
GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses dhe 5 gjyqtarëve të GJL (EMRAT)

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë fund jetës, zbardhet arsyeja e aktit ekstrem, dalin pamje nga vendi ku vdiq gazetari dhe analisti (VIDEO)

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme”, Frrok Çupi ‘shigjeton’ qeverinë: Ai nuk ka keq vetëm ministrat, por edhe...

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i banesës (EMRI+FOTO)

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në Tiranë, policia vendos perimetrin e sigurisë

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga kati i katër i pallatit

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për viktima!”, Frrok Çupi del me paralajmërimin ‘bombë’ për protestën e Sali Berishës: Ai nuk kthehet pa një trofe!

Berisha dhe LSI i hedhin “benzinë” zjarrit dhe paralajmërojnë trazira gjatë protestës së sotme, sulmojnë Ramën dhe i kërkojnë të mos provokojë protestuesit, Noka kërcënon policinë

O Shkollë e dashur “Skënderbej”, sa mirënjohje ke nga ne!

Shkruar nga Pandeli Bardhi 27 Maj 2022

Nuk mund të qëndroj pa thënë edhe disa kujtime për Shkollën më të dsahur të qindra e mijëra skënderbegasve, tek marr pjesë në zgjedhjet e organeve drejtuese të Shoqatës “Skënderbegasi’ “Nderi i Kombit. Kujtoj ato vite te lavdishme, sa herë që më bie rasti të takoj miq e shokë të shumtë që kanë dalë nga bangat e kësaj Shkolle që nuk janë pak por afro pesëdhjetë mijë kuadro të të gjitha profesioneve gjatë më shumë se dyzet e shtatë viteve, jo vetëm ushtarakë, Komandantë e Komisarë, drejtues të të gjitha niveleve e professioneve, aviatorë, tankista e detarë, sportistë e teknikë e drejtues të të gjitha llojeve të sportit, por edhe Diplomatë, politikanë, deputetë, poetë, gazetarë e shkrimtarë, drejtues të mediave të shkruara e vizive branda e jashtë Shqipërisë.. “O shkollë e dashur “Skënderbej”/ Mirënjohje ke nga të gjithë ne / Nga bijtë e tu që na djeg malli / Ti na dhe krahë të cajmë qiej / Ti na dhe forcë majës së malit / Guxim na dhe mbi shkumbë e valë / E gjakun Kastriot në dej / Andaj për jetë të qofshim Falë / O Shkollë e dashur “Skënderbej / shkruan skënderbegasi, dramaturgu dhe autori i katërmbëdhjetë dramave, poeti e shkrimtari, aviatori Bashkim Kozeli. Tek ulem e shkruaj për Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, përvec kujtimeve të shumta që më janë fiksuar në atë moshë të adoleshencës, ndihem edhe shumë i privilegjuar. Këtë privilegj, nuk e kam për atë që kam patur nderin të jem skënderbegas në vitet 1962-1966, por, për shumë më tepër se kaq...Ishte skënderbegas edhe Bilal Sina që uli avionin me defekt nga qindra metra lartësi pa e dëmtuar. Ishte skënderbegas ikona e futbollit Panajot Pano, ishin skënderbegas boksieret Rami Sadushi dhe Et-hem Ibrahimi që u nderuan me medaljen e Argjëntë në boks në kampionatin midis vëndeve ish socialiste. Ishin shumica skënderbegas lojtarët e skuadrës “Partizani që u radhit ndër më të mirat e vëndeve ish socialiste,ishin skënderbegas idhujt e futbollit Panajot Pano e Simon Deda, ishte skënderbegas Bejkush Birce trajneri i suksesshëm,ishte skënderbegas portieri Bashkim Muheini, ishin skënderbegas dhjetra e qindra të tillë në sportet e të gjitha llojeve e në të gjitha fushat e jetës që njihnin vetëm suksese. Ishin skënderbegas me dhjetra e qindra shkrimtarë e studjues, politikanë e drejtues të të gjitha niveleve në jetën politike e shoqërore. Kostaq Karoli, Novruz Sako, Ilmi Qazimi, Dilaver Goxhaj, pedagogu Fatmir Basholli, diplomati i suksesshëm Eqërem Gaxholli.. Të tillë janë