Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Oligarkët ballkanikë dhe pokeri gjeopolitik

Postuar: 24/06/2018 - 07:44

Në krizën e fundit ekonomike botërore, për herë të parë u përdorë termi “oligarki financiare”. Njerëz me pasuri që u impelmetuan në politikë, për të ruajtur status-kuo-në dhe diktuar legjislacionin që favorizon shtimin e kapitaleve të tyre. Këta prishën rregullat e lojës demokratike, funksionimin e hallkave institucionale, krijuan kastat me lidhje horizontale dhe vertikale, duke krijuar një rreth vicioz që pengon qarkullimin e elitave. Kjo sidomos është e dukshme në vendet e “lindjes”, ku korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë është shndërruar në kryefjalë. Nga ana tjetër gjeopolitika, rindarja e zonave të influencës midis aktorëve kryesor të globit, ka diktuar nevojën për zgjerime dhe integrime në organizatat relevante, duke cënuar standardet. Aktorët politikë ballkanikë e kanë kuptuar më së miri këtë strategji dhe kanë zgjedhur të ndajnë rolet për të përfituar maksimalisht, duke përzierë axhendat personale, grupore me ato nacionale. Bien në sy se mazhorancat pushtetmbajtëse shiten si më liberale dhe proamerikane, ndërsa opozitat më konservatore, bllokuese dhe proruse. Përveç rrezikut të jashtëm amplifikohet një rrezik i brendshëm që e bën lojën shumë të paparashikueshme. Për të qenë konkret le të marrim rastin midis Greqisë dhe Maqedonisë. Kur duket se gjërat kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes dhe palët po dakordësohen, duke llogaritur përfitimet paraprake kemi një shtim të frymës revanshiste në të dyja vendet, ku forcat ekstremiste brenda parlamenteve respektivë artikulojnë shkeljen e sovranitetit dhe ftojnë turmat t’u bashkohen nëpër sheshe. Për të njëjtin motiv dhe në të njëjtën kahje u shfaqën si deputeti i Agimit të Artë Kostas Barabrousis që kërkoi që ushtria të marrë në dorë fatet e vendit, ashtu dhe presidenti Ivanov që refuzon firmosjen e marrëveshjes midis ministrave të Jashtëm dhe kryeministrave të dy vendeve. Ky lloj “armiqësimi” midis pozitave dhe opozitave duket i pazakontë dhe butaforik. Greqia përveç zgjidhjes njëherë e mirë të problemit të emrit me Maqedoninë, kufizon ndikimin e Turqisë në rajon dhe kërkon një vëmendje më të shtuar nga vendet kryesore të Bllokut në lidhje me problemin e borxheve të brendshme. Në këtë aksion të madh gjeopolitikë, secili kërkon rritjen e vlerës së obligacioneve në bursë. Të njëjtën qasje ka edhe Serbia në raport me çështjen e Kosovës. Presidenti Vuçiç, megjithëse është deklaruar hapur për mosnjohjen e pavarësisë si akt juridik, shfaqet me predispozicion “pozitiv” për avancimin e bisedimeve por nuk është “entuziast!”, për shkak se palës kosovare i mungon luajaliteti (krijimi i kantoneve në zonat me shumicë serbe, apo shkëmbimi i territoreve), përpos qëndrimit të prerë kundërshtues të ultranacionalistëve në parlament që kërkojnë intervenim ushtarak. Në këtë frymë dhe me monitorim ndërkombëtar avancoi dhe është drejt finalizimit edhe “marrëveshja për detin” me Greqinë. Por qëndrimi me dy standarde i opozitës tonë (ndryshe dje në pushtet, ndryshe sot), bllofi për pamundësimin e “statusit”, priret jo nga interesa madhore kombëtare, por thjesht individuale, “anti-veting”. Lufta që artikulohet nuk është si ajo në vendet fqinje që shikon përtej fasadës, që kërkon të maksimalizojë të shkuarën para procesit të globalizimit dhe të ketë rol vendimmarrës, por thjesht meskinitet cubash, provincialësh për të ruajtur privilegjet, shqytat dhe emblemat në lëmin e politikës. Ose përndryshe, pas meje u bëftë qameti!/Nga Luan KURTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:25

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1992, kur në pushtet erdhën forcat e djathta të prira nga komunisti antikomunist Sali Berisha, shumë shqiptarë naivë patë

Postuar: 19/09/2018 - 07:23

Kur popullata çame erdhi e detyruar në Shqipëri për t’i shpëtuar vrasjeve dhe masakrave të

Postuar: 19/09/2018 - 07:22

Në rrethet normale, secili prej nesh do t'i gëzoheshim liberalizimit të vizave, gjegjësisht l

Postuar: 18/09/2018 - 07:22

Sa herë vjen ndonjë "Konferencë Peze" dhe sigurisht dalin nostalgjikët e Enverit, Parti

Postuar: 18/09/2018 - 07:19

Ndryshe nga trajtimet e mëparshme, jo të pakta, në lidhje me zbatimin e ligjit, ku është shkruar

Postuar: 18/09/2018 - 07:15

Askush tek ne nuk i shpëton dot politikës.

Postuar: 16/09/2018 - 07:50

Si qytetar i zakonshëm por edhe si vëzhgues i kujdesshëm në kuadrin e gjithë jetës të shoqërisë t