BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Nuk shpëtojmë nga paudhësitë e post-diktaturës pa u larguar ata mbi 50 vjeç në politikë!

Nuk shpëtojmë nga paudhësitë e post-diktaturës pa u

Filluan edhe njëherë futjen në një kazan dhe relativizimin grotesk, pervers dhe perfid, politika shqiptare. Filluan të dalin të gjithë spiunë, dhe sigurimsa, sepse padyshim një pjesë e madhe e “great politics”  në Shqipërinë post komuniste kështu është. O në origjinë direkte,  o trashëgimi të imponuar ose në marrëveshje perverse mes “filoziofisë së diktaturës në brendi dhe demokracisë në sipërfaqe dhe fasadë!”  Demokratura e Berishës, Metës, Nanos dhe Ramës, por dhe të gjithë të tjerave pas tyre është një damkë e madhe e shëmtuar e një shoqërie që nuk di të çlirohet nga demonët e prodhimit më të keq të diktaturës. Po pra, atij të “njeriut të ri”! Të gjithë partitë e këtij kallepi janë me tiranë sipër dhe pa asnjë brendi demokracie në funksion. Duken, por urrejnë demokracinë e brendëshme. Askush aty, as Berisha, as Rama dhe as Meta, si tridhëmbëshi politik, nuk kanë asnjë lloj demokracie të brendëshme. Po ashtu drejtojnë dhe shtetin. Tani po na mbushin mendjen se të gjithë në Shqipëri, janë spiunë të sigurimit, por në fakt provokatori që e ka nisur këtë gjë mbas 32 vitesh do që të thotë se: për 32 vite nuk keni bërë asgjë shqiptar të Shqipërisë Londineze,  përveç se keni përkulur shpinën dhe kenë dhënë vota spiunëve dhe shërbëtorëve të Sigurimit të shtetit dhe nomenklaturës së PPSH!  Po që demokracia në Shqipëri, të devijohet në demokraturë të shëmtuar! Më e shëmtuar se absolutisht vendet e tjera post komuniste në ballkan. Absolutisht më e shëmtuar se në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Kosovë! Ata janë post Jugosllavistë të kaluar medemek në demokraci, ne jemi ( klasa politike prej tre dekadash) post enveristë të qelbur në demokraturë akoma më të qelbur. Ne pasojmë ata që të fusnin plumbin shpinës në kufi, ose do bëheshe spiun i sigurimit! Dakort,  jo si në Jugosllavi që mund të bëheshe spiun i atyre jashtë!  Në këtë pikë, postimi im i parë dje ishte ky:  Ikni të paudhë! Të gjithë ju mbi 50 vjeç që u morët me politikë dhe vazhdoni të bëni karierë! Dilni jashtë idiotë të konsumuar dhe dyshuar. Ikni shkatërrues të demokracisë. Ikni ju "brezi i ri vepra më e shkë..hyer e partisë"??? Lironi rrugën plehra! Por shtova! VO - jam i sigurtë që nuk largohen, sepse përveç spiunë dhe indoktrinuar nga koha e PPSH janë pasuruar nga grabitja pa mëshirë kundër një populli injorant. Idea është se kushdo që vazhdon rrugën e tyre prej tre dekadash dhe ka moshë mbi 50-të vjeç  këto zakone dhe vese ka.  Jo të gjithë mbi 50-të vjeç  “Jo të kuptohemi”, thjesht ato, që kanë tre dekada që bëjnë “real-politikën” aktive  e post komunistave dhe kripto enveristave në Shqipëri.  Duhet larguar se pengojnë çdo krijim elite tjetër. Pengojnë deri fëmijët e tyre, të bëjnë karierë dhe pse janë prodhim i sëmurë dhe ato. Po, por jo kaq të shëmtuar dhe të pështirë sa baballarët post komunistë. Prandaj them, duhet të largohen dhe lirojnë rrugën demokracisë.  Sepse e dinë çfarë janë këto tipa dhe partitë e tyre?  Postimi i dytë i djeshëm ishte ky: PS ( Ish PPSH) është partia trashëgimtare e strukturave të PPSH. PD partia trashëgimtare e strukturave të Sigurimit të Shtetit! Partia Lirisë ( ish LSI) partia e strukrurave të sigurimit të shtetit larguar nga PSSH! Dakort!!!? E ju thoni kemi shpëtim! E nuk e luan as topi sidomos në pjesën e dosjeve dhe pasjen në dorë të tyre dhe njerzve përkatës nga Sali Berisha! Ai ishte njeriu që e bëri PD strehën e sigurimsave dhe bashkëpunëtorëve të sigurimit, si ish bolshevikë dhe ish të përndjekur, por të rekrutuar me forcë. Berisha ishte dhe është njeriu numër një i përdorimit të dosjeve për shantazh si me të vërtetën e dosjeve dhe duke sajuar dosje për kundërshtarë të pikërisht Berishës!  Ai shpiku antikomunnizmin e pështirë të ish sekretarit të PPSH dhe akuzat e qelbura ky është komunist dhe ky është sigurims si delir politik!

Posti i tretë dje isht ky:  Po mirë a ju vjen turp ju ( ajo pjesë që vazhdon të ndjekë politikën post enveriste të Tiranës) të kampit të Tepelenës, Qaf Malit. Qaf Barit e kampeve të internimit apo dhe burgjeve nëpër Shqipërinë 1945-1990!!! Si dreqin jeni ndarë mes Berishës, Metës dhe Ramës!!?? Po boll mor zot...boll!!! Mjaft me një marrëzi dhe delir të tillë. Jeta po ju ndëshkon dy herë!! Njëherë prej tyre dhe sot pse ju dilni zot pasuesve të korruptuar dhe maskarenj të tyre! Mjaft...hiqni dorë se morët në qafë dhe nipër e mbesa përveç fëmijëve! Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha që nga koha e hakmarrjeve të Enverit dhe gjakut që ai bënte si kriminel mbi shokët e tij dhe mbi kundërshtarët e tij. Por dhe deri tani,  në post diktaturë. Një pjesë e atyre që humbën internimeve dhe burgjeve të diktaturës vazhdojnë tju bëjnë fresk politik  tre delirantëve të post diktaturës në Shqipëri. Kjo shtresë e të pa sqaruarëve që ju dalin zot krimeve të secilit prej post komunistëve në pushtet dhe opozitë prej tre dekadash në Shqipëri – realisht po humbin dy herë! Por herën e dytë, e kanë fajin plotësisht vetë. Nuk mund ti dalësh Zot Metës se ka inat Ramën dhe nuk mund ti dalësh zot Berishës se Rama është djal i Kristaqit komunist, kur Berisha ishte njësoj si Kristaqi, po ashtu komunist. Nuk mund ti dalësh zot Ramës se nuk është si Berisha, kur në fakt çdo gjë vetëm dhe pa pyetur kërkënd si Berisha bën.  Këta duhen larguar të gjithë që të biem nmë qetësi. Por faktori ( shqiptari që ka të drejtë vote) që duhet ti largojë, ju ngjan të treve. Mbetet që vetëm të huajt të bëjnë diçka. Përndryshe kështu do të jemi deri në 2050-të!  Po po, në post komunizëm e post diktaturë!