BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Opinion / Editorial

OK, mandati i tretë për Shqipërinë, po dy të parët për kë ishin?

OK, mandati i tretë për Shqipërinë, po dy të

Kudo në Shqipëri, Kryeministri Rama, ka një “batutë” apo slogan elektoral që në “audion” e parë tingëllon disi ndryshe. Po pra, ai thotë kudo në Shqipëri se “mandati i tretë duhet për Shqipërinë, jo për mua as për ne, por për Shqipërinë”. Sigurisht që e sqaron pse dhe dalin pastaj të mos ndërpritet puna të mos vijnë “ata” që nuk bëjnë punë, apo që ndryshojnë dhe kthejnë pas historinë. Sigurisht që KM-ja jonë do të ishte po ta lejonin pronarët e mediave “shoëman-ni” më i madh shqiptar. Njeriu më me talent për të bërë pikërisht shoë.

Talenti i tij madhor ka shkuar realisht dëm dhe tashmë ai si kryeministër më tepër se bën propagandë mundohet të shfaqë talentin e tij, të cilin në fakt si kryeministër nuk do të mundet kurrë ta demonstrojë njësoj sikur të ishte në televizion. Edhe me dy vëllezërit në Vlorë dhe ai me timon në dorë, sërish nuk e kishin lënë të bënte dy metra “gaz” me makinë për të kuptuar se ai “di të ngasë makinën” në ndryshim nga paraardhësi i tij Berisha. Jo, spoti mbaron pa kuptuar nëse Rama i ka dhënë gaz makinës. Rama mos ik është e bukur si spot, sepse realisht kush dreqin do ta rregullojë më tej Vlorën përveç tij? Apo ka të tjerë? Mbase mbase Gjiknuri, Ahmetaj, po po mbase. Por gjithsesi mbetet pyetja retorike që del vetvetiu kur Rama thotë: mandatin e tretë për Shqipërinë. Pyetja është – mor po ky burri, dy mandatet e para, për kë i ka pasur dhe për çfarë i ka pasur, kur të tretin e ka “ekskluzivisht” për Shqipërinë? Okay, për Shqipërinë, mandatin e tretë, por duhet sqaruar se për kë ishin mandati i parë dhe i dytë. Po pra, që të kuptojmë pse u dashka për Shqipërinë i treti. Kur në fakt të gjithë mandatet duhet të jenë, të ishin, apo të thuhen - për Shqipërinë. Unë e kuptoj bufonadën propagandistike mes “soc-realizmit dikur dhe kulturës së retorikës politike të sotme”, por guximi për të thënë kaq copë, është mrekulli e Ramës si “showman”.

Ta thuash këtë në Perëndim të bëjnë një politikan populist, por dhe regresist si i tillë, sepse nuk ka kuptim fare. Por në Shqipëri, armiqësitë politike tipike folklorike dhe “mesdhetaro ballkanike” të lejojnë marrëzi propagandistike si puna e “mandatit të tretë për Shqipërinë” sepse nuk duhet të kesh parasysh vetëm atë që kërkon mandat, por dhe atë tjetrin që mundohet, që ti mos të kesh më mendat (PD) dhe që populli duhet të kuptojë se pikërisht ai – nuk do të punojë për Shqipërinë. Po pra, po, për Shqipërinë punon vetëm Rama dhe Rilindja me PS-në poshtë tyre. Kurse PD dhe të tjerët nuk punojnë për Shqipërinë... E kuptuam tashmë të gjithë. Mirëpo ajo që nuk kuptuam (ne vdekatarët këtu poshtë) është për kë punuan dy mandatet e para PS, Rama, Rilindja, mazhoranca? Apo përgatiten terrenin që mandatin e tretë të punonin për Shqipërinë. Pra, mbase paskan punuar dy mandate për partinë. Mbase për Rilindjen, mbase për anëtarësinë apo mbase për... Sepse pa punuar për vete... për rrethrrotullakët e Rilindjes dhe partisë, mbase nuk iu mbushej mendja të punonin në mandatin e tretë për Shqipërinë. Se është parimi – kur s’je për vete, nuk je “për askërkënd” e kështu nuk je as për Shqipërinë. Sepse realisht e gjithë Rilindja dhe ata që erdhën në pushtet në 2013-n, janë padyshim më të pasur mbas këtyre tetë viteve. Nuk janë pra me pasuri dhe me benefite apo me asete si në kohën kur Berisha lëshoi pushtet pasi hëngri “1 milion shuplaka” që t’i bëhen mirë. Sepse edhe ai kishte dy mandate që punonte për vete dhe pastaj për Shqipërinë. Kurse Rilindja skemën tashmë e ka të qartë. Punojnë për vete dhe ka (tepron) edhe për Shqipërinë. Çdo tender hidhet për vete dhe patjetër del diçka dhe për Shqipërinë. Kjo është skema, por është përmbys. Sepse duhet të jetë: “Puno për Shqipërinë se diçka do të dalë dhe për ty dhe partinë”. Jo jo, surrelianët tashmë kanë nevojë për një mandat tjetër që të punojnë fort për Shqipërinë. Sepse dy mandate punuan kryesisht për vete. Tashmë Rama ka të drejtë atyre të partisë dhe rilindjes t’iu thotë: A u ngopët, a ju pasurova, a ju lartësova dhe a ju bëra njerëz të pasur, tani apo punoni pak dhe për Shqipërinë? E nuk janë vetëm ata të partisë dhe Rilindjes, por dhe plutokracia demokraturë në Shqipëri. Ata për të cilët është punuar me anën e PPP-ve dhe parave të taksave tona për koncensione dhe për tendera. Njëri prej tyre thotë se jam taksapaguesi më i madh dhe harron që është dhe koncensionari përfitues më i madh nga paratë tona dhe pasuritë tona apo dhe PPP-ja më i madh i parave tona. E Rama iu ka dalë borxhit të gjithëve. I ka pasuruar të gjithë në dy mandate. Po këtë gjë e ka bërë. Tani ai kushedi dhe e ka seriozisht për mandatin e tretë për Shqipërinë. Mbase vërtet do të bëjë në katër vitet e 12 vjeçarit, për Shqipërinë.

Dy për vete një për partinë dhe nuk është se kjo gjë – nuk ka hahaha mungesë logjike. Duhet punuar përveç se për partinë dhe për shoqërinë dhe rilindjen e miliarderët në përgjithësi pastaj dhe për Shqipërinë. Gati gati duket i sinqertë dhe këtë sinqeritet e justifikon me pa mundësinë që Basha dhe të tijët të bëjnë punë për Shqipërinë. Mbase është i dëshpëruar se po të mos ketë mandatet të tretë, vijnë këta rrumpallat dhe pastaj Shqipëria e shkretë mirë se nuk pati dy mandate nga Rilindja, por nuk do të ketë edhe mandat të parë nga Basha e kështu mbetet e shkreta mandat pas mandati, gjithmonë jashtë loje. E në fakt, ky është dhe momenti tepër i “trazuar” i një showman-i të talentuar dhe kryeministri të dyzuar, mes mandateve të partisë dhe Shqipërisë. Megjithatë për Shqipërinë, apo për partinë, për oligarkët apo për politikanët apo dhe për ata andej dhe këta këtej – Shqipëria, ajo është një vend kur lidershipet politike mandat pas mandati e “dashurojnë” në fushata elektorale dhe përdhunojnë fill pas tyre. Kështu që...