në Bruksel, por dhe në Washington për bisedimet e Kurtit me Vuçiç sidomos kur ka një model trilateral takimi! Nuk dakortësohen dhe fjala është për targat! Kësaj rradhe, nuk po shkojnë shigjetat vetëm në drejtim të Aleksandër Vuçiç, por dhe në dejtim të Kurtit. Në fakt, po futen si fajtorë nga politika ndërkombëtare bashkërisht Kosovarët dhe Shqiptarët. Po bëhen bashkëfajtorë Vuçiçi dhe Kurti! E kjo në vetvete është fitoria më e madhe e Aleksandër Vuçiç dhe politikës së tij “të moderuar” dhe reaksionare njëkohësisht! Vuçiçi ose njeriut të kapur në kurth mes dashurisë fëminore ndaj “nënës rusi” dhe dashurisë rinore ndaj tezes Europë! E mes nënës dhe tezes sigurisht ajo që duket më moderne dhe lozanjare është pikërisht tezja, por në fund nëna është ajo që të ul kokën poshtë e ky është pozicioni Serbo-Vuçiçian! Por po vazhdoj poshtë me qëndrimet e Washingtonit dhe Gjermanisë ose dy shteteve kryesore në interes së një marrëveshje mes palëve.  Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të bien dakord sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë”, thuhet në deklaratë.Më tej DASH shton se Kurti dhe Vuçiç do të duhet të bëjnë lëshime për të siguaruar paqen e fituar me dekada të vështira. Mjafton kjo thirrje prë Kurtin që dikush kush ka veshë të kuptojë se shteti që bëri të mundur dhe e arriti lirinë e Kosovës, po nervozohet diplomatikisht! Por nuk besoj shumë se Kurti ka në bazën e tij filozofike pikërisht parimet amerikane të një shqiptari të lirë dhe bashkëpunues si model perendimor dhe realist mbi diplomacinë e kohës! Jo nuk e besoj.  Por kemi dhe qëndrimet e ambasadorit gjerman që thotë: mirë që kemi më shumë kohë për Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, me palët e interesuara për një zgjidhje. E përsëris: Është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat. Ne kemi nevojë për më shumë burrështetas e më pak rrezikues”, ka shkruar ai, duke shpërndarë edhe kërkesën e mbrëmshme të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.  Kemi nevojë për burrështeas thotë një ambasador gjerman në Prishtinë. E kutoj se mund ta thotë për Vuçiçin, por ajo që më bën përshtypje është se e thotë dhe për Kurtin!  Dhe ja ku erdhi një pikë në favor sërish për bashkëpunëtorin e Milosheviçit ose Aleksandrin  që merr të njëjtën vërejtje me Kurtin! U relativizuan palët dhe tashmë nuk është pengesë vetëm Serbia dhe inkoherenca e marrëzia e saj nacional – politike, por  edhe  filozofike e sigurisht  Kosova! Kjo është degraduese.  E kuptoj Vuçiçin që është lajthitës, provokator, skuth dhe përsëritës në marrëzinë  të shitjes së nacionalizmit fals të tij. Por  kuptoj akoma më mirë Kurtin,  si një “përsëritës” i një formatimi medemek nacionalist agravues dhe jo bashkëpunues që të çon në nivel partneri me USA dhe UE! Nuk u bë kurrë i shkathët që të dilte nga “okllai-ngrënia” si Koçi te teto Olga, për vajzën e re dhe të bukur në  Marenë. Për çfarë burrështetas bëhet fjalë? Ku ka burrështetas që nuk merren vesh për targa? Ose që luftojnë medemek për targa!? Ka vetëm inatçorë dhe derrebederë që thoshte Noli, vetëm për politikë dhe përfitim cinik.  Aq më tepër që Vuçiçit kjo i leverdis. Po se nuk është vetëm! Nuk ka burra shteti dhe për më pak se targat. Sepse nuk ka burrashteti!  Nuk ak as ish luftëtarë se dikush i donte brenda në burg. At[ëhere çfarë ka? Ka Vjosën që shkruante një hartim prej idioti politik dhe grindavec  filozofik ndaj Borrel që është spanjol dhe nuk njeh Kosovën! Vjosa shkruan letra idiote si fjalimi idiot në Kuvendin e Shqipërisë që akuzonte se ne nuk dënonim gjenocidin dhe pse ka inat Ramën armiqësohet me shqiptarët se i barazon me Ramën!  Vjosa dhe Albini nuk merren vesh me Shqipërinë, sepse fusin armiqësinë politike me Ramën në mes dhe jo më të merren vesh me Lajçakun dhe Borrelin!?  Të dy këta janë shpallur armiq nga VV dhe Osmani dhe tani i shajnë (kudo në media dhe portale)  dhe i shpallin në shërbim të Vu”qi”qit” si Ramën dhe shqiptarët në Shqipëri!  Mbas pak kohe, do të shpallin (kushedi ju luan dhe mendja)  pro serb dhe State Department!  E kësaj i thonë diplomaci dhe politikë partneriteti me Perendimin dhe vendet miq strategjik të kosovës!? Hëëëë..? Nuk ka burra shteti në përgjithësi për shqiptarët,  por këta të dy, janë emblematikë dhe me ndërkombëtarët!  Kur morën përsipër të armiqësojnë shqiptarët mes njëri tjetrit për hatër të urrejtjes ndaj Ramës, imagjinoni se çfarë mund të bëjnë me të huajt. Po ne, (shqiptarët e Shqipërisë)  mund dhe tjua falim Ramën (ta mbajnë për hajmali) sepse  nuk na duhet më shumë se Kosova dhe shqiptarët, por BE dhe sidomos USA, nuk të falin asgjë. Pikërisht asgjë. Ata pastaj kurr nuk merr vesh – të falin ty që nuk merr vesh dreqit!