BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Nuk ka shtet "jo të drejtë" e njëkohësisht "të fortë"

Nuk ka shtet "jo të drejtë" e njëkohësisht

Është e sigurtë se diktaturat krijojnë siguri dhe rend publik! E kemi provuar si shtet dhe si shoqëri! Një diktator dhe një regjim tiranik, realisht nuk ka kurrfarë leverdie të ketë një shtet me krim rruge! Nuk e lejon në parimin e tij të diktaturës, (sidomos ideologjike) e cila lejon vetëm vrasjen politike, por jo atë të rrugës dhe krimin ordiner masiv! Shqiptarët me shtet "të fortë" pikërisht nënkuptojnë shtetin që ta "bën rrup sup" në qetësinë publike, që nuk lejon aspak "kakërdhia nga njerëzit e prirur për krim"?! Pastaj për "shtet të fortë" gjithashtu nënkuptojnë shtetin që të godet ashpër kur ndërmerr iniciativë dhe e mban fjalën për pikërisht këtë iniciativë! Mirëpo ne shqiptarët kemi provuar vetëm regjime si kohëzgjatje të shtetit të qëndrueshëm! Atë të Zogut, të kohës së fashizmit dhe pushtimit gjerman dhe së fundmi regjimin e Enver Hoxhës! Monarkia ka mbajtur në një farë mënyre rend! Jo kaq të pastër demokratikisht, sepse vriste shpesh herë dhe pa marrë parasysh të drejta ligjore në demokraci, por territorin në një farë mënyre e kontrollonte e kriminelët kur ndiqeshin në shumë raste mbyllnin rrugëtimin e tyre kriminal ose me vdekje, ose me burgim të gjatë! Monarkia ka pasur dhe kundërshtarë politik dhe shpesh herë Zogut i janë bërë atentate dhe kjo hyn në veprimet politike të kohës së dikurshme! Pushtimi fashist kishte modelin e tij të rendit dhe përplasjes politike dhe kombëtare dhe vetëm regjimi i Enverit, ose ai feudal-stalinist "shquhet" për rend dhe qetësi publike pothuaj absolute! Patjetër që një polic e mbante një qytet "sus" sepse funksiononte ashpërsisht padrejtësia me njeriun dhe shtetasin! Por kishte mbikqyrje fantastike të territorit dhe një organizim informacioni nga më të jashtëzakonshmit në botë! Kontrolloheshin shkolla, institucione, fshatra, kopshte, çerdhe, universitete, maja malesh ku kishte dhe një shtëpi të vetme! Njerëz të indoktrinuar kontrollonin çdo fjalë të një njeriu dhe jo më veprimtarinë e tij! Dinin gjithçka dhe kishin nën kontroll dhe "fjalët në gjumë" mes bashkëshortëve! Të dënonin për 200 lek të reja me burg deri në tre vjet dhe jo më për vrasje dhe grabitje, që të ekzekutonin për fare! Ishte regjim kriminal politik dhe ideologjik, por kishte "maninë" e krijimit të qetësisë publike për të demostruar "shtetin e fortë" në sy të popullit! E këtë shtet mbajnë mend shqiptarët! Pikërisht shtetin jo të drejtë, përdhunues të lirisë, por që të jepte "falas" (në fakt të merrte lirinë, për të dhënë qetësinë) rendin publik! Organet e rendit dhe ruajtjes së diktaturës lëviznin në një rrugë të cilën pastaj e kontrollonte partia dhe udhëheqësi! Mbas një vrasjeje në Shkodër (nga fillimi viteve ’80-të) për vjedhje - shteti i "fortë" i diktaturës e varri kriminelin përballë "Spitalit Obstretik" që dhe foshnjet dhe fëmijët në barkun e nënave, të "merrnin vesh"! Po ashtu dhe njerëzit rrugës që shkonin me mijra në zonën industriale! Por çfarë "siguroi" demokracia e Sali Berishës dhe të gjithë të tjerëve mbas tij në drejtimin e shtetit shqiptar në sigurinë publike!? Në fakt siguroi "lirinë" me kodin e "shpërdorimit të saj" në xhepat e hajnit, kriminelit, kontrabandistit, arrogantit, trafikantit dhe drogaxhiut!? Pastaj nga shteti jo i drejtë i diktaturës u kalua në shtetin "jo të drejtë në demokraci"?! Mbas viteve 90-të, territori shqiptar nuk u kontrollua dhe nuk kontrollohet më me rregullin e mbajtjes përgjegjësi për rendin! Ka pika nga më të ndryshmet në distancë nga qytetet, në zona malore apo rurale, në zonat suburbane akoma më keq se ruralet, që rendi është jashtë fuqisë së policisë dhe raportit që ka shteti me qytetarët e saj në siguri! Këto zona janë në kontroll të krimit! Sepse kryesorja është shteti "jo i drejtë"! Si "jo i drejtë"!? Ju lutem miq, po përderisa kemi kohë që themi se "ky vend nuk ka drejtësi" se ky vend ka "drejtësi të korruptuar" se nuk ka gjykata, se ka prokurori të pa fuqishme të kontrolluara politikisht dhe të korruptuara, se ka vendime gjyqi të pa drejta, atëhere vetvetiu konkluzioni del qartë se kemi një shtet pa drejtësi! Pra një shtet "jo të drejtë"?! Një shtet i padrejtë sigurisht, kur ka një drejtësi e cila pothuaj e gjitha po del jashtë sistemit nga njerëzit e shumtë të korruptuar! Po e vërteton Vetingu! Një shtet i tillë, nuk mund të ketë një polici e cila kontrollon dot basenet e krimit, sepse është jashtë moralit të mundshëm ligjor në lidhje me gjykatën dhe prokurorinë! Nuk ka si te jetë e vetme policia në luftë kundër krimit, kur gjykatat, prokuroria, politika, është shpesh herë bashkë me krimin e korrupsionin ose më mirë të them segmentin kryesor të krimit në rrugë dhe administratë! Mund të gjesh dhe krijosh, të importosh policët më të mirë dhe devotshëm, ministrin më të mirë dhe të aftë, por nuk do të mund të bësh asgjë për kontroll të territorit dhe shpartallim të krimit dhe kriminelëve, kur shteti është jo i drejtë!! Sepse kolona e parë e shtetit që kontrollon vetë shtetin dhe mbron atë, është drejtësia! Kur kjo është "baltë, hajne, e korruptuar" është më se e qartë që dhe shteti është i tillë dhe "jo i drejtë"?! Në atë shtet nuk ka dhe nuk mund të ketë drejtësi! Ai është sigurisht një shtet jo i ndershëm, sepse është jo i drejtë! Sërish faji është te drejtësia dhe padyshim mbi të, është faji i madh politik!

