BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Opinion / Editorial

Nuk ka sukses njeriu, që nuk është “arkitekt i vetes”

Nuk ka sukses njeriu, që nuk është “arkitekt i

Akoma në shoqërinë shqiptare kemi situata që shoqërohet me turbullira individuale e paqartësi sociale, për mënyrën si i ndërtojmë dhe si duhet t’i konceptojmë raportet me veten dhe shoqërinë e sotme. Kjo situatë ka shumë arsye dhe faktorë, që shfaqen si psikovampirë në procesin e determinuar të ndryshimeve që kërkohen për të ndërtuar “hartën” e ndërtimit të skemës së re funksionuese. Sepse tre dekada më parë individualizmi dhe mbivlerësimi i “vetes” dhe personalitetit të njeriut si individ i përveçëm, ka qenë ide dhe sintagmë sociale e anatemuar politikisht, ideologjikisht, moralisht. Një praktikë sociale e panjohur, e paprovuar e konsideruar si formë e degradimit social, krejt okulte në sfondin e përgjithshëm social të shoqërisë tonë. Ideja e përgjegjësisë individuale deri në “përmasa shteruese” të tilla sikurse është bërë sot në shoqërinë shqiptare, pothuaj kanë qenë të panjohura, apo për të qenë më i saktë, që nuk kanë qenë kurrë në këto përmasa liberalizuese.

Megjithatë kjo “përmbysje” e koncepteve, praktikave dhe realiteteve të dikurshme në mënyrë të natyrshme janë faktorë që kanë sjellë turbulenca sociale, marramendje individuale të thella. Duke qenë akoma në kufijtë e sipërm të “tranzicionit moral”, të kalimit nga shoqëria e vjetër supersociale në atë superindividualiste, është fare evidente që në “kapërcyell”, natyrshëm që akoma jetojmë në kohë fizikisht dhe metafizikisht kaotike, tejet të ndërlikuara. Pikërisht kjo është arsyeja e shumë paqartësive, e niveleve të larta të shfaqjeve të neurotizmit social, që vijnë pikërisht nga vështirësitë e adoptimit adekuat me ndryshimet thelbësore gati “apokaliptike”, që kanë ndodhur në jetën e shoqërisë. Në të cilat po shfaqen dukuri, koncepte e praktika të reja të komportimit social, për të cilat jo gjithnjë njeriu ka qartësinë e duhur, aftësinë e perceptimit të determinuar, të kuptimit metafizik të thelbit të “realiteteve të përmbysura” dhe mbi të gjitha të aftësisë së nevojshme të orientimit me ato që po ndodhin.

Kjo ka bërë që tek njerëzit të ketë shumë dilema, dyshime, paqartësi dhe qëndrime ambiguide që janë pengesë për përjetimin e saktë, përballimin e shëndetshëm individual e social të tyre. Këto tipare të shoqërisë shqiptare nuk janë as anomali specifike, as gjëra të veçanta, por dukuri tipike të jetës që zhvillohet në konturet e njohura të kohës postmoderne, të cilat jo vetëm duhen njohur saktë, por që duhen zgjidhur drejt, në rrugën e duhur, me mjetet adekuate. Por që të ndodhë kjo gjë, është e domosdoshme që t’u japim “emrin e duhur”, gjërave individualisht dhe pastaj edhe në konceptin e gjerë social.

Në të vërtetë me gjithë progresin e shënuar, “ideologjia e individualizmit” apo më saktë e konvertuar në module e substancës sociale si “modus operandi” për përgjegjësinë e personalizuar e individit, i cili gjithnjë e më tepër do ndodhet në plot raste vetëm, mbase edhe i “vetmuar” përballë sfidave të pambarimta të jetës personale, në ekuacionin e ndryshuar të vetes me shoqërinë, akoma nuk është konsoliduar dhe bërë funksionale, si kusht i parë për të ecur me shpejtësi, në sensin e duhur në “autostradën e rrezikshme” individualiste të jetës postmoderne.

Në këto kushte duhet të mësojmë se shumë gjëra janë sfidë individuale, përgjegjësi e personalizuar, pikërisht nga që janë jetojmë në kohën kur janë duke rënë iluzionet sociale favorizuese. Të cilat gjithnjë e më shumë po restriktohen në sasi dhe cilësi. Duhet kuptuar ontologjia e kohës që jetojmë, sepse kemi hyrë në një fazë të re të jetës sociale, kur lufta e njeriut për sukses individual është tejet dikotomike. Herë është e suksesshme e herë rraskapitëse apo dështuese. Tani po e përjetojmë me intensitet të përgjithshëm këtë realitet social, kur praktikisht beteja për jetesë, mbijetesë apo afirmim social është shumë e ashpër, konkurruese, e pasigurt.

Na duhet të kultivojmë një kulturë tjetër sepse jeta po bëhet gjithnjë e më shumë “përpjekje e personalizuar”, luftë e vazhduar individuale për të shmangur disfatat dhe dështimet që njeriu “pëson” në synimin për të qenë “dikush”, për t’u larguar me çdo kusht nga “këneta e anonimitetit”, “bota e hirtë e askushit”. Në këtë terren social njeriu është i detyruar të gjejë “veten”, të sigurojë me vullnetin dhe forcat e veta orientimin e duhur, të shëndetshëm, optimist. Pavarësisht se duke u përfshirë integralisht nga ideologjia individualiste, ai mund të shfaqë devijanca sociale dhe njeriu në këtë “betejë” shpesh herë shfaqet egoist, egocentrist, ambicioz, ziliqar. Kalimi nga “Shoqëria e Madhe” e dikurshme, në të cilën individi ishte një “burmë e vogël” në mekanizmin e stërmadh social, në “Shoqërinë e Vogël”, që ka në qendër “individin e madh”, në kuptimin e identitetit si pavarësi relative nga shoqëria, është një përmbysje thelbësore e raporteve midis përgjegjësisë vetjake dhe rolit të zvogëluar të përgjegjësisë sociale. Sot gjithnjë e më shumë në qendër të shoqërisë është njeriu, që përpiqet për sukses dhe për një lloj “stilizimi individual” të jetës personale.

