Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Nuk ka më mashtrues sa ata që mbas barazisë gjinore fshehin sundimin!

Nuk ka më mashtrues sa ata që mbas barazisë gjinore fshehin

Sa më shumë thërrasin për barazinë gjinore demonët e pushtetit, aq më shumë ju bien në qafë grave, aq më shumë i përdorin për qëllime politike pushteti, aq më shumë i fyejnë dhe shantazhojnë ato. Gratë ose femra në Shqipëri, është kaq e zgjuar në thelbin e saj sidomos në shtresën e mesme, sa e kupton se politika në Shqipëri është një domen burrash të korruptuar dhe maniakë, thashethemexhinj e në shumicën e rasteve imoralë e amoralë. Po pra pa moral dhe kundër moralit. Prandaj dhe nuk duan të marrin pjesë në këtë lloj politike të shëmtuar dhe korruptive. Nuk duan, sepse kanë fëmijë për të rritur dhe punë shtëpie (sigurisht më të rëndësishme se sa politika grabitqare në Shqipëri), por dhe familje për të mbajtur. Sepse një pjesë e madhe e tyre nuk duan t’i harrojnë ato, pra, as fëmijët, edukimin e tyre dhe as burrin apo familjen në përgjithësi. Por akoma më shumë se kaq, se nuk duan të përgojohen nga burra të fëlliqur që politikën e kanë për sundim dhe përfitim dhe jo për parime. Gratë në Shqipëri sigurisht që kanë të drejtë si burrat të votojnë, sigurisht kanë të drejtë si burrat të punësohen, biles arsimin e shëndetësinë e kanë bërë domen gjë që nuk është dhe kaq e mirë, por gratë në Shqipëri kanë të garantuar me ligj barazinë e tyre me burrat dhe padyshim pjesëmarrja në politikë dhe vendimmarrje nuk duhet të jetë "çështje burrash", por e tyre. E vullnetit të tyre të plotë. E vet grave dhe padyshim jo e kuotave dhe marrëzive keqane të Edi Ramës dhe një tabori Rilindas, që gruan e shikon si një "makineri kukull e komanduar që mund të përdoret" për pushtet dhe përfitim burrash pas tyre. Në demokraci, përfaqësimi nuk është kuota, këto shpikje janë përdorim sorosian dhe të deviacionit politik mbi të drejtat e grave, kur duan t’jua përdorin të drejtat për keq dhe kundër tyre. Nuk mund t’i bjerë më shumë në qafë një gruaje, se sa një politikan që i përdor ato, që ka dhënë shembuj të dobët familjarë me ta. E sigurisht Rama nuk është një shembull i përkorë me marrëdhëniet e tij me gratë dhe familjet. Ose nuk është kaq shumë për t’u ngritur në lapidar - krenarie kombëtare për gratë në të kaluarën e tij mund të them. Ato kotat e grave të Ramës që nuk duan të lejojnë hapjen e listave 100% nuk kanë të bëjnë me pikërisht hapjen e listës se sa me futjen në listë dhe sigurinë për të dalë fituese të grave që Rama mendon se mund të përdoren nga pushteti i tij politik në parti dhe qeveri. Të gjitha gratë dhe burrat e listave të hapura duhet të përballen me votën e shqiptarëve. Shqiptarët në votime nuk janë 70% burra dhe 30% gra, jo janë 50 me 50 dhe votat nuk janë të kontrolluara burra gra, sepse tashmë nuk merret kush më një marrëzi të tillë. Por unë mund të pyes, pse duhen lista të mbyllura për 30% gra, pse jo për 100% ose 70% gra, sepse mund të jenë më të zonjat se burrat e atij vendi apo asaj liste. E kam fjalë, pse mos të jetë një listë me shumica gra dhe pastaj të futen në garë të hapur me njëra-tjetrën? Pse duhet paragjykohen gratë nga burra që duan t’i përdorin duke ju vënë kufizime me lista të sigurta për gra? Pse të mos maten me elektoratin gratë që Rama do të fusë në politikë apo do ti ketë të sigurta në parti apo nesër në qeveri? Të shikohen sa vota marrin si nga gratë dhe burrat e asaj zone. Po po, ky është mendimi i Ramës për "shumë të dashurin popullin e tij" prandaj vendos dhe kuota për gratë që do