Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Opozita e Lulit në një mendim me Makronin

Postuar: 22/10/2019 - 07:14

Dihet që Këshilli Europian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, pas refuzimit të Francës, Danimarkës, Holandës dhe Spanjës, me pretendimin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë bërë mjaftueshëm për hapjen e negociatave dhe se përparimet e arritura nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë të mjaftueshme. Ky vendim i Parlamentit Europian ishte një zhgënjim i madh për popullin shqiptar, i cili ka marrë rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian duke kryer shumë reforma të rëndësishme në shërbim të forcimit të sistemit demokratik. Por siç edhe dihej dhe pritej, që opozita shqiptare ndjeu një kënaqësi të pashpjegueshme për këtë vendim të padrejtë të Këshillit Europian. Në sytë e tyre u panë lot gëzimi dhe një kënaqësi e pashpjeguar nga një mendësi prej shqiptari jo patriot. Këtë vendim negativ për Shqipërinë, opozita shqiptare e lexon si vendim jo pozitiv dhe negativ për qeverinë shqiptare. Ata mendojnë se pushteti është më i rëndësishëm, se fatet e kombit të tyre, prandaj dhe reagojnë në këtë mënyrë të çuditshme. Ata mendojnë se me këtë refuzim të padrejtë europian, kanë një arsye më shumë për të rrëzuar këtë pushtet dhe për të kaluar në zgjedhje të parakohshme. Është për të ardhur keq që opozita shqiptare është e një mendimi apo në një gjatësi vale me Makronin dhe është dakord me vendimin e tij anti-shqiptar dhe anti- evropian. Njihen preferencat pozitive të këtij njeriu ndaj Serbisë dhe Rusisë. Por të gjithë shtrojmë pyetjen: Përse opozita e Lulzim Bashës është në një mendje me këtë anti shqiptar si Makroni? Këtu na vjen ndërmend thënia fondamentale e Gjergj Fishtës:- “Uh!Evropë, ti kurva e motit / Që i re mohit, besës së zotit/ Po a ky shej i qytetnisë/ Me da tokën e Shqipnisë,/Për me mbajt këlyshët e Rusisë”. Edhe sot mbas kaq vitesh ndihen influencat negative e fuqive europiane si në atë të Konferencës së Ambasadorëve në Londër për ta lënë jashtë Europe Shqipërinë dhe pastaj për ta copëtuar atë. Kjo duket qartë se shumë emisarë të BE, dashamirës të Shqipërisë dhe ndihmues së reformave demokratike të Shqipërisë nuk kanë qenë dakord me këtë këmbëngulje të Makronit, bile kanë reaguar ashpër kundër këtij vendimi. Psh komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn u shpreh se:- “Udhëheqësit anëtare të BE dështuan të ishin në lartësinë e angazhimit të tyre për ti hapur bisedimet”. Edhe presidenti i Komisionit Evropian Jean- Claude Junker deklaroi se është i zhgënjyer me rezultatet. Dhe presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriut të mos dorëzohen, pasi sipas tij ato e kanë bërë detyrën e tyre. Pra këtu kuptohet qartë tendenca e Makronit për të ndërprerë rrugën demokratike të Shqipërisë, në mënyrë për ta lënë atë jashtë Europe në mëshirën e Serbisë, Rusisë dhe Greqisë. Edhe SHBA-të e kanë cilësuar këtë vendim si penalizim të padrejtë të këtyre dy vendeve dhe nxit vendet tona për të vazhduar rrugën europiane të zhvillimit. Edhe Serbia e ka cilësuar si një mesazh të keq vendimin e mos-hapjes së negociatave me dy vendet tona. Por Partia Demokratike as nuk i dëgjon këto thënie të aleatëve tanë, ajo shqetësohet vetëm për pushtetin dhe privilegjet dhe nuk do t’ia dijë fare për Shqipërinë dhe për aleatët e saj. Në sytë e tyre sheh një gëzim të pakuptuar, që besoj lidhet me mos-hapjen e negociatave. Ata ndihen të karikuar nga ky vendim negativ për Shqipërinë, por për ta ai është një vendim pozitiv sepse ata mendojnë se ky vendim është një armë e fortë për ta, për të nisur protestat dhe për të bërë kaos në Shqipëri. Ata nuk flasin fare për kontributin e keq që dhanë në dëmtimin e imazhit të Shqipërisë nga djegia e mandateve të deputetëve që çuditi Europën dhe botën, që pasoi me protesta të dhunshme që ata organizuan gjatë tërë kësaj kohe dhe i dhanë Evropës mesazhin se në Shqipëri ka një krize politike dhe se Shqipëria nuk ishte gati për hapjen e negociatave me BE. Përputhja e tyre me Makronin është e çuditshme! Të njëjtën gjë që bëri Makroni, ka bërë dhe partia e Lulit. Të gjithë këta lakmitarë të pushtetit duhet ta kuptojnë që Shqipëria nuk mund të pengohet në rrugën e saj demokratike. Çdo përpjekje e grupit të shërbëtorëve rus është e dështuar. Populli shqiptar i ndihmuar edhe nga aleatët e tij strategjik besoj do të vazhdojë luftën e tij të vendosur, për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe të botës demokratike me në krye SHBA.

Nga Stiljan DEDJA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 07:17

(17 nëntor 1944-17 nëntor 2019: 75-vjetori i çlirimit të Tiranës)

Postuar: 19/11/2019 - 07:15

Shoqëria jonë ka një mangësi të jashtëzakonshme në trashëgiminë e saj të sotme, të ardhur deri më

Postuar: 19/11/2019 - 07:13

Tani që u shua, ndoshta për një periudhë të caktuar kohe, mundësia e hapjes së negociatave me BE,

Postuar: 17/11/2019 - 19:17

Dita e sotme si një ditë përkujtimore për çlirimin e kryeqytetit nga

Postuar: 17/11/2019 - 07:47

“Nga të gjitha fatkeqësitë që mund ta gjejnë një Komb, asgjë nuk është më tragjike dhe me k

Postuar: 17/11/2019 - 07:45

Për mendimin tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindroma e mosrespektimit të të rinjve

Postuar: 17/11/2019 - 07:44

Jam një nga tre milionë shqiptarët që jetoj në Shqipëri.