BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Opozita armike e vetvetes

Opozita armike e vetvetes

Mosmarrja pjesë në zgjedhje e PD-së është një fatalitet politik dhe lideri aktual duhet të japë dorëheqje, pasi ai e ka humbur kauzën ende pa e nisur betejën dhe me gjasa po e çon PD drejt degradimit dhe shuar njëherazi të gjithë kontributet dhe vlerat e mëdha që demokratët kanë dhënë për këtë forcë politike ndër vite. Të gjithë kanë bindjen se me ardhjen e Bashës në krye të PD-së, opozita mori tatëpjetën sepse gjatë drejtimit nga lideri i ri, opozita bëri opozitë institucionale, shumë rrethe nuk arritën të bënin zgjedhje të lira dhe të ndershme për drejtuesit e PD-së dhe me këtë vaktësi, opozita gjendet në fatalitetin më të rëndë politik në gjithë jetën e saj politike.

Shumë nga analistët dhe politologët e shohin PD sërish në opozitë, që në fakt duhet të ishte më afër pushtetit se kurrë, por lideri i ri nuk punoi për të sjellë opozitën në pushtet, por për të përjetësuar postin e tij në krye të PD-së dhe tashmë opozita rënkon sa dhimbjen e saj po e dëgjojnë të gjithë demokratët dhe nëse humb sërish, lideri Basha do dorëhiqet pa kushte, por para se të jetë vonë, le t’ia lejë stafetën një kryetari të deleguar që të shpëtojë PD dhe opozitën në tërësi.

Opozita nëse do të votonte Vetingun dhe të mbështesë kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme e kishte rrëzuar tri herë qeverinë për 30 ditë, por pengesa e reformës në drejtësi e bën opozitën të pabesueshme për ndërkombëtarët, partitë politike dhe shqiptarët, madje dhe vetë demokratët.

Përtej hamendësive se opozita ka si synim të pengojë reformën në drejtësi dhe Vettingun, ka frikë nga ligji se disa janë të korruptuar, kërkon të fshehë paaftësinë e liderit të opozitës se do humbasë zgjedhjet, në të vërtetë opozita në qendër të kërkesave të saj, ka reformimin e Kodit Zgjedhor dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që është dhe garancia e demokracisë në vend.

Të gjithë iu sulën opozitës sepse u mendua se dikush po e përdor atë për të krijuar destabilitet, apo fshehur qëllimet reale të kërkesave të saj, por pas protestës paqësore të 18 shkurti, opozita ka qëndruar paqësisht në çadër duke dhënë mesazhet e saj, prej më shumë se një muaj.

Sigurisht opozita nuk ka marrë mbështetjen e duhur nga ndërkombëtarët sepse pengoi reformën në drejtësi dhe Vetingun, dhe as nuk pritet që të mbështetet sepse kërkesat e saj kanë qenë edhe konfuze, disa të pabazuara, madje dhe të tepruara, por një gjë është e sigurt; sepse në qendër të kërkesave qëndron një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, zgjedhjet e lira dhe një Kod Zgjedhor përjashtues për subjektet politike që duhet ndryshuar.

Në këto kushte kur qeveria nuk lëshon pe për qeveri teknike, por ka lënë hapësirë për dialog, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, duhet të marrë përgjegjësit kushtetuese dhe institucionale që të organizojë dialogun mes palëve për të arritur konsensusin e duhur që opozita të çlirohet nga makthi i zgjedhjeve të lira dhe të krijohet mundësia që opozita të jetë pjesë e procesit zgjedhor si një nga palët më të rëndësishme në një procesin zgjedhor.

Kodi Zgjedhor aktual është një përçudnim real i procesit zgjedhor përsa garantimit të votës së qytetarëve, përfaqësimit të saj real, pasi partitë politike nuk arrijnë të përkthejnë votën e tyre në pushtet real, që ata të mund të marrin dhe përgjegjësi sepse partitë e mëdha e kanë përdorur Kodin Zgjedhor si monopol të tyre për të garantuar pushtetin dhe rrotacionin vetëm në dy palë.

Kodi Zgjedhor është pengues, diskriminues dhe mbi të gjitha cenon procesin duke rritur  pabesueshmërinë ndër palë, sepse palët në proces janë nuk janë të barabartë, që nga financimi dhe deri tek ruajtja e votës dhe monitorimi i vetë procesit, pasi KQZ dhe e gjithë struktura e saj, deri te numëruesit janë mercenarë politik dhe në këtë kuptim ndryshimet në Kodin Zgjedhor i kërkojnë shumica e subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje.

