BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Nuk ka “korrupsion në nivel të lartë” më të madh, sa vrasja, prandaj drejtësia duhet qorre!

Nuk ka “korrupsion në nivel të lartë” më të

Po nuk u hapën dosjet si “Gërdeci dhe 21 janari” shoqëria shqiptare gjithmonë do të mendojë se drejtësia nuk egziston në Shqipëri!

Sigurisht së sot SPAK sulmohet nga dy drejtimet e politikës. Drejtimi i Foltores është ai që nuk ka dashur dhe nuk do kurrë drejtësi e as SPAK. Foltorja njeh vetëm drejtësi “alla Berisha” dhe këtu mbyllet diskursi! Foltoristët nuk duan asnjëlloj drejtësie jashtë tyre. Ose maksimumi i tolerancës së tyre është drejtësia e Plepave!  Gjithsesi Foltorja nuk është populli shqiptar. Biles nuk është as PD!  Por nga PS dhe nga shoqëria shqiptare, që nuk është sigurisht e angazhuar me të ashtuquajturën të majtë që në fakt nuk është e majtë ose Rilindja, kanë edhe ata drejtime të ndryshem dhe jo sulm por kritikë ndaj SPAK. Nuk më bën pështypje maxhoranca dhe Rama që kritikon SPAK sepse është jo vetëm demode por dhe “film multipikativ” i kotë.  Problemi është sërish te SPAK dhe aftësitë e tij për të qenë në lartësinë e pritshmërisë së kohës. Sigurisht që është një model që nuk e kemi pasur, por janë zmadhuar kaq shumë pritshmëritë sa kur vonohet akuza dhe për më tepër drejtësia, zhgënjimi dhe mërzitja është e madhe poshtë te ne dhe nuk e kam fjalën te politika.  SPAK ka punën e tij dhe tempo ritmin e tij si dhe rradhën e tij, por...?!  Zonja Kim tha diçka në mbrojtje të saj (prokurorisë së posaçme)  që në Shqipëri zor se e kuptojnë që sagoma e drejtësisë është me peshore në dorë, por dhe shpatë në dorën tjetër dhe me sy të mbyllur! Pra drejtësia është qorre. Nuk është fjala për SPAK, por për sistemin e drejtësisë sidomos gjykatat. Drejtësia nuk ka sy. Ajo nuk duhet të shikojë se përpara saj është një kryeministër, një ish kryeministër, një ministër dhe një politikan i lartë. Nuk duhet ta shikojë fare. Drejtësia nuk duhet të shikojë sa “i bukur apo e bukur” është subjekti për të bërë drejtësi.  Pallati i Drejtësisë te ne mungon. Mungon gati dhe fizikisht vendi ku bashkohet akuza dhe gjykata. Është padyshim ...po po, por mungon në perceptimin e shoqërisë shqiptare. Përpara këtij pallati, figura e drejtësisë me peshore dhe me sy të mbyllur duhet e lartë më shumës e vetë pallati i drejtësisë.  Drejtësia me sy të mbyllur, me shpatë në njërën dorë dhe peshoren te tjetra duhet aty. Shqiptarët as që kanë idenë për një mitologji dhe histiri të tillë drejtësie. Nuk jua mësoi askush. Përfshi “Monarkinë, Diktaturën” dhe “Demokracinë” e Berishës dhe Ramës!  Pse drejtësia me sy të mbyllur ose qorre dhe nga vjen kjo histori? Në mitologjinë greke, Tyche (Tyche) ishte e bija e Zeusit, i cili i dha asaj fuqinë për të vendosur për fatin e njerëzve. Tiche ishte e papërgjegjshme në vendimet e saj dhe vraponte andej-këtej duke kërcyer topin për të treguar se fati është i pasigurt. Ajo është pothuajse gjithmonë e personifikuar si një grua që mban një “kornukopi” (simbol i bollëkut) ose një timon (simbol i drejtimit në ujërat e ndryshueshme dhe të paqëndrueshme të jetës). Romakët më vonë e identifikuan Tyche me perëndeshën e fatit. Megjithatë, vetëm në periudhën e