Asaj politike që nxiti militantin hajn dhe që i tha "burrë i zoti" sepse siguronte vota partie! Jo sot jo, por që nga viti 1992 e këndej! Asaj politike që katapultoi deri vrasës në politikë! Asaj politike që katapultoi injorantë dhe levendë korrupsioni në gjykata dhe prokurori! Asaj politike që ju dha lekë dhe investime trafikantëve, maskarenjve dhe la popullin e saj pa prona dhe me barkun bosh! Asaj politike që vuri për "burra të mirë" në krye të saj njerëz të hurit dhe litarit, por që sundonin në rajonet ku bënin namin kriminelët!

Ky është shteti "jo i drejtë" dhe që ka vështirësi të mëdha ta kthesh në të "drejtë"?! Ka vështirësi të ndreqet si gjykata dhe prokuroria! Vetëm futja e kësaj të fundit disi në kontrollin e ndërkombëtarëve ka sjellë që të arrestohen dhe futen në burg koka krimi edhe pse ka akoma shumë e shumë, së bashku me lidhjet e tyre të politikanëve! Sepse krimi në Shqipëri si dikur ai në Siçili, ka afër partinë e duhur! E prandaj duhen operacione të ngjashme të cilat në kohë kanë dhe viktimat e tyre të fajshme dhe pafajshme! Nuk ka shtet jo të drejtë dhe njëkohësisht të fortë si e kupton populli ynë! Ky lloj shteti që është "jo i drejtë dhe i fortë" quhet - diktaturë! Në demokraci shteti është i drejtë dhe i fortë! Për fat të keq, ne akoma nuk e kemi atë! 

Nga Besi BEKTESHI