Në këto kushte është imperative, konditës “sine qua non” dhe jemi të detyruar, t’i mësojmë njerëzit që duke qenë në kushtet e një shoqërie likuide, të rrëshqitshme, me vlera të paqëndrueshme, ata të mësojnë nenet e “Kushtetutës” së re sociale që funksionon, është utilitare për këtë njeri në thelb individualist, i përshtatur shpesh herë edhe me fenomenologjinë e vetmisë, por pa qenë i vetmuar. Ky është pragmatizmi që na vjen nga modelet sociale të jetës që ne përpiqemi të mësojmë apo edhe t’i kopjojmë. Edhe pse shoqëria shqiptare në këtë “kaos” të modeleve, endet midis pragmatizmit të skajshëm amerikan dhe modelit më të butë europian.

Pavarësisht modeleve të pragmatizmit, si filozofi që na mëson të vëmë në qendër të vëmendjes “veten”, dobinë apo leverdinë utilitare të veprimtarisë personale, që janë forma që mund t’i pëlqejmë si shoqëri apo individualisht, është e domosdoshme që kjo paradigmë që vë në qendër dhe mbi çdo gjë “veten” dhe interesat individuale, synimet e personalizuara, të korrektohet me disa tipare e cilësi abstrakte (sipas Jurgen Habermas). Kjo do të thotë se mbivlerësimi dhe vetëvlerësimi i personalizuar i vetes, nuk duhet të jetë një proces i deformuar, ngushtësisht egoist, tërësisht narcistik, duke neglizhuar skajshmërisht të “tjerët” apo shoqërinë si tërësi sociale. Përkundrazi vlerësimi individual, vetëvlerësimi i vetes, është një proces progresiv kur bazohet në një “Kushtetutë Etike” me vlera, qoftë edhe abstrakte, por e shoqëruar me cilësi qytetare, vlera të qytetëruara.

Vetja nuk është një ekzistencë e thjeshtë biologjike, sikurse e kanë kuptuar shumë njerëz që kanë sjellje ekscentrike. Që janë arrivistë, agresive e asocialë, që ngrenë kultin e vetes, të njeriut të fortë dhe nënvleftësojnë “tjetrin”, të drejtat njerëzore ekzistenciale thjesht sepse “vetja” e tyre është më e dobët, e brishtë apo për shkak të rrethanave që i margjinalizojnë ata në skaj të shoqërisë. Në këtë jetë, individi, “vetja” e tij, nuk është e bazuar në prirje antihumane e antisociale. Përkundrazi integriteti individual, funksionaliteti i “vetes” kërkon që njeriu të ketë një “Projekt Personal” njerëzor. Shumë njerëz kanë konceptime herë të ngushta e herë anarkike për raportin midis vetes, tjetrit dhe shoqërisë, pikërisht nga që nuk kanë “Projekt Personal” për orientimin pragmatist dhe utilitar të jetës, nuk kanë as ide të qarta personale, ritmin e duhur vetjak për ta realizuara atë.

Projekti personal dhe liria për të zgjedhur, është shkalla më e lartë e lirisë individuale, që garanton kjo shoqëri pikërisht pse në thelbin e saj është e lirë dhe individualiste. Megjithatë gjërat duhen parë dhe vlerësuar në mënyrë pragmatiste dhe bazuar në “masën e dobisë”. Sepse me gjithë vlerat që ka vetëvlerësimi i vetes, është e sigurt se jo gjithçka mund të gatuhet në “kazanin e individualizmit”. Derisa jetojmë në shoqëri, mbivlerësimi i natyrshëm, i kuptueshëm, i dobishëm i vlerës së personalizuar të individit dhe utilitetit të ideologjisë së individualizmit, kjo nuk do të thotë se duhet nëpërkëmbur gjithçka sociale. Sepse individi sado i fortë, i fuqishëm, i vetëmjaftueshëm që të jetë, e ka të pamundur të jetojë krejtësisht jashtë dhe pavarësisht kontureve të “pëlhurës” së përbashkët sociale, vlerave të përgjithshme shoqërore.

Edhe teoricienët më ekstremë të ultraliberalizmit, edhe pse është duke u dobësuar dukshëm, asnjëherë nuk kanë pasur kurajë sociale apo guximin individual, të mohojnë, neglizhojnë apo nihilojnë vlerën e “bërthamës emancipuese” të lidhjeve e marrëdhënieve sociale midis njerëzve. Gjithnjë ka një raport dialektik midis vetes dhe shoqërisë, pavarësisht se kjo shoqëri favorizon dhe mbështet më shumë përpjekjet, guximin dhe zgjidhjet individuale, të personalizuara të njeriut konkret. Ne nuk mund të jemi apo të bëhemi hipokritë.

Koha postmoderne në shoqërinë e sotme e ka bërë imperative nevojën determinante të njeriut, i cili individualisht duhet të luftojë që të bëhet me çdo kusht “arkitekt” i vetes, i jetës së vet. Jetojmë në kohë të reja. Njeriu nuk mund të jetojë pa qenë i adoptuar me “tingullin e kohës” në të cilën jeton. Tani kemi koncepte, lidhje e marrëdhënie të reja midis unit, vetes dhe shoqërisë. Prandaj njeriu duhet bërë i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e tij, si “arkitekt i jetës vetjake”…

 

*Sociolog, Mjeshtër i Madh