BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“O Balo të hëngërt tënja, e ke të keqen nga brënda!”

“O Balo të hëngërt tënja, e ke të keqen nga

Çdo shqiptar normal, pavarësisht nga statusi politik i tij, ndjen neveri kur dëgjon komente perverse, për figurat tashmë të konsoliduara të historisë sonë të vjetër e të re. Aq më tepër kjo, kur këto perversitete i “reciton” një nëpunës i shtetit, siç është Drejtori i Arkivave Shqiptare, një nëpunës kontrabandë i administratës shtetërore, të cilin me të drejtë, disa analistë e komentatorë të shtypit e quajtën “spurdhjak”.

Heroi i Popullit, Qemal Stafa, ka hyrë në Historinë e popullit shqiptar, për të mos u tundur kurrë prej andej, nga çfarëdo furtune që mund të krijojë natyra dhe shoqëria njerëzore. Kjo për njëmijë e një arsye të dukshme e të pranueshme nga i gjithë opinioni kombëtar dhe jo vetëm. Askush si Qemal Stafa nuk ka arritur, që në njëzet e dy vite jetë, (ku më shumë se dy të tretat janë adoleshencë), të arrijë një profil të tillë në ideale, në vepra, dhe në sublimitet ndaj popullit dhe vendit të tij. Qemal Stafa nuk ishte një partizan i thjeshtë, që kishte detyrë të justifikonte ashtu si duhet, pozicionin e luftëtarit në rreshtat e partizanëve. Ai ishte në rolin e drejuesit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, dhe kishte mbi supet e tij të njoma, përgjegjësinë e gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Partizane, veçanërisht atyre të të rinjëve, që përbënin pjesën dërmuese të Çlirimtarëve.

“Spurdhjaku” i Arkivave Shqiptare, duhet ta ketë mësuar që në shkollën fillore e më pas se, Qemal Stafa ishte një nga gjimnazistët më të dalluar të Gjimnazit të Shkodrës; se ishte një letrar në nivelin e shkrimtarit të mirëfilltë; se kishte përqafuar me bindje idealet komuniste të kohës, për të cilat edhe do të burgosej nga regjimi zogollian; se në gjyqin mbretëror në vitin 1938, ai, së bashku me militantin e punëtorin komunist Vasil Shanto, do të shpalosnin hapur idealin e tyre komunist, pa u tutur nga dënimi i ashpër që u dha gjyqi i “Naltmadhnisë”. Qemal Stafa së bashku me “shokun e tij të prangave”, Vasil Shanton, do të ishin inisiatorët e bashkimit të Grupeve Komuniste, dhe pasi u bënë tok me Enver Hoxhën, arritën që me 8 Nentor 1941 të krijonin Partinë Komuniste Shqiptare, e cila mori përsipër dhe realizoi me sukses Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar, duke siguruar më 29 nëntor 1944 Lirinë dhe Pavarësinë e vërtetë të Shqipërisë, ëndrra e përhershme e Rilindasve tanë të mëdhenj.

Qemal Stafa, nuk ishte një luftëtar i thjeshtë, që kryente punën e korierit, por anëtar i Komitetit Qëndror të PKSH, e cila udhëhiqte LANÇ. Ai ishte njëherësh edhe Drejtuesi kryesor i Rinisë Komuniste Shqiptare, organizata e së cilës u krijua dy javë pas PKSH, dhe pikërisht më 23 Nëntor të vitit 1941. Ishte pikërisht në këto funksione të larta drejtuese të Luftës, atë mëngjes të zi, kur u gjend i rrethuar nga fashistët, dhe u detyrua të linte mënjanë mandolinën e tij të dashur, dhe me kobure në dorë e dha jetën në mbrojtje të idealeve të tij komuniste e partizane, e flijoi rininë e tij për Rininë e Atdheut.

Mirëpo, spurdhjakët si Bido i Arkivit Shtetëror, as kur i kanë lexuar këto histori, as kur ua thonë të tjerët, nuk arrijnë të kuptojnë heroizmin e luftëtarëve të vërtetë. Ata, shumë, shumë, mund të kuptojnë “heroizmat” e filmave me “spajdermenë” që shohin në kompjuter, dhe nuk u hyn në sy heroizmi i vërtetë në fushën e luftës, veçanërisht asaj që zhvillohet për çlirimin dhe mbrojtjen e Atdheut.

Megjithatë, mua si qytetar i republikës, nuk më shqetëson shumë ligjërata perverse e një Bido-je, apo “Bido-ni” të mbushur me shëllirë të krimbur që kundërmon erë. Ajo që më shqetëson mua dhe shumicën dërmuese të shqiptarëve të vërtetë, është fakti se shembulli i Bidos së Arkivit; i Tufës së Institutit famëkeq “Antikomunist” dhe i pozicioneve të tjera të rëndësishme në zyrat e shtetit, na tregon se në administratën aktuale shtetërore kanë penetruar, jo vetëm njerëz të paaftë për të gjykuar punët e shtetit, të historisë, të popullit e të vendit, por akoma më keq, kanë bërë strehë soji ose sejmenët, të cilët prej tri dekadash po mundohen që Historinë e LANÇ të popullit shqiptar, të shkruar me gjak, ta revizionojnë me laps “kopjativ”, e madje në afat sa më të shkurtër ta shuajnë me gomë “kolaboracioniste”.