Rilindjes, kjo perëndeshë u përfaqësua me sy të lidhur, një simbol i rastësisë së fatit të mirë. Prandaj, në mitologjinë greke, lidhësi i syve i përket me të drejtë perëndeshës së drejtësisë. Gjithsesi SPAK është krijuar mbi idenë e korrupsionit në nivel të lartë. Ky është dhe qëllimi i krijimit të Prokurorisë së Posaçme Anti Krimit në Shqipëri. Strukturë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pra...?! Misioni saj është: Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatave të posaçme, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale,si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj. Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në përputhje me këtë ligj. Pak sa ambiguitet dhe mjegull mbi misionin në faqen e SPAK, por sidoqoftë nga të gjitha fjalët e fjalimet tashmë kuptohet dhe misioni i këtij organizmi. Tani pyetja shtrohet e qartë pa prishuar “rradhët” dhe kohën hetimore dhe studimore të dosjeve që merr pikërisht SPAK!  A mund të ketë më shumë  se sa korrupsioni masiv, kriminal, ndërkombëtar dhe shtetëror sa ai që shkatoi vdekjen e 26 qytetarëve shqiptar dhe plagosjen e qindra të tjerëve në Gërdec?  SPAK, nuk mund të ketë korrupsion me më shumë viktima se sa dosja Gërdeci! Por dhe më me fajtorë të vërtetë se sa çështja Gërdeci! Vërtetë mendojnë prokurorët e SPAK se “çështja Gërdeci” është mbyllur me drejtësi dhe nga akuza e ngritur dikur?  Vërtetë?  Jo ishte fakt korrupsioni shtetëror dhe ngjitej deri lart në kupolën e shtetit. Vrau njerëz të pafajshëm.  Unë nuk po kthehem të firmat Piramidë as te 14 janari! Mos vallë nuk ishte si pikënisje nga korrupsioni kriminal (videot e Metës)  çështja 21 janari?  Mos vallë u vranë me “drejtësi dhe protokolle” katër të pafajshëm në bulevard? Mos vallë kjo dosje është mbyllur? Mos vallë nuk u prishën faktet dhe provat, por dhe u refuzua prokuroria e përgjithshme?   Si për Gërdecin dhe për 21 Janarin, ka individë politikë dhe shtetarë sot e kësaj dite, që kanë pranuar dhe pothuaj fajin e tyre në prononcime politike! Për 21 janarin duhet hetuar dhe axhenda e dytë e protestës biles?  Mos vallë drejtësia për vrasjen e 21 janarit është dhënë?  Nuk ka më korrupsion dhe organizim në krim më të madh se sa vrasje shtetërore. E të dyja dosjet si “Gërdeci dhe 21 janari” janë “Vrasje Shtetërore” mbështetur mbi korrupsion të theksuar dhe organizuar! Nuk ka më keq kur e gjithë shoqëria i di fajtorët ( Gërdec, 21 janar) dhe ata janë, jo vetëm të lirë, por dhe kapardisen në foltoret e politikës apo në podiumet  e postet e  saj! Po po në postet më të larta të saj!  Drejtësia e devijuar dhe ajo me sy të “hapur” që shikon se kush është fajtori dhe e fal apo toleron apo bën sikur nuk e shikon është një drejtësi e pisët. Por unë e kam fjalën për SPAK ose akuzën e shtetit?  Te organizmi prokurori,  që duhet të mbrojë dhe garantojë jo thjesht drejtësinë por demokracinë në Shqipëri.  Nuk mund të ketë rezultate të vërteta për SPAK po nuk hapi dhe ndoqi, dy dosjet më të fëlliqura dhe më korruptive mbushur me kriminelë që bëjnë vrasje shtetërore për korrupsion dhe për pushtet të korruptuar!  Po nuk u hapën Gërdeci dhe 21 janari,  shqiptari gjithmonë do të mendojë se drejtësia nuk egziston në Shqipëri!