BREAKING NEWS

Kryeministri Rama ‘ngre’ traun, hapet zyrtarisht rruga e rëndësishme në vendin tonë (VIDEO-LIVE)

Kryeministri Rama ‘ngre’ traun, hapet zyrtarisht rruga e
x
BREAKING NEWS

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe ka një lutje për të gjithë: Më është rikthyer sërish tumori në tru. Të mërkurën do duhet prapë me u përballë mes jetës edhe vdekjes!

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Opinion / Editorial

O Sali Berisha, na e bëre dhe partinë si çarçafë “moteli”!

O Sali Berisha, na e bëre dhe partinë si çarçafë

(Letër e Bikes drejtuar ish Kryetarit të tij Sali Berisha )

I dashuri im, ish-kryetar! E di që këtë letër nuk do të ta jepnin në dorë, se kushedi mund të mendonin se larg qoftë mundet të ishte nga ato me “antraks”, pse jo dhe me “Covid” ndaj dhe zgjodha gazetën. Nëse do ta çoja te gazeta jonë edhe këtë e di, që nuk do ma botonin, sepse dhe atje janë ndarë më dysh si mishi i çengelit në thertoret e Kavajës. Unë nuk kisha ndërmend të shkruaja aspak, por ma ke sjellë në majë të hundës. Kam qenë fillimisht simpatizant i partisë tënde, që më vonë më bënë dhe anëtar. Unë nuk e dija se kush më kishte propozuar, por dhe as kush më kishte pranuar pa dëshirën time, por dhe mirë më erdhi, sepse me thënë të drejtën thashë me veten time që ku i dihej mo më futnin në punë. Që nga ajo ditë kur ish-kryetari im i Vlorës (sepse që nga ajo kohë e deri më sot kemi ndërruar nja 10 kryetarë) te triska ime e partisë e shkruajta me të madhe PSB. Disa më akuzonin se isha me Bashkimin Sovjetik, e për të mos u kuptuar gjasme i kisha vendosur enkas gërmat e ngatërruara, por ata as që e kuptonin se unë isha me partinë tënde pra me të Sali Berishës. Flija gjumë me triskën tënde, aq sa dhe ime shoqe kur doja të bëja dashuri më thoshte shpesh, hiqma këtej se s’mund të fle me dy meshkuj në krevat. Ja pra, kaq shumë të kam dashur! Por ç’e do, e menderose tani nga fundi! Po dhe unë hajvani kot them tani nga fundi sepse, të jesh i menderosur në fund, do të thotë që dërrckat e para i ke lëshuar që në fillim. Ta dish mirë se për qejfin tënd e hëngra sa krahu dhe e di pse? Jo për gomarllëqet e tua, por për të miat, sepse kur plasën zërat në Vlorë se paratë tona ishin para të zeza dhe se firmat po bënin një punë të ndyrë, unë sa të dëgjova ty në Tv se the që paratë e shqiptarëve janë nga më të pastrat, vajta dhe i hodha si një idiot te firma te “Vefa”. Aty për herë të parë, hëngra dajakun veresie, sepse në vend që unë më vonë të rrihja ata që më kishin vjedhur, ndodhi e kundërta pra më rrahën. Më rrahën keq sepse askujt nuk i shkonte ndërmend se unë kisha shkuar për të hedhur lekë. Ndodhi që në atë moment ata mavri mëdhenjtë bërtisnin me të madhe: “Duam paratë tona”, kur më panë mua me paratë në qeskën plotë me dhrahmi e dollarë, kujtonin se unë isha menaxher firme, madje po ta them vetëm ty, se më rrahën sa më këndinë, aq sa dhe poturet mi çinë (kështu i themi nga Labëria kur të grisin poturet). Të kam dashur me shpirt or Salë, por më dole nga zemra, më dole, sepse paratë or mik vëllai qenkan si evlati, i qake me lot me dënesë e me dhimbje të madhe. Unë me gjithë shokët e mi ca ish-ballistë, ca të tjerë republikanë që më të shumtit rrinin pa kapele republike, ca ish-xhandarë të kohës së Zogut e më