Në këtë pikë, opozita është e para herë që tregohet e ndershme përsa i përket Kodi Zgjedhor, sepse deri më sot ka qenë ajo gjysma e keqe e minimit të procesit zgjedhor, pra është bashkëfajtore me partinë në pushtet për gjendjen aktuale të mënyrës se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri, prandaj dhe duhet mbështetur me çdo mundësi institucionale dhe demokratike.

Opozita, me kauzën e zgjedhjeve dhe të ndershme do ta kishte rrëzuar tri herë qeverinë deri më sot dhe kjo e ka bërë protestën e tyre të pabesueshme, por megjithatë përtej paragjykimi, ajo duhet futur në dialog duke respektuar vlerat e opozitës dhe kontributet, madje dhe atributet e saj për ndërtimin e demokracisë në vend.

Opozita nuk është armike por një pjesë e domosdoshme në procesin demokratik, madje jetike për funksionimin e demokracisë dhe për këtë duhet të jenë të ndërgjegjësuar edhe me skeptikët, por dhe vetë opozita nuk duhet të sillet si armike e vetvetes dhe e demokracisë kur në të vërtetë nuk është e tillë, dhe duhet të pranojë dialogun si një mundësi për të qenë pjesë e procesit zgjedhor sepse nuk është në pozita dominuese, madje mund të themi inferiore për realitetin politik në vend.

Do ishte mirë që opozita në qendër të kërkesave të saj të mbajë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, madje të vetmen kërkesë që të marrë mbështetjen e shqiptarëve të partive politike dhe në këtë rrafsh beteja e saj është e fituar jo për 30 dite por për tri ditë, sepse kauza e saj është e drejtë, e besueshme dhe e rëndësishme për vendin.

Shqiptarët nuk kanë ndërmend të mbështesin asnjë subjekt politik kur nuk janë të bindur në kauzën që i shërben qytetarëve, demokracisë dhe Shqipërisë, pasi tashmë është bërë e ditur nga BE se reforma në drejtësi është çelësi i çeljes së negociatave të Shqipërisë si anëtare e BE-së.

Dialogu mes palëve do t'i shërbente më shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve sesa opozitës dhe mazhorancës, madje vetë opozita do të dilte e çliruar nga makthi i mosmarrjes pjesë në zgjedhje që do të thotë se partia e parë opozitarë të dalë nga skena politike në mënyrë vullnetare, duke çelur kështu shtegun e humnerës ku duhet të shkojnë disa parti politike që kanë dalë kundër misionit në të cilën ata janë themeluar apo kundër interesave të shqiptarëve.

Opozita nuk është në këtë gjendje dhe në këto kushte, lideri i ri duhet të marrë përgjegjësi prej lideri ose të japë dorëheqje nga drejtimi dhe të çlirojë partinë nga kërkesa të pazakonta pasi kontribues ndër vite kanë derdhur djersë duke punuar për PD dhe ajo tashmë është një pasuri kombëtare dhe jo pronë e një lideri, që kërkon të mbush synimet e tij me PD dhe jo t'u shërbejë shqiptarëve.

Berisha duhet të flasë sepse ai e ngriti PD nga rrënimi në 1997 dhe duhet të marrë përgjegjësi si deputet dhe drejtues kryesor i PD-së, që të çlirojë opozitën nga makthi dhe madje dhe degradimi politik i një ndër partive më të mëdha në vend, sepse PD nuk është "SHPK" e Bashës, por kauza politike e demokratëve.

Opozita nëse do të votonte Vetingun dhe të mbështesë kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme e kishte rrëzuar tri herë qeverinë për 30 ditë, por pengesa e reformës në drejtësi e bën opozitën të pabesueshme për ndërkombëtarët, partitë politike dhe shqiptarët, madje dhe vetë demokratët.

Përtej hamendësive se opozita ka si synim të pengojë reformën në drejtësi dhe Vettingun, ka frikë nga ligji se disa janë të korruptuar, kërkon të fshehë paaftësinë e liderit të opozitës se do humbasë zgjedhjet, në të vërtetë opozita në qendër të kërkesave të saj, ka reformimin e Kodit Zgjedhor dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që është dhe garancia e demokracisë në vend.

Nga Ilir Vata