me qindra e mijëra.. Sic e thashë, janë afro pesëdhtetë mijë kuadro që kanë dalë nga bankat e kësaj Shkolle, por edhe kjo nuk është kryesorja që unë ndihem i privilegjuar. Kryesore, është ajo që të gjithë këta, pjestarë të tësaj armate të madhe, kudo ku kanë punuar e drejtuar,kanë punuar si atdhetarë të vërtetë, me një shpirt sakrifice si askush tjetër..Lexuesit, me siguri do të më shtrojnë pyetjen: “Po pse të gjithë kuadrot e të gjitha nivleve të tjera, nuk kanë punuar me këtë përkushtim”? Dakord, kjo është e natyrshme, por askush tjetër përvec skënderbegasve nuk ka patur privilegjin që hapat e para të jetës t’i hidhnin me të njëjtin “ritëm”, ashtu si duhej, që të gjithë të ecnin përpara, me më të përparuarin, pa mbetur askush prapa. me të njëjtin “hap”, që këta të ishin të sigurt, hapa që tundnin dheun..!..Skënderbegasit, që vinin në këtë Shkollë, atje në postbllok, linin gjithcka kishin veshur e mbartnin me vehte nga fshatrat e Zonat e thella nga vinin, apo sic shprehet kolegu Arben Tresova, “linin jashtë potbllokut fëmijërinë dhe, brënda postbllokut, merrnin “rininë e burrëruar”! Arben Tresova, është djali i Komandantit Legjendar Bajram Tresova i cili ka qënë edhe Komandant i kësaj Shkolle. Por nuk mund të lë pa përmëndur edhe “prindërit” tanë, Komandantët e Shkollës ndër vite, Luto Haxhiu, Bajram Tresova, Agim Tepelena, Mikail Vaso...Hynim brënda postbllokut dhe fillonim një jetë tjetër, gjithcka me rregull e rregullore, me disiplinë derisa këto të na bëheshin edukatë, natyrë e dytë... Hynim në një jetë tjetër, që dallonte nga ajo që ishim mësuar ne, sepse tashmë nuk kishte “ngreu të keqen nëna”, apo “me c’farë e doni bukën”, por gjithcka, me komandë, me urdhër, me seriozitet, me shpejtësi me rregull me disiplinë.. Linim pas lodrat e fëmijërisë dhe merrnim të tjera “lodra” armët luftarake që i morrëm e i shërbyem me besnikëri për të justifikuar qëllimin për të cilin kishim ardhur.. Të gjithë filluam nga fillimi gjithcka, nga i njëjti start.. Qysh ditën e parë, ne, ktheheshin në një “letër të bardhë” që do të shkruanin ata, më të diturit që i kishin shërbyer Atdheut në detyra të ndryshme dhe u ishte besuar detyra e shënjtë që të “shkruanin” mbi ne, se si të përballonim jetën, si të përballeshim me sakrificat, si të kaliteshim për të përballur c’do vështirësi e si t’i shërbenin sa më mirë Atdheut sepse gjithcka bënim, ishte në shërbim të tij..Këta, ishin edukatorët tanë, pedagogët dhe mësuesit e shkëlqyer, eprorët tanë të të gjitha rangjeve, të cilët, unë e të gjithë ne, i kujtojmë me respekt, jo si një fjalë goje, por me respektin e shpirtit e të zëmrës. Ata, na qëndronin pranë, jo tetë orë, por njëzet e katër orë, në ditë pune, festash e pushimi, ata na trajtonin si fëmijët e tyre, si shokët e tyre, si pjestarët e një familje të vetme. Ata, shkëlqenin edhe kur na qortonin, shkëlqenin edhe me c’do fjalë që mendoheshin shumë kur na bënin vërejtje për të mos na lënduar, shkëlqenin nga uniforma, shkëlqenin nga dijet e qëndronin pa gjumë bashë me ne. Më mirë se sa këta i ka paraqitur gazetari i njohur Kujtim Borici dhe Maksim Fejzullain në Librin “Skënderbegasit në vite” unë nuk kam c’të them më shumë përvecse një falenderimi nga zëmra për këtë nisiativë të tyre që para pak ditesh u promovua kolana e katërt e këtij libri. Sa shumë kam për të thenë për këta pedagogë e kuadro drejtuese, që edhe sot jo vetëm mua, por të gjithëve ne na qan zëmra për aq shumë sa ata kanë sakrifikuan për ne, derisa na rrënjosën ato cilësi që nuk na “lejuan” të gabojmë kurrë në jetë, që u bënë natyra jonë e dytë....E ç’të kujtoj