të shumtit socialistë, të cilët e kishin braktisur partinë e parë dhe ishin hedhur te e dyta, ishin bërë si të dytë nga mendja sepse e hëngrëm sa krahu! Salë, të kam mik (le që kush të bën mik ty ka bërë një armik), por po të them se ajo dhimbja e Tritanit të “Shqiponjës”, ska qenë gjë. Them kështu sepse e shumta ja do i ketë përcëlluar tajaria një, dy, apo e shumta tre ditë. Veçse kjo e jona ka më shumë se dy dekada e s’po na del... e s’po na del dhimbja. Që nga ‘97-a e këtej ne në vendin tonë kishim vetëm dy qytete që burrat e bënin xhiron me kryqëzimin e duarve nga mbrapa. Po ke parë ti, që tani që e bëre gjithë Shqipërinë, e bëre të shëtisin të gjithë ashtu, sepse mender teje ruajnë sumën?! Kot nuk ka dalë dhe shprehja: “Ja e shikon atë?! Ai di ta ruajë sumën e vet”! Që kur erdhe ti në pushtet, unë shpresat i pata te ti, por na zhgënjeve keq, aq keq saqë gjysmat e femrave në Vlorë me emrin Shpresa u paraqitën në zyrat e gjendjes civile për të ndërruar emrin sepse ngelën të pashpresa. Aty pashë një ditë dhe Çimin. Mirë ato, po Çimi ç’punë kishte? Vonë e mora vesh, se ai i shkreti kishte kaluar në depresion mendor ngaqë kur ti dërgove “ushtrinë e veriut” për të shtypur jugun, ai kërkonte që emrin nga Çlirim ta bënte Mërgim. Dhe ashtu ndodhi vërtet. Do iki tha, do iki e do sikterisem nga më shohin sytë... andej dhe këmbët, sepse vërtet ka ndodhur që shqiptari i veriut të vijë në Vlorë për luftë, por kjo ka ndodhur vetëm më 1920-tën, kur malësorë e lebër e hodhën në det Italinë e parë. Unë një gjë bëj habi or Salë, si munde vallë të paralizoje trutë e shqiptarëve dhe të bëje transplantin e trurit tënd te masa e gjerë e demokratëve tanë, sepse ti dhe kur gënjeje dhe kur vidhje dhe kur vrisje dhe kur mallkoje të gjithë të buzëqeshnin, të donin, të thurnin lëvdata dhe s’kishte “burrë motre” të të cenonte ty dhe pse të gjithë e dinin se ti nuk i lije dy gurë bashkë. Më pat treguar një histori një shoku yt i fakultetit, se ti kur ishe në shtatëvjeçare të kishin dërguar prindërit të gjeje lopën sepse nuk po dukej. Dhe ashtu bëre u lodhe së kërkuari dhe nuk e gjete dot. Kur u ktheve në shtëpi the se lopa ka humbë. Ata i thonë vëllait tënd të madh të shkonte se mos e gjente ai. E vërteta është se ai e gjeti, por u tha prindërve: Amani i thoni Salës se lopa erdhi vet, sepse ai është kail që lopa të humbte, veçse të mos isha unë ai që e gjeta, por Sala. Mund të jenë dhe llafe, por unë e besoj sepse ti kudo e kurdoherë ke dëshiruar të ishe i pari, ti të ishe më i forti, më guximtari dhe për rrjedhojë ty të takonte më shumë se askush që ajo çka duhej rrëmbyer, pra pjesa më e madhe të takonte ty. Sigurisht që përkonte me parullën se “Me ne fitojnë të gjithë”! E vërtetë Salë e vërtetë, por ne fituam veç “Nocrrokun”, por sos vetëm ajo?! Na nxore bojën në gjithë Europën sepse nga një anë hiqeshe se ishe kundër Serbisë shoviniste nga ana tjetër ia bëje me sy Millosheviçit dhe prisje fshehtas Arkanin, pa folur këtu për zërat se ti kishe spiunuar shumë militantë të Dardanisë shqiptare, të cilët sapo kishin filluar celulat e para të UÇK-së. Thuhet se ti ke gisht jo vetëm në urdhrin e dhënë direkt dhe vrasjeve të 21 janarit, por dhe të vrasjes së Rr.Hoxhës, A. Hajdarit, të S. Olldashit, të K. Trebickës, pa folur këtu për Gërdecin, që