të katapultojë në pushtetet okulte të Rilindjes. Po jo, se Rama ka idenë se ka një "popull të prapambetur" dhe gra të "prapambetura" që nuk ja votojnë gratë e tij në politikë. Ky na qenka dhe halli i madh i një tiranuci grash që ka disa vite që fyen gratë duke i katapultuar kot, duke i djegur dhe pastaj i hedh andej këtej. Praktikat e përdorimit të femrës apo grave nga burrat sërish në politikë është një pa burrni tipike e shqiptarëve të shëmtuar, të një koncepti sundimtarësh që me formën e "bukur" pro grave dhe racioneve të sigurta për to, bëjnë dhe sundimtarin e tyre. I ka sot qeveria e Ramës disa syresh që me vjen keq nuk i kishte kaq shumë PS-ja, por tashmë ajo e ulur në gjunjë nga pushteti i Ramës - i pranon. Kështu katapultoi Kumbaron që nuk la marrëzi pa bërë në kulturë dhe e hoqi duke e ndërruar me një tjetër që nuk rrotullon sytë dhe flokët, por urtë e butë bindet akoma më shumë urdhrave të komandantit të Surrelit. Merr Shahinin pa asnjë kontribut dhe asnjë dijeni për arsimin në Shqipëri (megjithëse ishte me trend se sa paraardhësja e mermerizuar në fytyrë) dhe komandon të gjitha gratë e tjera në arsim. Tani Shahini po ikën, se nuk ka çfarë bën më, sepse ja piu lëngun një shteti të tillë që komandon dhe lartëson gra që ju bien në qafë grave të vërteta të mëdha dhe të zonja që ka Shqipëria, por që nuk i do partia dhe ato nuk e duan partinë. Politika çon lart në saj të kotës apo "gra bërtiturës" llastiqe zyrash dhe buzëkuqe pune, që janë me qindra drejtoresha të pamerituara si nga eksperienca dhe vitet e punës dhe nga kontributi. Po por pas tyre qëndrojnë burrat e korrupsionit. Komandanti do tipe si Manastirliu që di vetëm të bëjë gama gam gam, para Sorekës për dy ventilatorë dhe t’iu japë leksione idiote deputetëve për maska dhe marrëzi të tilla në Kuvend. Por dhe që bën tendera të bukur, të frytshëm dhe majmë pa pasur nevojë që të jetë ministër një "burrë" si ish-ministri përpara saj. Gratë në politikë, janë përdorimi më i keq i burrave të shpifur politikanë të Shqipërisë. Jo vetëm te Rilindja, por dhe në LSI dhe PD. Ata janë shumë pak të angazhuara sepse e dinë se do të përdoren dhe rritjen artificiale të prezantimit të tyre me angazhim të vogël e duan burra që nesër do t’i përflasin, shajnë, shantazhojnë dhe përdorin. Të tillë burra që kërkojnë kuota me ngulm, e bëjnë këtë se duan të ndalojnë gratë me dinjitet, me dashuri për veten dhe familjen, që nuk marrin urdhër nga një burrë pleh (sipër tyre) për të vënë firma tenderash grabitqarë. Këta burra tiranucë pushtetesh dhe me anën e grave dhe përdorim të ndyrë anti moral të tyre, duan të mos lejojnë gratë e vërteta të punës dhe suksesit në profesion dhe patjetër në dinjitet që të ndërtojnë këtë vend. Nuk i duan se ata kanë dalë me zotësi nga shoqëria. Nuk duan t’i lejojnë, prandaj katapultojnë shushunja që marrin urdhër për t’i pirë gjak shoqërisë. Prandaj ju duhen dhe "kuotat" apo 30% i famshëm, që medemek tenton të vendosë barazinë mes tyre dhe burrave. Ky është mashtrimi më i fëlliqur dhe pabesia që ju bëhet grave dhe sidomos atyre zonjave që e kanë seriozisht dhe sinqerisht me Shqipërinë. Të tillë burra dhe gra poshtë tyre, nuk duan barazinë, por nënshtrimin e grave për të sunduar ata vetë. Ndalimin e gjenialiteteve të grave dhe vajzave shqiptare që nuk ju është dashur partia të bëjnë suksesin e tyre personal. E ky është një turp tjetër që në sy të shoqërisë e shesin për modernitet dhe një të drejtë për gratë. Në fakt, janë sunduesit dhe përfituesit, por dhe përdoruesit më të fëlliqur të femrës, grave në politikë.