BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Opinion / Editorial

Nuk ligështohemi nga qëndrimet persistente të negativizmit francez

Nuk ligështohemi nga qëndrimet persistente të negativizmit

Ne shqiptarëve nuk na ligështon dhe demoralizon qëndrimi persistent i shpirtngushtësisë franceze, që mbylli portat e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky qëndrim nuk na befason aspak, sepse është shprehje e qëndrimeve të hershme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke luajtur politikisht me ndjenjat dhe iluzionet e perspektivës së tyre. Në histori ashtu si në ëndrra, ngjarjet nuk janë kurrë rastësore, por kanë një zanafillë, kanë një vijimësi që të çojnë tek gjurmët e humbura ose të largëta. Në vijim të tyre, ashtu siç na ka mësuar historia, ne nuk jemi përkulur, por u kemi rezistuar erërave të forta të saj, ashtu si edhe këtë radhë. Kjo na bën edhe më të motivuar, duke na lejuar të ndërtojmë në mënyrën më të besueshme gjenealogjinë e një të tashme të harruar nga BE. Por fatkeqësisht Parisi, ku sot jetojnë e punojnë një kontingjent jo i pakët i shqiptarëve, si elitarë dhe përfaqësues të letërsisë, artit dhe sportit merr një vendim negativ. E themi këtë sepse është po kjo Francë zhgënjyese për shqiptarët, që ka vulosur disa herë jo vetëm gjymtimin e trojeve shqiptare, por edhe tjetërsimin e tyre nga harta e Europës. Kështu ka ndodhur në vitet 1915 dhe më vonë edhe më 1919, kur Shqipëria u trajtua si tortë për t'ua ndarë mbretërive fqinje. Ndërsa tani që jemi në të tjera kushte dhe standarde, kur kemi një union që kërkojmë të bëhemi pjesë e tij, na mbyllen portat. Ky qëndrim tregoi se tek liberalisti Makron nuk ka korrektësi politike, por sundim i ndjenjave për tu bërë sundimtar dhe manipulator i unionit. Tu mbyllësh portën 3 milionë shqiptarëve, për 100 azilkërkues që nuk vinë në Francë me armë, por për një jetë më të mirë, është poshtërim dhe fyerje jo për ata, por për Francën. Raportet e rënduara të saj me Gjermaninë, për çështjet e tyre të brendshme, masakruan jo vetëm vendimmarrjen e tyre një vit më parë, por edhe dakordësinë e shumicës së BE, që ishin plotësisht në një mendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në këto kushte tepër delikate për dy vendet e refuzuara, duke nxjerrë në skenë lojën politike të reformimit të unionit, nevojën e rregullave të reja për pranim e anëtarëve të rinj, shqetësimet e azilkërkuesëve etj., janë sa qesharake aq dhe fyese për mbarë opinionin që priste një vendim pozitiv. Por çfarë tregoi bllokimi i hapjes së negociatave për dy vendet në fjalë? Ky qëndrim tregoi se BE është e ndarë më tepër se kurrë brenda vetes. Në këtë mosdakordësi dolën hapur interesat e Francës, për të mos thënë ato personale të presidentit Makron, për të mos humbur elektoratin e tij. Me këtë lojë ai po kërkon thelën e madhe të kurorës së "mbretit" në BE, duke u bërë kolonizator i saj. Kjo lojë e pandershme interesash, hodhi poshtë partneritetin institucional dhe mendimin e unifikuar të personaliteteve të larta të BE. Kjo lojë po cenon besueshmërinë tek unioni, për vendet e Ballkanit Perëndimor, që pothuajse janë braktisur nga BE, ndoshta edhe për një arsye tjetër, që në shumicën e këtyre vendeve, popullsia është e religjionit mysliman. Këtë e tregon vetë fakti, që në BE nuk është bërë i mundur anëtarësimi i një vendi i religjionit mysliman. Por loja e presidentit Makron tregon se Franca dhe ai vetë nuk janë çliruar nga ethet e ndjenjave të hershme të kolonializmit. Jo vetëm në ndërgjegjen e publikut ndërkombëtar, por edhe në atë shqiptar, nuk mund të harrohen njollat e zeza, të historisë 500 vjeçare të kolonializmit francez në Afrikë, Indokinë e Oqeani. Ajo ka kryer shkelje të mëdha, të të drejtave të njeriut, në këto vende për të cilat jo vetëm nuk ka dhënë llogari, por ka bllokuar edhe arkivat. E kritikuar si brenda vendit ashtu dhe ndërkombëtarisht, Franca ka qenë pengesë për mos qasjen e dokumenteve, që hedhin dritë mbi masakrat në Afrikë. Ka shumë padi e gjyqe