BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Nuk na duhen heronj dhe dëshmorë të tjerë!

Nuk na duhen heronj dhe dëshmorë të tjerë!

Në këtë vend "partitokracia" ka shkatërruar themelin e demokracisë! Në Shqipërinë tonë, partitë ose mekanizmat politikë të pluralizmit, janë kthyer në mekanizmat shtypës dhe anulues të demokracisë dhe për më tepër, të mbytjes rrufjane edhe të lirisë! Dita e sotme është pikërisht ajo ditë në të cilën "nuk kemi nevojë as për heronj dhe për më tepër aspak për dëshmorë të tjerë"! Kemi 30 vite që diktaturën e mbartur mbi shpinë mbi 45 vite, e konvertuam në saj të bijave parti të PPSH-së në një "plutokraci" rundimentare absurde dhe të vjetër, që turpëron çdo lloj shoqërie, por që arrin të mbijetojë pikërisht në saj të një shoqërie të prapambetur filozofikisht dhe moralisht në kohë! Të turpëron, se nga partitë në të gjithë klasën politike, filozofia e dikurshme e diktaturës "përbën pluralizmin" e pushtetit me veset dhe lëtyrën ideologjike të dikurshme! Nga e dikurshmja e zezë dhe arrogante por dhe kriminale, të gjitha partitë kanë trashëguar gjënë e parë "urdhërin dhe bindjen ndaj tij dhe jo statutin dhe ligjin"! Lidershipi dhe kryetari janë demonë të urdhërit dhe zgjatimit të tij poshtë, njësoj si dikur te nëna e tyre PPSH! Janë shumë më të pa ndershëm, sepse veprojnë si PPSH dhe ulërasin se janë anti komunistë! Gjënë e dytë fatkeqe kanë trashëguar dhe përdorur bukën e gojës me vendin e punës! Partitë japin vende pune (administratë) sa herë ndërrojnë pushtete dhe pastaj me anën e tyre bëjnë dhe aferat korruptive dhe keq qeverisjen! Njësoj si dikur për biografinë "e mirë" dhe politiko ideologjike, nëna e tyre PPSH! Militantët e sotëm janë pothuaj njësoj, në mos me keq se anëtarët e partisë dhe delirantët politikë dikur, të cilët ishin të privilegjuarit e klasës! Absolutisht edhe sot veprojnë kështu! Së treti, në mënyrë akoma më absurde kanë trashëguar vertikalitetin në sundim i cili as që do tja dijë për vendimmarrje demokratike! Si dikur nëna e tyre PPSH, që dukej se dëgjonte masën, kur realisht bënte të kundërtën e interesit të shoqërisë, por vetëm për të sunduar dhe për të ideologjizuar në skaj shoqërinë! Sot e politizojnë në sërish në skaj shoqërinë dhe në këtë pikë, të sotmit janë akoma më të poshtër sepse "nuk deklarojnë diktaturën e proletariatit, por e zbatojnë paturpësisht"! Së katërti, pikë për pikë si nëna e tyre PPSH nuk kanë dijeninë, nuk pranojnë dhe ndërtuan një sistem ligjor kundër lirisë dhe sidomos demokracisë! Demokracia nuk nënkuptohet pa drejtësinë e çliruar nga politika dhe nga urdhëri partiak! Si PD ashtu dhe PS, por dhe LSI asnjëherë nuk ndërtuan institucione të lira ligji! As Gjykata, as Prokurori dhe as Polici! Vetëm inisiativa e ndërkombëtarëve kohët e fundit, po e kërkon me ngulm këtë gjë! E njerëzit e partive e sabotojnë çdo ditë!

Atëhere si mundemi me mend në kokë të digjemi për një vertikalitet të tillë të shëmtuar në ngjashmërinë që kanë me PPSH-në e dikurshme! Jo vetëm në veprime, jo vetëm në vendimmarrje jashtë demokracisë brenda partive, në shtet apo parlament, por dhe në origjinën e tyre personale dhe familjare e ideologjike me PPSH-në?! E fundit është se parti të tilla, ngjashmëri të tilla politike me të dikurshmen, nuk lejojnë krijimin e elitave të reja politike me ndryshimin filozofik bazik të "përtypjes së demokracisë"! Partitë pjesëmarrëse të kuvendit dhe ato jashtë, janë armike të betuara të demokracisë në Shqipëri! Ato janë dhe shpërdoruese të lirisë përveç se varrmihëset e demokracisë reale!

