BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

O Like, Kuzum Babai nuk është maja më e lartë në Vlorë

O Like, Kuzum Babai nuk është maja më e lartë në

Që Ilir Meta ka rrëshkitur nga “autostrada” e presidentit në një “rrugicë qorre” të opozitës tashmë e kanë kuptuar edhe ata që nuk dinë shkrim e këndim. Që presidenti në detyrë e ka kthyer në devizë dekorimin me shumicë të qytetarëve me të shkuar rezultative ( të gjithë e meritojnë por të bëheshin me racionalitet dhe sipas një radhe arritjesh do të ishin të justifikueshme) edhe kjo tashmë është e dukshme. Që kjo ka ngjyrim të theksuar politik sepse bëhet në muajt para zgjedhjeve të 25 prillit dhe dekoratat më së shumti shkojnë tek ata që anojnë nga LSI –ja, vetëm një injorant nuk e kupton. Ai shpreson se farefisi i të dekoruarve do të votojnë LSI – në e Monikës së tij në këto zgjedhje dhe po i merr me të mirë. Kjo jo vetëm nuk është e sigurt por do të jetë edhe e dhimbshme dhe e neveritshme pas zgjedhjeve për të dhe për Monën. Ma kanë pohuar vetë dhjetra të dekoruar nga Ilir Meta se “dekoratën po ja marrim, se kush nuk do një dekoratë por votën do ta japim atje ku e kemi dhënë gjithmonë” , çka nënkupton se nuk do t’ia japin atij. Por ajo që bëri këto ditë në Vlorë është tej parashikimeve dhe llogjikës së ftohtë të një pushtetari. Ai dekoroi sportistë që nuk kanë pasur rezultate të shkëlqyera kombëtare ndërkohë që la jashtë dekorimeve sportistë elitar vlonjatë që kanë shkëlqyer jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare. Ajo që bëri presidenti në qytetin bregdetar është e barazvlefshme si të nxirrte ai dekret dhe të vendoste se Kuzum Babai, ku ai ka shkuar shpesh tek ish miku I tij Shkëlqim Selami, është maja më e lartë e maleve vlonjate, ndërkohë që kjo absolutisht nuk është e vërtetë. Mbi Kuzum Babanë është të paktën, sa për të përmendur një emër, maja e Cikës por edhe Maja e Shashicës ku duken qartë antenat e Koço Kokëdhimës është ku e ku më lartë. Opinioni sportive vlonjatë është tejet I indinjuar për këtë që ka ndodhur, duke shprehur jo thjeshtë pakënaqësinë ndaj presidentit por edhe indinjatë për lënien në harresë të heronjve të vërtetë të sportit shqiptar dhe duke dekoruar ish sportistë të zakonshëm. vetëm e vetëm se ata dhe familjet e tyre janë të angazhuar me LSI-në. Profesorë dhe veteran të sportit në qytetin e Vlorës shprehen këto ditë se dekorimet janë bërë sipas oreksit të vetë presidentit dhe rekomanduar nga ata që ai I mban pranë, me një anshmëri të dukshme politike dhe jo sipas rezultateve që sportistët kanë arritur në vite. Midis të dekoruarve ka edhe sportist elite që e meritojnë plotësisht vlerësimin e tij por ka edhe nga ata që po të ishte me radhë sipas rezultateve që kanë arritur, ajo radhë do tu vinte pas nja 40-50 vitesh. Kjo sepse piramida e sportistëve elitar në qytetin bregdetar është aq e madhe sa do të duheshin vite të dekoroheshin ata të meritës. Kjo për mungesë të vlerësimit nga ana e presidencës në vite por edhe për faktin se në dekorimet e mëparshme janë ruajtur kritere plotësisht ligjore dhe nuk janë bërë dekorimet sipas oreksit të vetë presidentit. Vlonjati nga vetë natyra është shumë ironik, pa ja kaluar shkodranëve dhe në këtë kuadër në qytetin bregdetar kanë filluar qyfyret anekdodike për këto dekorime që po bën presidenti. Pas dekorimit të një ish sportisti që ka dalë vetëm njëherë kampion me të rinjtë dhe as e ka njohur ndonjëherë grumbullimin me kombëtaren ( por ka fatin e madh që sot të jetë familjarisht me teserën e partisë së të shoqes së presidentit) në qytetin bregdetar pëshpëritin se kanë filluar të mblidhen firma për të dekoruar edhe ish sportistë që janë dalluar apo kanë dalë të parët në spartakiadat e ndërmarrjeve që zhvilloheshin shpesh në qytet. Po ashtu, thonë se