BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Opozita e vullnetit të hiçit, peng e antivlerave dhe humbjes së perspektivës

Opozita e vullnetit të hiçit, peng e antivlerave dhe humbjes së

Panorama që ka krijuar kjo opozitë, e shndërruar në një karikaturë politike me drejtuesit e vjetër në krye të saj, shpreh nevojë psikologjike dhe liturgji ngushëllimi. Me gjendjen e krijuar brenda saj të mbushur me filozofinë e rrugës, ajo aktualisht nuk di kujt t'i besojë, përveç fanatizmit ideologjiko-politik, për rrëzimin dhe mohimin e realitetit. Ky mohim i kthyer në baltë, ka pushtuar shpirtrat e trazuar të një mase të madhe njerëzish, që nuk shkëputen dot nga filozofia e drejtuesve të tyre, që të frikësuar nga krimi, kanë marrë kurajo duke dalë në mbrojtje të tij. Politika e vjetër brenda saj, duke përfituar nga fatkeqësia kombëtare e mungesës së drejtësisë, ka akoma kurajo të ushqejë dhe nxisë rezistencën përballë realitetit mohues. Ky precedent i vullnetit të hiçit, që ushqehet nga fanatizmi ideologjiko-politik, përkon me thënien e filozofit Frederich Nietzsche, i cili thoshte: "Baltë ka në fund të shpirtit dhe e keqja më e madhe është se balta e tyre ka akoma shpirt". Kundërveprimet e këtyre njerëzve, të frikësuar nga vetë natyra e tyre, janë shprehje e pasioneve të vullnetit të hiçit dhe instikteve pa ditur se çfarë bëjnë dhe kujt po i shërbejnë. Braktisja e çdo perspektive për mungesë idesh e alternativash konkuruese, i kanë sjellë kësaj opozite vetëm dështime dhe përhumbje ekzistenciale. Strategjia që po ndjek ajo aktualisht, nuk ka asnjë ndryshim nga morali i shoqërisë komuniste që lamë pas, e cila duke spekuluar në emër të demokracisë, u referohej postulateve të asaj epoke, që bëni si them unë e mos bëni çfarë bëj unë.

Relativizimi i këtij morali që demostroi opozita kur ishte në pushtet, e çoi në një praktikë dhe kulturë amoraliteti. Ky amoralitet erdhi si rezultat i sfumaturës së rolit të shtetit, duke u zëvendësuar me ngritjen dhe lulëzimin e perandorisë së krimit. Krijimi dhe lulëzimi i saj i bazuar në kodet e familjes dhe klaneve mafioze, bëri që të fabrikohet pandershmëria, paprekshmëria dhe pandëshkueshmëria. Kështu, kjo opozitë gjatë kohës së qëndrimit në pushtet, me kodin e pandëshkueshmërisë dhe atë të heshtjes luajti poker mbi varfërinë e shqiptarëve. Por ajo që vlen të theksohet është se me këto kode mafioze, ajo murosi krimet shtetërore, politike dhe ekonomike. Prandaj edhe sot ajo vepron me këtë amoralitet, që me egoizmin e shfrenuar dhe të sëmurë po fabrikon alibi, montazhe farsë e shpifje nga më absurdet, për të përligjur këtë strategji anti-vlerash. Me këtë strategji që po ndjek ajo nuk do të pranojë A-në e politikës, që është një betejë për fitore, por edhe humbje kur je i pa organizuar, pa programe e filozofi ndryshimi. E futur në aleancë me parti që kanë vetëm kryetarët në lista, sepse ushtritë e tyre janë ç'mobilizuar për të mos mbetur peng i interesave të tyre, ajo vazhdon të bëjë moral, edhe pse e di që është si një ndërmarrje në prag të falimentimit. Etiketat e moralit demokratik i ranë kësaj opozite me braktisjen e aspiratave të qytetarëve të këtij vendi, duke zbatuar strategjinë e kodit të familjes, klaneve mbështetës për pasurim dhe bipolarizim të shoqërisë. Për të kuptuar falsitetin e moralit të saj, nuk është shumë e vështirë, mjafton t'u hedhësh një sy vilave luksoze si kështjellat mesjetare, pranë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan. Në këtë kuartier në tokat e ish komunës Farkë u bëjnë karshillëk shqiptarëve vilat e politikanëve, punonjës të drejtësisë, të mediave, ministra, e ish.ministra, ku ndër më të veçantat është "kështjella" e familjes Berisha. Por kuartiere të këtij lloji në Shqipëri gjen edhe në Gji të Lalzit, tek Shkëmbi i Kavajës e gjetkë. Vetvetiu lind pyetja, për këdo që i sheh këto ndërtime luksoze. Ku janë gjetur gjithë këto para, për të cilat ankohen aq shumë shqiptarët? Përgjigja e kësaj pyetje nuk është e vështirë për tu gjetur sepse burimi i saj vjen nga kanceri korrupsion që mbuloj të gjithë institucionet dhe u ngrit në sistem. Vjen nga bizneset e paligjshme kriminale, si ai i Gërdecit, i cili ka patur si pikënisje aferë të komanduar dhe menaxhuar nga familja kryeministrore "Berisha". Në qendër të tij ishin Shkëlzen Berisha e Fatmir Mediu. Është qesharake të kujtosh sot qëndrimet e qeverisë autokratike të drejtuar nga Berisha, që në vend që të largohej nga politika, për një krim unikal në historinë e Shqipërisë, ai bën deklaratën e papërgjegjshme duke thënë: "distancohem nga ky krim njerëzor", kur në fakt ai ishte krim shtetëror. Deri këtu zbriti paturpësia, papërgjegjshmëria dhe poshtërsia e një qeverie dhe kryeministrit të saj, i cili shkonte deri atje sa të mohonte se kishe dijeni për fabrikën e vdekjes në Gërdec. Aq i paarsyeshëm dhe jashtë kufijve njerëzorë del ky njeri, në vlerësimet e asaj tragjedie, sa që hiqej se nuk e dinte se baxhanaku i tij punonte në atë poligon demontimi, ku ishin thyer të gjitha ligjet dhe rregullat ndërkombëtare të Konventës së Gjenevës.