Shtrohet pyetja: Kush na i “proftasi” këta myteberë perversë dhe antishqiptarë nëpër zyrat e pushtetit në qendër e në bazë? Aq më tepër kjo, kur në tetë vitet e fundit, vendin e ka drejtuar dhe po e drejton ende, një forcë politike e “majtë”, e cila përbetohet natë e ditë për mbrojtjen e vlerave të LANÇ dhe personazheve të saj historikë?

Përgjigja është e qartë dhe e dukshme: Numri Një i Qeverisë!

Një ditë pas komentit pervers e antishqiptar të Bido-s së Arkivit, pati disa prononcime të zjarrta të analistëve, politikanëve, deputetëve, të Organizatës së Veteranëve e asaj të Dëshmorëve, dhe madje edhe të pushtetarëve, siç ishte rasti i zv/Kryeministrit Braçe. Që të gjithë ishin në një linjë, demaskimi i komentit të Drejtorit të Arkivit të Shtetit. Por për fat të keq, asnjëri prej tyre nuk fliste me një shqipe të saktë. Veteranët mbanin leksione për mbrojtjen e LANÇ; opinionistët, analistët apo deputetët që u prononcuan, shfrynin kundër Bidos, më keq se sa po shfryj unë në këtë shkrim modest, etj. Të gjithë këta, kërkonin me ngulm që Drejtori i Arkivit duhej shkarkuar, por thirrja e tyre mbeti pa adresë, mbeti në “elektron”. Madje edhe vetë zv/Kryeministri, shkruante me mllef dhe në mënyrë ultimative, se “Drejtori i Arkivit, Bido, duhej shkarkuar menjëherë”. Por nuk thoshte se kush duhej ta shkarkonte, Kryeministri, ai si zv/Kryeministër, apo unë qytetari i thjeshtë këtu në Shkodër, plot 100 kilometra larg nga Kryeqyteti dhe nga selia e Qeverisë!

“Spurdhjaku” Bido ka një shef, që emërtohet Kryeministër dhe ka emrin Edi Rama. Ai e ka vendosur Bido-n qysh në vitin 2016, kur ndau “tepsinë” me aleatët në qeverisje. Sigurisht, edhe aleatët duhet të marrin nga një “llokmë”, kur qeverisja ka nevojë urgjente për votat e tyre. Por kjo llokmë nuk duhet të jetë në disa pozicione tepër të rëndësishme, siç është Arkiva e Shtetit, Muzeu Kombëtar, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ, Diplomacia, etj. Ata mund të sistemohen në sektorë të tjerë që, edhe nëse shkaktojnë “prapësira” e perversitete, dëmi do të jetë më i vogël dhe i riparueshëm. Por nuk është punë tepsie në rastin në fjalë. Edhe para Bidos së tanishëm, Kryeministri Rama kishte një “Bido” tjetër, tëpkë si ky i sotmi, i cili, ndonëse ishte me mustaqe si një burrë katërqind derhemësh, pas lirimit nga “detyra” e drejtorit të Arkivit, po hedh në libra perversitetet që i pasuroi me dokumentet, të cilat i lexonte e i manipulonte kur ishte shef i letrave të rëndësishme. Dhe ky drejtor paraardhës nuk ishte pjesë e “detyrueshme e tepsisë”, por marrëveshje e heshtur e “kusisë”.

Ajo që është e dukshme dhe e qartë tashmë për të gjithë, faji nuk është i Bido-ve për “broçkullat” që lëshojnë, e që në realitet nuk janë broçkulla, por helme të rrezikshme për të vërtetën dhe historinë e shkruar me gjak të LANÇ. “Lapsi kopjativ”, dhe në të pastajmën edhe goma “kolaboracioniste” për asgjesimin e Epokës më të lavdishme të Popullit Shqiptar, mometalisht është në dorë të numrit  Një të qeverisë, me emrin Edi Rama. Gjer tani “lapsi” i tij i zi ka realizuar shumë perversitete historike, duke i finalizuar ato me bustin e Kryetarit të Ballit Kombëtar dhe me heqjen e emrit të Qemal Stafës nga stadiumi Kombëtar. Nisur nga ky “shembull” i thjeshtë, a mund të dënohet Drejtor Bido-ja për thëniet e tij të “huazuara” nga veprimet e shefit të madh? Aq më tepër që Shefi i madh, gjer tani, nuk ka bërë asnjë veprim, që të na lërë të kuptojmë se do ta shkarkojë Drejtorin pervers nga detyra, të cilën e ka marrë aksidentalisht, apo qëllimisht.

Është kjo arsyeja, që unë vura në krye të shkrimit titullin: “O Balo, të hëngërt tënja, e ke të keqen nga brënda”, - një shprehje e huazuar nga populli, i cili është përcaktuesi më i saktë i fenomeneve që ndodhin në gjirin e shoqërisë.