BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

O Lul, nuk je “Partizani” që do ndeshesh në finale me Ndroqin

O Lul, nuk je “Partizani” që do ndeshesh në finale me

Ka një eufori të pashpjegueshme në këtë fushatë elektorale që de fakto ka filluar, të kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Në çdo takim me votues në gjithë vendin që të serviren si rastësore, por një sy specialisti nuk është vështirë t’i kuptojë që nuk janë spontane, por të parapërgatitura apo edhe në bisedat televizive ku këto kohë po ftohet si shpesh, ai flet në kohën e pas 25 prillit, sikur fitoren e ka në tepsi. Është mesa duket në ëndërr dhe aty shikon veten që është bërë kryeministër. Është një strategji politike që ndeshet edhe në fushata elektorale në vendet e zhvilluara demokratike dhe bëhet për të rritur entuziazmin e votuesve. Luli mendon se është në këto vende ku rrotacioni është domosdoshmëri dhe ëndërron të bëhet si në Amerikën e njohur ku asnjë president nuk ka mundur të qeverisë më shumë se dy mandate. Dhe meqë Edi Rama është në mbarim të mandatit të dytë ai shpreson që t’ia lërë Lulit kolltukun kryeministror. Por shteti nuk ka asnjë lidhje me partinë e Lulit dhe nuk vijnë më ato kohë kur atij ia dhuroi kolltukun e drejtimit të partisë legjendari Sali Berisha. Ai mendon se është “Partizani” në futboll, ekip nga më të mirët në vend dhe do të ndeshet në një finale me ekipin e Ndroqit (ndjesë qytetarëve të tij për përmendjen). Ai harron ose bën sikur harron që përballë nuk ka ekipin e Ndroqit, por një “bajloz” si Edi Rama që pasi e mundi në dy palë zgjedhje parlamentare po lufton me mish e me shpirt për të qenë kryeministër edhe mandatin e tretë që në vetvete do të përbënte edhe risi sepse në historikun e pas ‘90 askush nga udhëheqësit politikë nuk ka mundur të jetë në qeveri për tre mandate rresht. Ai është i vonuar në këtë fushatë dhe këshilluar për keq kujton se përmbush detyrimet si udhëheqës i opozitës me këto takime dhe duke sharë e përgojuar kundërshtarin. Mirëpo fitorja nuk vjen prej tyre, por përmes një fushate dinjitoze dhe shpalosjes së një projekt-programi ambicioz. Luli ende nuk ka mbyllur “A” e kësaj fushate, caktimin e të gjithë drejtuesve politikë nëpër qarqe. Në ata që ka caktuar deri tani ai ka edhe figura që do t’i sigurojnë fitoren edhe nga ata të lodhurit që do mjaftojnë të sigurojnë një vend fituesi për deputetë për vete dhe me kaq e quajnë të mbaruar detyrën që iu është caktuar. Tek të parët futet Bujar Leskaj,drejtuesi politik në Vlorën majtiste. Burimet nga fushë beteja elektorale në qarkun bregdetar bëjnë me dije se Leskaj jo vetëm ka shtuar entuziazmin e fitores në këtë qark, por në takimet e përditshme që zhvillon në çdo lagje të qyteteve të këtij qarku por edhe në çdo fshat ku PD ishte tulatur falë euforisë së Rilindasve, por dhe po shpalos një program më praktik të realizueshëm në të mirë të elektoratit. Në këtë program po gjejnë vetën më së shumti të rinjtë dhe intelektualët, por edhe të zhgënjyerit në këto vite nga kjo parti. Edhe ata që ishin në mëdyshje midis dy partive më të mëdha në vend po afrohen pranë Leskajt për të siguruar ndoshta surprizën më të madhe të këtyre zgjedhjeve parlamentare. Dhe ku, në një Vlorë që 30 vjet nuk e ka ulur asnjëherë flamurin e fitores së të majtës. Në një Vlorë ku në fushëbetejën politike do të ketë kundërshtarë potentë siç është vetë kryeministri. Nëse duhet të përmendim një emër nga ata që ndjehen të lodhur në fushata elektorale, por që edhe nuk ndahen dot nga të mirat që të sjell të qenurit në krye të partisë po themi Flamur Noka. Pyetja e parë që të vjen në mendje është e thjeshtë: Çdo Noka në Lezhë? Ai ska asnjë lidhje fisnore me Nokajt e këtij qyteti sepse ai vetë vjen prej topojanëve të Kukësit dhe po ashtu nuk ka asnjë lidhje politike me simpatizantët e kësaj partie. Shto këtu pastaj që përballë ka një lojtar kalibri të fushës së vështirë politike si Pjerin Ndreu që nuk i lë ta thurë fare ëndrrën për fitore. Vetë Luli duhet të menaxhoja një fushatë ndryshe nga të tjerat. Ashtu edhe si Rama ai duhet së pari të jetë i kujdesshëm në hartimin e listave për të përjashtuar të inkriminuarit dhe ata që nuk u lejohet të futen në SHBA. Pastaj të jetë i kujdesshëm me vasalët e Sali Berishës që i sillen nëpër këmbë dhe janë pengesë jo e vogël. Të jetë i kujdesshëm me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin se një “luftë” me ta mund të ketë pasoja jo të vogla. Por më kryesorja do të jetë hartimi i një programi politik dhe ekonomik që të ndjellë se sjell ndryshimin. Ka ikur koha e përrallave me rritje galopante rrogash kur të vijmë në pushtet. Shqiptarët e kanë kuptuar tashmë se nuk duan t’u falësh një peshk për të kaluar një vakt, por duan tu mësosh si zihet peshku për të siguruar vetë bukën. Edi Ramën e sprovuar në fushata elektorale nuk mund ta mundësh vetëm duke e sharë nga mëngjesi deri në darkë. Sepse ashtu siç e quan ti kriminel dhe të paaftë ka plot njerëz që e simpatizojnë dhe e duan përsëri kryeministër. Që të bëhesh ti i tillë duhet t’i marrësh atij nja 500 mijë vota nga ato që e nxorën atë fitues në zgjedhjet e fundit. Sepse teksa ti e quan atë shpërdorues të fondeve publike ka shumë qytetarë që po u gëzohen ndryshimeve nëpër qendrat e qyteteve të tyre dhe shpresojnë për ndryshime më të mëdha. Teksa ti e quan atë se po penetron me ndihmat që dhanë donatorët me rastin e tërmetit, ka plot të tjerë që po u gëzohen marrjes së çelësave për shtëpitë e reja dhe plot të tjerë që presin të marrin shtëpi më të mira dhe më të bukura se sa ato që kishin më parë. Kështu që nuk je ti “Partizani” që do ndeshesh me një ekip amator si Ndroqi, por përpiqu të jesh rival i denjë i një ekipi kampionësh. Shembujt se si mund të punosh dhe fitosh i ke edhe në shtëpinë tënde, siç ta treguam në fillim. Ndiqi ata shembuj që të bësh ndryshimin që edhe vetë vendi e pret.