gratë vlonjate kanë bërë gati një peticion, pas dekorimit të një restoranti ku presidenti shkon shpesh dhe ha gratis, ku I kërkojnë presidentit të dekorojë të gjitha gratë vlonjate që kanë një jetë që u gatojnë burrave dhe fëmijëve të tyre me cilësi të lartë. Por një pikë e këtij peticioni që të mos dekorohen gratë vlonjate që janë martuar me të huajt dhe me duart e tyre këto gatime cilësore ua japin atyre ka zëmëruar pikërisht këto gra që nga ana e tyre kanë bërë gati një peticion me gratë e martuara në gjithë shtetet e botës që edhe për ato të ketë amnisti. Shakaja gjysma e së vërtetës por promotor i tyre ka qene vetë presidenti me gabimet që bën. Së pari duke ulur prestigjin dhe autoritetin e institucionin të presidentit duke shkuar dhe u dhënë dekoratën të tjerëve duke shkelur rregullat protokollare që përcaktohen fare qartë. Së dyti duke mos respektuar piramidën e sukseseve të të dekoruarve. Duke mos dashur të përmend emra që në vetvete e mendojnë se e meritojnë dekoratën dhe janë bashkëqytetarë të nderuar, nuk është e ndershme të lësh jashtë këtyre dekorimeve apo ti parakalosh ata që në vite bën histori në sportin vlonjat dhe shqiptar, duke shënuar emrin dhe në listën e fituesve ndërkombëtar. Nëse e thua me plot gojën se e meritojnë një dekorim të tillë pingpongisti Edmond Gjoka apo bilardisti Roland Panozaqi, duhet të marrësh guximin e të pohosh se edhe përpara tyre duhet të ishin sportistët elitar si vëllezërit Zguri apo basketbollistja Elona Merkaj sa për të përmendur dy emra. Jo familjarë të këtyre sportistë por veteran të shumtë të sportit shqiptar kanë telefonuar pranë gazetës sonë duke e ngritur një shqetësim të tillë. Ata njëherazi ngrenë edhe problemin se janë pikërisht federatat përkatëse që ose këto lista I bëjnë me iniciativën e vetëm të drejtuesve që e bëjnë këtë për arsye politike ose më e keqja fare këto federate nuk pyeten aspak. Nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti që I jepet dekoratë një mundësi që del kampion me para të rinjtë dhe asnjë arritje tjetër ndërkohë që Vlora ka korifej të mundjes si vëllezërit Zguro, Niko, Pirro dhe Berti apo Leonard Zeneli kampion ballkani me të rinjtë, që jo vetëm kanë dalë në vite kampion kombëtar por kanë përfaqësuar denjësish këtë sport edhe në arenën ndërkombëtare. Nuk po përmendim pastaj se libri I sportistëve me rezultate të larta dhe rekordmen është aq i madh sa nuk do të mjaftonin të gjitha faqet e kësaj gazete ti përmendim. Po I lëmë futbollistët vlonjatë që në vite i ka dhënë tonin këtij sporti më popullor por po ashtu kanë qenë në elitë edhe basketbollistet dhe drejtuesi i tyre Petrit Stefa, kanë qenë kampion shumë mundës, peshëngritës, gjimnastë. Ne po përmendim disa prej tyre duke qënë të sigurt se më shumë nuk do të përmenden por që e kanë të shënuar emrin në lavdinë e sportit vlonjatë: Elona Merkaj, disa herë kampione dhe në vite lidere e ekipit kombëtar, Albana Dhima, mjeshtre e merituar sporti dhe kampione në vite në gjimnastikë, Anila Gjoka që ka qenë emblema e pingpongut shqiptar, Arsen Doko, 10 herë kampion në boks dhe pjesëtar në vite I ekipit kombëtar, vëllezërit Zguro, Bernard Lulaj, vëllezërit Stroka, Leonard Zeneli, kampion I Ballkanit me të rinjtë. Për arsye që vetëm Ilir Meta dhe këshilltarët jo të ndershëm të tij e dinë pse po ndodh kjo gjë por duhet ti kujtojmë Ilir Metës dhe këshilltarëve të tij se institucioni I presidencës nuk është privat, siç e kanë kthyer ata. Ajo siç do institucion tjetër ka rregulla strikte që duhen zbatuar. Nuk janë dekoratat fleta lavdërimi që mund ti japë edhe drejtori I një ndërmarrjeje por për to duhen disa filtra që nuk kalohen lehtë. Sepse duke dhënë kaq shumë dhe edhe atyre që nuk e meritojnë, presidenti po e zhvlerëson këtë process dhe po e bën qesharak.