më parë e cilin të vendos të parin? Ja po vendos Drejtorin e Shkollës Stavri Angjeli, që as babai jonë nuk na kish dashur aq shumë sa ai. Kujtoj mësuesit dhe pedagogët e parë, që na u prezantuan në ditët e para të Shtatorit 1962, Adriatik Kallulli, i cili jo vetëm për mua, por për të gjithë ai ishte një “idhull” që megjithse me nje shikim prej 25%, ai kishte 250°% vullnet e dije që në c’do fjalë reflektonte kulturë sic shprehej:” Unë do të jem mësuesi juaj i letërsisë, por, mbi të gjitha jemi shokë e të tillë do të mbetemi për tërë jetën, Juve nesër do të bëheni kuadro e mbi të gjitha do të bëheni edukatorë të vërtetë në c’fardo profesion që të keni, si komandantë, shkrimtarë, poetë, diplomatë ekonomistë. Kam besim që kur të diplomoheni, mua si shok një petull shtatë lekshe më takon..” na u shpreh në fund sikur të na hiqte emocionet... Ah Professor, i dashur Adriatiku që në këto momente që shkruaj me vështirësi kapërdij lotët dhe më duket që ne, nuk bëmë aspak për juve për aq shumë sa juve sakrifikuat për ne, për të na pajisur me dije dhe qëllimit ja arritët. .Ikët shpejt nga jeta, por sa shumë do të dëshiroja që për njerrëz si juve të mos kishte ndarje nga jeta. U ndrittë shpirti atje ku preheni Professor Adriatik Kallulli. E c’të kujtoj më parë sepse do të më duhen volume pambarim të shkruaj për juve të dashur mësues e pedagogë, por. nuk më më zëmëroheni që jo vetëm nuk ju harroj, por për sejcilin nga ju, ruaj kujtime, por nuk kam mundësi t’i përmënd të gjithë si Liri Poci, Vedat Cami, Viron Cinxo, Ali Neviri, Perikli Jorgoni, Marije Nano, Arsino Gëdeshi, Gjylizar Cico, Mahmut Toro. Filip Tola, Flutura Xoxa, Dilaver Dilaveri, Agime Cela, Vera Veshi, Bajram Shamku....Po i drejtohem përsëri mësuesve e pedagogëve, me poemën e Bashkim Kozelit: “Mësues të nderuar e komandantë / Ndaj jush përulemi edhe tani / Ju ishit për ne, model i artë / Ju mbetët për ne, Perëndi.... Ju na mësuat Shqipërinë ta duam / Jo vetëm për fushat malet shtigjet /Porse si sytë e ballit Asaj t’i ruajmë / Kulturën, traditat, jetën Ligjet..’ Do të më duhet t’i mbyll këto kujtime për të marrë ojesë në zgjedhjet e organeve drejtuese të Shoqatës “Skënderbegasi”, mbas analizës së punës që bëri, duke vënë theksin për një angazhim më të madh të të gjithëve. Sot, ish skënderbegasit, i gjen pasardhës të veteranëve, shëmbuj kuptimplotë në ruajtjen e vlerave dhe traditave më të mira, të idealeve të shënjta, të luftës e të punës që ato të mos tradhtohen kurrë. Kryetar i Shoqatës u zgjodh ish skënderbegasi Dhanil Reveli, një kuadër model gjatë gjithë karierës së tij ushtarake. Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Rifat Marsela dhe Kryetar nderi, ish Kryetari i Shoqatës, Mikado Shakohoxha. U zgjodh gjithashtu edhe Kryesia e Shoqatës që do të udhëheqi gjithë punën për katër vitet e ardhëshme..Në fund, i urruam suksese organeve drejtuese të Shoqatës “Skënderbegasi” “Nderi i Kombit”!.
Më të lexuarat


Protesta e “Foltores” më 7 Korrik, e motivuar si ajo e 8 Janarit 2022

Flasim për dekomunistizimin kur promovojmë kriminelët e regjimit komunist dhe kulturën komuniste

Protesta e një tiranokrati i bën fresk pushtetit korruptokrat!

Me sytë nga Shpiragu?

Kompensim për kompanitë e ndërtimit, Bujar Leskaj: U shërben vetëm oligarkëve dhe rrit rrezikun për korrupsion

Një tabor deputetësh shoqërues të një kolegu para drejtësisë është padrejtësi ndaj qytetarit të thjeshtë!

Qarku i mbyllur i deputetëve tanë!

Pagesat pa para letër

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

Mashtrimi dhe gënjeshtra, "armët" e protestës së dëshpërimit