Prandaj sot ne "nuk kemi nevojë as për heronj dhe as dëshmorë të tjerë"! Nuk na duhen "heronj" të cilët hipnotizojnë masat dhe kryesisht militantët dhe të pakënaqurit e shtresës poshtë me fjalët absurde të revolucionit dhe të lirisë, e cila duhet fituar me çdo çmim! E kuptohet çmimi është jeta e vetë njeriut! Heronj të tillë nxitës, që kthehen në përfitues të beneficeve të pushtetit, janë njerëzit më të këqinj të botës reale demokratike! Të tillë heronj, hedhin gurin dhe mundohen të fshehin dorën! Këto heronj duan të përgatisin "dëshmorët" të cilët janë kurbani i marrëzisë së ardhjes në pushtet, me anën e një dhune apo kthimi në kohë përplasje të ashpër! Akoma më shumë ne "nuk kemi nevojë për dëshmorë" të cilët japin jetën, ose ju merret jeta për pushtetin e një palë horrave që me të hipur mbi pushtetin - jo vetëm e shpërdorojnë akoma më keq se ato përpara, por bëhen edhe më arrogantë! Në ditën e sotme, do të ishte turp i madh momenti "hero dhe dëshmor" për nxitësit dhe përfituesit politikë në Shqipëri! Pa dallim ngjyre dhe krahu politik, apo dhe vendndodhje pozitë apo opozitë! Njerëzit në Shqipëri, e gjithë shoqëria, mirë që kaluan 45 vite nën presionin e diktaturës, marrëzinë vrastare dhe izoluese të saj, krimin shoqëror me ideologji dhe barkun thatë, krimin burgosës dhe vrasës politik, por po kalojnë dhe krimin ekonomik, financiar, vrastar shoqëror deri në luftë civile ’97-tën dhe ndërrimin e gangsterëve në pushtet nëpërmjet "heronjve nxitës dhe dëshmorëve fatkeqe" në anën tjetër! Nëqoftëse PPSH-ja ka vrarë 4500 njerëz dhe ka burgosur mijëra e mijëra, kjo farë "demokracie" ka vrarë mijëra për tokën, për pronën, ’97-tën, për pushtetin dhe ka larguar nga vendi po mijëra, por ka çuar në kulm dhe dëshpërimin e shoqërisë për të jetuar në tokën e tyre! E këtë nuk e ka bërë një parti e veçantë, por klasa politike e korruptuar, luftë nxitëse poshtë dhe me marrëveshje për pushtetin lart!

Prandaj them - nuk na duhen heronj dhe dëshmorë të tjerë! Nuk na shërbejnë, njësoj si te kënga e Tina Turner?! Sot është fillimi i përmbylljes së ciklit të tyre politik! Ne duhet të marrim vesh se "nuk duhet të vritemi për ta, as të bëhemi therror" për pushtetin e tyre! Shumica e tyre është për burg! Në pozitë dhe opozitë! Ato kryesorët që bërtasin më shumë janë me letra të hapura dhe të bëra gati për drejtësinë që nuk ka shanse të mos vijë! Ne kemi në dorë vetëm të mos biem dëshmorë të ardhjes së tyre në pushtet! Sepse nuk janë për pushtet as ato në opozitë kurrsesi, por dhe një pjesë e mirë të asaj që u quajt si "Rilindje" dhe u soll si "rivjedhje" e shpërdorimit të pushtetit në mënyrë arrogante! Drejtësia mban frerët e demokracisë te ne, por ajo nuk ka ekzistuar fare! Të bëhesh "dëshmor" sot në këtë ditë, për pushtetin e të korruptuarve si dje si sot, është të bëhesh viktimë e nxitjes së maskarenjve! Pa drejtësinë, ligjin dhe rendin mbi bazë ligji, nuk ka dhe nuk do të ketë as liri dhe as demokraci! Në fakt ditën e sotme kërkohet një bashkëpunim për pushtet, pa asnjë parim moral dhe pa asnjë demokraci brenda, por vetëm për të shpërdoruar kolektivisht si klasë politike dhe si bashkëpunim, që të çon në disa monstra të tjera (po ata realisht) akoma dhe më hajdutë dhe akoma më kriminelë!

Nuk kemi nevojë për heronj dhe dëshmorë të tjerë!

Nga Besi BEKTESHI