BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Nuk ka normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa ndëshkimin e gjenocidit serb

Nuk ka normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa

E gjithë bota e di se mbi shqiptarët e Kosovës është ushtruar dhunë, pastrim etnik dhe genocid. Nuk ka rëndësi se a e njeh Serbia Kosovën si shtet dhe nuk përbën kjo agjendë kryesore për Kosovën. Lufta ka mbaruar dhe tashmë Kosova është shtet i pavarur dhe këtë realitet askush nuk e di më mirë se sa vetë serbët dhe Serbia, por që ato bëjnë sikur nuk e dinë dhe nuk e pranojnë. Por Serbia dhe serbët duan ta zvarrisin njohjen me qëllime të caktuara strategjike për të përfituar privilegje dhe “lutje” nga SHBA dhe BE që Serbia ta njohë Kosovën, si dhe me qëllim që Serbia t’i shpëtojë barrës së dëmshpërblimit që ajo duhet të japë si kompensim për krimet, rrënimet e dëmet materiale që ajo u ka shkaktuar Kosovës dhe shqiptarëve. Ajo përpiqet me dëshpërim në synimin e saj për të marrë çfarë të mundet nga Kosova në këmbim të njohjes, si dhe për përmirësimin e imazhit të saj si një vend, shtet e komb që ka ushtruar genocid mbi popujt e tjerë jo serbë, mbi shqiptarët, boshnjakët e kroatët. Serbia nuk ka pranuar as minimalisht falje për krimet dhe genocidin e saj, për mijëra e mijëra vrasje, torturime e përdhunime çnjerëzore dhe per zhdukje njerëzish e as për dëbimin e 1 milion shqiptarëve nga Kosova. Dhe gjithashtu Serbia akoma nuk ka dëmshpërblyer asgjë nga ato miliarda dollarë dëme materiale, rrënime e djegie shtëpish, biznesesh, fshatrash e qytetesh të Kosovës. Dhe a mund dhe a duhet pranuar normalizim marrëdhëniesh me një shtet të tillë që vazhdon të jetë po ajo Serbi, e po asaj natyre shoviniste dhe antishqiptare si më parë?! Shqiptarët e Kosovës luftuan për liritë njerëzore dhe ato kombëtare, pra për të pasur shtetin e vet në të cilin të realizohen të gjitha liritë e të drejtat njerëzore e kombëtare. Lufta u zhvillua në Kosovë dhe që dihet ndërkombëtarisht se çfarë genocidi dhe krimesh barbare ushtruan kolonizatori dhe pushtuesi serb. Është detyrë e shtetit të Kosovës që të mbrojë liritë e të drejtat e qytetarëve të vet; pra që edhe që të bëjë bilancin e dëmeve materiale e pasurore që pushtuesi barbar serb ka bërë mbi pasuritë e qytetarëve dhe të Kosovës në mënyrë që t’i kërkohet Serbisë edhe dëmshpërblimi. Mirëpo as politika dhe as pushteti në Kosovë deri më sot nuk e kanë bërë e madje as nuk e kanë akuzuar dhe as nuk i kanë kërkuar nga Serbia dëmshpërblimin, por më keq akoma dhe përkundrazi, më shumë politikës dhe pushtetit, pra qeverive të pas luftës në Kosovë u ka interesuar vetëm interesi e pushteti personal e deri edhe vjedhja e pasurimi në mënyrë korruptive e të paligjshme të pasurive të qytetarëve, të shtetit dhe atë të parasë publike. Qytetarët e Kosovës dhe bizneset kanë ngritur padi penale individualisht për kompensimin e dëmeve materiale të luftës, të cilat i mban peng Gjykata e Apelit, duke mos iu dhënë zgjidhje të drejtë, por duke i udhëzuar palët e dëmtuara ndjekjen e procedurës gjyqësore në gjykatat serbe në Serbi?! Pra sipas logjikës së kësaj gjykate e pyesim atë se: sipas saj Kosova a është shtet i pavarur apo është akoma nën juridiksionin e Serbisë përderisa kjo Gjykatë e Kosovës deklarohet se shqiptarët e Kosovës duhet t’i drejtohen gjykatave serbe në Serbi. Pra sipas tyre, sipas Gjykatës së Apelit të Kosovës duhet që dëmet që i ka bërë pushtuesi serb shqiptarëve e Kosovës në territorin sovran të Kosovës duhet t’i drejtohen drejtësisë në Serbi dhe nëse qytetarët e Kosovës kërkojnë drejtësi në Serbi atëherë Kosova nuk e paska fituar pavarësinë juridike e as territoriale sipas Gjykatës së Apelit të Kosovës. Kjo tregon kulmin e papërgjegjshmërisë dhe pse jo edhe të tradhtisë kombëtare që bën Gjykata e Apelit në Kosovë. Pra sipas Gjykatës së Apelit edhe popujt e Europës për dëmet materiale që patën pësuar nga pushtimi nazist do të duhej që t’u drejtoheshin gjykatave të shtetit gjerman të pas luftës?!

Dhe ajo se çfarë duhet të bëjë qeveria e sotme në Kosovë është pranimi i kërkesave si dhe verifikimi e evidentimi shtetëror i dëmeve të shkaktuara gjatë luftës nga pushtuesi serb si dhe kërkesa drejtuar shtetit serb që ai të dëmshpërblejë qytetarët e Kosovës dhe shtetin e Kosovës, dhe në rastin tjetër edhe ngritjen edhe të një padie në Gjykatën Ndërkombëtare për ta detyruar Serbinë për dëmshpërblimin për dëmet e luftës shkaktuar prej saj. Nuk është kurrë e mundur që Gjykata serbe në Serbi të ndëshkojnë dhe ta detyrojnë shtetin serb që të dëmshpërblejë shqiptarët e Kosovës për dëmet e shkaktuar atyre nga pushtuesi serb, kur Serbia nuk e njeh dhe as nuk e ka pranuar as genocidin, as krimet dhe as dëmet që ajo ka bërë në Kosovë. Atë se çfarë është vepruar deri më sot nga papërgjegjshmëria apo nga indiferenca e institucioneve të Kosovës karshi mosinteresimit për dëmshpërblimin material e monetar të Serbisë fatkeqësisht përbën një pabesi e tradhti të institucioneve dhe të ish-krerëve të shtetit të Kosovës ndaj shtetasve të vet dhe ndaj shtetit të Kosovës.