Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Opinion / Editorial

Ofensivat politike ruso-serbe dhe inercia e politikës shqiptare!

Ofensivat politike ruso-serbe dhe inercia e politikës shqiptare!

Paralelisht më rifillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, po zhvillohen edhe ngjarje të tjera politike dhe të karakterit ushtarak që kanë lidhje më bisedimet moti të nisura shqiptaro-serbe, për normalizim të marrëdhënieve. Krizat e vazhdueshme politike dhe institucionale që rezultuan më disa palë të zgjedhjeve të parakohshme nacionale, sikur e kanë dobësuar palën shqiptare në bisedime. Pozicionin politik të Kosovës e ka dobësuar edhe formimi i Gjykatës Speciale, pastaj, rrjedhat jo të mira ekonomike, si rezultat i punës shumë të dobët të kësaj kaste politike. Krimi dhe korrupsioni po ashtu e kanë zbehur imazhin e Kosovës në sytë e botën demokratike, por edhe pozicionin tonë politik në Bruksel dhe Washington. Rifillimi i dialogut pas dy vitesh ndërprerjesh, Kosovën e gjeti më të papërgatitur së kurrë. Kriza me pandeminë, ngritja e aktakuzës ndaj presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale, përçarja e madhe e skenës politike, më shumë për pushtet se sa për shtet, po bëjnë që drejtuesit e çetnikizmit serb, të cilët i forcuan pozitat pas zgjedhjeve në Serbi, të trimëruar janë duke na diktuar shumëçka rreth dialogut të filluar. U hoqën taksat dhe reciprociteti bashkë më qeverinë e mirë Kurti, duke i krijuar favore palës serbe në bisedime. Shikuar më numra të shumicës shqiptare në Parlament, qeveria Hoti, nuk e ka legjitimitetin për të zhvilluar bisedimet më palën serbe. Nuk është krijuar unitet i spektrit politik në Kuvend lidhur më këtë temë. Të kthehemi pak te ajo se si Serbia ka vënë në funksion kërcënimet ushtarake ndaj Kosovës, përmes ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Ai gjoja duke e kundërshtuar armatimet e Kosovës, lëshoj zëra kërcënuese dhe fyese për ushtrinë tonë. E gjithë kjo trysni politike me veprime edhe në terren, nga ana e Serbisë të pareformuar, po bëhen për ta zbritur nivelin e bisedimeve ne Rezolutën 1244 të OKB-së, ku Rusia ka të drejtën e vetos. Edhe takimet e shpeshtuara të kreut të Serbisë, më udhëheqësit e lartë të Rusisë, i vërtetojnë tezat e tilla, për kërcënime ushtarake karshi shqiptareve në Ballkan. Boshti sllavo-ortodoks është duke e shfrytëzuar fushatën elektorale që po mbahet për zgjedhjet e këtij fundviti në Amerikë, për ta forcuar pozitën gjeostrategjike ne Ballkanin Perëndimor. Këtë gjë edhe bukur shumë e kanë arritur, së udhëheqjet e dy shteteve shqiptare, nuk janë sa duhet syçelë në planin e mbrojtjes të sovranitetit dhe territorit të trojeve etnike. Qarkullimi në opinion për një kohë të gjatë se Vuçiç, Rama dhe Thaçi kanë hartuar plane për shkëmbime territoriale, e kanë dobësuar gjithashtu pozicionin politik të shqiptarëve, pas një kohe të gjatë, ku qëndronim mirë në këtë drejtim. Udhëheqësit e dy shteteve tona nëse kanë pasur apo kanë qëllim humbje të sërishme të territoreve tona, do të mashtrohen keq. Por, edhe nëse kanë pasur ndonjë strategji veprimi lidhur më temën për shkëmbime territoriale dhe temën e Minishengenit Ballkanik të Ramës, nuk dolën të mira këto punë. Së pari, se ka ekzistuar një plan për shkëmbime territoriale apo ndarje të Kosovës, e bëri të ditur amerikani, Bolton, ish-zyrtar i lartë në administratën e presidentit, Donald Trump. Ky plan ka mundësi të na serviret prapë në tavolinë, por më shumë tash si plan për ndarje të Veriut të Kosovës, si plan hartuar që nga Dobrica Qosiqi, e deri te Vuçiç. Ngjarjet që zgjuan vëmendjen e opinionit të gjerë publik këtyre ditëve, ishin ajo për ligjin e vlerave të luftës në Kuvend, dhe paralelisht me të, pamë në televizionet tona, së xhandarmëria shoviniste serbe, bëri shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës, duke u futur në kufi të Kamenicës. Edhe pse duken si ngjarje të ndara, ato të përbashkët kanë qëllimin shovinist serbe karshi Kosovës. Reagimi i Serbisë karshi aprovimit për ligjin mbi vlerat e luftës u quajt skandaloz, dhe ligji kundër popullit serb! Udhëheqësit e pushtetit të Serbisë nuk e lanë edhe kësaj radhe pa lëshuar zëra çjerrës, së gjoja UÇK-ja ka bërë tortura, krime të luftës dhe kidnapime të popullatës serbe. Kështu vijnë punët kur kjo kastë politike për 20 vite në liri, i lëshoi terren politik shovinizmit serbomadh, duke mos deponuar para Gjykatës për Krime të Luftës në Hagë, materiale më bollëk për gjenocid të serbëve ndaj shqiptarëve në vendin e tyre. Nuk u kërkuan dëmet e luftës dhe suksesioni. Nuk i kërkuan as të pagjeturit shqiptarë diku në Serbi, të cilëve iu kanë transplantuar organet, e që këto akuza shumë padrejtësisht po i ngarkohen UÇK-së, nga Gjykata e padrejtë Speciale…