çudite tërë rruzullin, madje dhe vetë baxhanakun tënd që e mohove. Sa për ndershmëri or Salë të heq kapelen je i ndershëm, “si Ekaterina e Rusisë”, madje aq i ndershëm sa që të gjitha zuskat e zuzarët nëse do të mbahej ndonjë konferencë n/kombëtare do të të zgjidhnin pa një pa dy kryetar nderi. Unë për ty e vija dorën në zjarr, por ja që më zhgënjeve. Kisha dëgjuar zëra se ti doje ta shisje te Faslliu, Shqipërinë 1 Eu dhe jam habitur. Shtrenjtë fare e paske shitur Shqipërinë or Salë dhe me kaq kush ta blen? Po sikur ta kishe bërë gjysëm euro kishe për ta parë që Shqipëria do ishte Amerikë dhe vetë Amerika s’kishte ç’të të bënte. Ore me qenë se ra fjala po ti pse nuk e shpall atë Bidenin dhe atë sekretarin e shtetit Blinken non grata në Shqipëri?! Pa tregojua dhe ti një herë qejfin ta kuptojë ajo Kimi bashkë me gjithë administratën se Shqipëria ka burra shteti që po të duan veprojnë dhe me Kanun, se Kanuni ashtu e ka, kur fyhet një burrë kërkohet te merret hak e lëre ti se ç’thotë Rama, që ka hapur porta dhe shqyer dritare, teksa thotë se shtëpia është e zotit dhe e mikut. Mirë zotit që ia fal, sepse ai qerrata e di mirë që zot nuk ka, por çne qenka dhe e mikut?! Ne këtej nga Labëria mikun vërtet e vëmë në qoshe, ama në njërën qoshe qëndrojmë vet sepse jemi ne zot shtëpie dhe jo miku, se që thua ti, Salë po i lamë çelësat e shtëpisë mikut, bën vaki që të merr dhe nderin apo e kam gabim?! Kisha dëgjuar se jot bijë kishte kërkuar atij sipërmarrësit andej nga India apo Pakistani shifra marramendëse, kisha dëgjuar gjithashtu për kompleksin e “Pallatit Partizani”, kisha dëgjuar allishverishet e maskuara të sarahoshit tënd garipit “Xen”, por kurrë nuk i kam besuar. Po mirë ore Salë, ja unë nuk i besoja, po ata të tutë dhe ata kundërshtarët tanë, dmth ata socialistët pse nuk të kanë shpëtuar, por të lanë sa të futeshe në banak? (Më fal desha të shkruaja batak). Pse ata nuk i dinin bëmat e tua, apo do prisnin Amerikën të ti zbulonte? Dëgjomë mua Salë, ata nuk të kanë dashur asnjëherë madje as gjysma jonë e partisë nuk të do më mos dhe më e shumta. Populli thotë se shoku i mirë në ditë të vështira. Nuk kishe shokë Salë, por ti je trim sepse dhe i vetëm shkon në luftë. Je bir i shqipes dhe sigurisht që kur ke lindur, jam tejet i sigurt se në ato momente nga jot ëmë je shoqëruar me krisma, ndaj dhe luftën e do shumë. Lufton për vdekje! Kishe vërtet shok beteje dhe “Lil floririn”, por dhe ai më duket e ka filluar xhiron me duar nga mbrapa dmth, ruan sumën e tij dhe as që e ka mendjen më te ty. Më saktë ai po ndjek situatën dhe i ka hyrë lepuri në bark dhe pse është “kokë skraparlliu”, por skraparllinjtë vërtet janë trima, por janë për vatanë dhe jo për paranë. Tani që partinë tonë e mori lumi, nuk di se cilën anë të mbaj. Mirë ajo, por na ka plasur një sherr brenda për brenda, saqë nuk dimë se si do i vejë puna. Na i ndave dhe deputetët në disa pjesë, ca janë me ty, ca me Lulin, ca me të dy ju dhe të fundit që ngelen janë me PS-në. E sheh se ç’na bëre or Salë or të martofsha Xhixhinë në vijë të kufirit, se na e katandise dhe na e bëre partinë si çarçafë moteli?! Po tani ku të vete unë i ziu?! Ç’na bëre ç’na bëre! U pa puna o do heq dorë nga partitë o do shkoj... te partia e Hysni Milloshit, sepse ajo është për fukaranë.