ndërkombëtare, që vazhdojnë ende kundër Francës nga vendet e dëmtuara. Ajo është përgjegjëse për humbjen e jetëve të më shumë se 2 milionë afrikanëve, ku 1 milionë janë vetëm algjerianë. Ngjarjet e dhunshme në Algjeri vazhduan në mënyrë sistematike deri në vitin 1962, kur ajo fitoi pavarësinë. Mijëra algjerianë u vranë nga ushtarët francezë, gjatë protestave të nisura nga algjerianët, të cilët kishin luftuar në radhët franceze me premtimin e pavarësisë, para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Dëshmi për humbjen e 1 milion jetë njerëzish është obelisku në qendër të kryeqytetit Algjer, ku shkruhet: "Mos harroni 1 milion martirët që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Algjerisë kundër francezeve". Por për Francën, si një nga 5 anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB, ka dokumente që flasin edhe për mbështetje të klikës kriminale "Hutu" në Ruanda. Ajo e konsideronte Ruandën si zonë të saj të influencës. Një muaj para fillimit të masakrave më 17 maj 1994, Këshilli i Sigurimit i OKB, miratoi rezolutën me Nr. 198, që impononte "Embargon" mbi armët me destinacion Ruandën. Por një nga thyesit e kësaj embargo ishte dhe Franca, e cila në vend që të parandalonte genocidin, ajo siguroi kalimin e armëve dhe municioneve për qeverinë Hutu, që masakroi Tutsi-të. Për këto akte që janë njolla të zeza për historinë e Francës, ish-presidenti Francois Mitterrand, në një intervistë dhënë gazetës "Le Figaro" në vitin 1998, është shprehur duke thënë: "Nuk është edhe aq i rëndësishëm përjetimi i gjenocidit në ato vende". Në këtë ndërmarrje të ndyrë kriminale në vitin 1994 nuk mbeti pas edhe qeveria e Sali Berishës, e cila sipas dokumenteve të ministrisë së Mbrojtjes së Ruandës, me avionët britanikë ishin transportuar nga Shqipëria armë të prodhimit sovjetik dhe kinez. Të dhënat e sakta janë publikuar në vitin 1999, kur autorët Brian Wood dhe Johan Poleman botuan librin "The arms fixers" (Matrapazët e armëve). Në këto dokumente thuhet se në periudhën prill-korrik 1994, janë nisur nga Tirana për në Tel-Aviv, 7 ngarkesa me shumën 6. 5 milionë dollarë, për të furnizuar forcat e milicisë "Hutu". Më 9 maj 1994 janë nisur nga Tirana në drejtim të aeroportit; goma (Republika Demokratike e Kongos), municione me shumën 1. 023. 800 dollarë, ku transportimi është bërë nga shoqëria angleze; Mil Tec Corporation. Po nga Tirana dhe po me këtë shoqëri, janë nisur armatime me shumën753. 645 dollarë, për në aeroport; Goma që ndodhet në afërsi të kufirit me Ruandën, që kontrollohej nga ushtria franceze, që bënte sigurimin e furnizimit për forcat qeveritare Hutu. Kjo veprimtari direkt apo tërthorazi, e komprometonte qeverinë shqiptare të atyre viteve me gjenocidistët, kur Shqipëria kishte firmosur që më 1948 konventën e OKB; "Për Parandalimin dhe Dënimin e Genocidit". Prandaj Sali Berisha nuk hezitoi të falënderonte mikun e tij Makron, që i dha aq shumë kënaqësi, që bllokoi negociatat me Shqipërinë. Por shqiptarët nuk mendojnë si Saliu, e prapavija e tij me opozitën e rrugës, ata janë krenarë që janë pasardhës të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, të Pirros së Epirit, të Skënderbeut, që mbrojti me heroizëm për 25 vjet krishterimin dhe qytetërimin europian nga dyndjet otomane. Ata janë krenarë që janë bijtë e Nënë Terezës, e humanistes me emër të madh në botë, që ia kushtoi gjithë jetën e saj popujve në nevojë. Shqiptarët janë krenarë dhe qëndrojnë moralisht më lart se Franca e ata që mendojnë si ajo, sepse nga trojet e tyre në 6 juridiksione, nuk është ndërmarrë historikisht asnjë sulm, ndaj fqinjëve. Shqiptarët janë krenarë se me qëndrimet koherente dhe korrekte, janë faktorë paqe e stabiliteti në rajon. Prandaj ne i përgjigjemi Europës me fjalët e goditura të këngës labe, të kënduar aq bukur nga grupi i Bënçës, Tepelenë, që është bërë me të drejtë virale në rrjetet sociale: "Hapu moj Europë si shqipja, unë jam jotja ti je imja, jo me fjalë por me mëndje, të vësh dorë mbi plagën tënde".

Nga Kastriot Aliaj