Por skandalet e qeverisë “Berisha” së bashku me Ilir Metën vazhduan me aferën CEZ, ku bëri që me prapaskenat e privatizimit abuziv, t'u heqin shqiptarëve nga xhepat e tyre 400 milionë euro. Këtë skandal të kësaj afere e ka zbardhur juristi i OSHEE-së, z. Romeo Kora, si dëshmitar kyç, që hedh dritë dhe nuk përjashton lidhjet e Berishës me sekserin Nue Kalaj. Ky krim ekonomik flet jo vetëm për familjen “Berisha”, por edhe për ish. ministrin e qeverisë së tij, z. Genc Ruli. Për këtë krim ekonomik kanë folur edhe përfaqësuesit çekë në Shqipëri, ku në një dokument të tyre thuhet se duhej hetuar roli i Shkëlzen Berishës, në procesin e privatizimit. Këtë përfshirje të Shkëlzenit e vërteton e-mail i drejtorit të CEZ në Shqipëri Josef Hejsek, drejtuar kolegut të tij në Pragë Tomas Pleskac, rreth takimi të planifikuar mes Shkëlzenit dhe Sali Berishës. Sipas e-mailit Josef Hejsek ishte me Nue Kalajn në sallën VIP të aeroportit të Rinasit, së bashku me Berishët at e bir. Komisioni hetimor ka administruar një llogari bankare të Nue Kalajt, i cili më 16 Qershor 2009 vetëm pak ditë para zgjedhjeve, ka tërhequr një shumë mbi 7 milionë euro, të cilat i janë dhënë mikut të ngushtë të tij Shkëlzen Berisha. Jo pa qëllim i bëmë prezente këto fakte dhe dokumente, të cilat dëshmojnë se opozita e sotme ka mbijetuar duke u bazuar mbi moralin e saj të ndërtuar mbi perandorinë e krimit shtetëror, politik dhe atij ekonomik. Me këtë amfiteatër dramatik që ajo po luan sot në rrugë, kërkon të kthejë rrotën e historisë tek shkatërrimi i shtetit, i sistemit elitar të drejtësisë, për të shpëtuar nga ndëshkimi oligarkët e politikës së vjetër. Në këto nivele të amoralitetit të saj, kjo opozitë kërkon të fusë të gjithë shoqërinë shqiptare për të luajtur kartat e fundit për mbijetesë. Kjo situatë dramatike që ka prodhuar dhe po ushqen opozita, flet më tepër se sa retrospektiva e viteve të mëparshme të saj, që nuk u përshkruan kurrë nga fryma demokratike, por nga gjuha e forcës verbale dhe tani së fundi edhe atë të molotovëve e lëndëve të tjera, që ka përdorur kundër institucioneve dhe policisë. Kjo opozitë në këtë ndërmarrje aventureske, duke mos nxjerrë mësime nga dështimet e saj është vënë nën urdhërat e oligarkëve të politikës së vjetër, që janë kthyer në simbole të së keqes brenda të djathtës. Të kthyer në mekanizma destruktivë, kanë humbur karakterin demokratik të rrolit të tyre, si forca lëvizëse e shoqërisë, duke i sjellë pasoja fatale vetë mbijetesës së saj, por mbi të gjitha ekonomisë dhe proceseve integruese të vendit.

Nga Kastriot ALIAJ