BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Opinion / Editorial

Opozita ka rrëshqitur në 22 për qind në kohën e kovid-19

Opozita ka rrëshqitur në 22 për qind në kohën e

Dita e djeshme u karakterizua nga mbështetja e mbarë globit për shërim të shpejt të Kryeministrit anglez. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen dhe që flet sa larg jemi ne nga demokracia e ishullorëve, ishte urimi shumë i ngrohtë, i liderit të laburistëve në opozitë për kryeqeveritarin e Anglisë. Një urim I ndjerë që dilte nga thellësia e demokracisë së një vendi me demokraci të zhvilluar,ku jeta e njeriut është e shenjtë. Edhe kur bëhet fjalë për kryekundërshtarin. Ku ulen armët përball fatkeqësive dhe bëhen bashkë në kohë të vështira. Pasi dëgjon dhe njihesh me opinionet e opozitës laburiste angleze,  mendja e ideja të shkon tek sherrnaja shqiptare edhe këto ditë të betejës kundër kovid -19. Sa larg jemi ne si vend dhe sa në errësirë vepron opozita shqiptar! Ata që kanë tridhjetë vjet që bëjnë në këtë vend pozitën e opozitën, diellin e shiun, trimin e frikacakun, vijojnë të ecin symbyllur nëpër tunelin e  etheve për pushtet. Për ta nuk ka ndalesë. Pushim apo qetësim.  Sa diferencë kemi me opozitarët tanë dhe tërë të tjerët, këtu  përmes anatemimeve dhe mallimeve opozitare me zërin e njehsuar të opozitës  së Londrës, ku pa asnjë hezitim po me dhimbje dhe tepër sinqeritet, i janë bashkuar tërë opinionit mbarëkombëtar të shtetit anglez, duke uruar shërim të shpejt të Kryeministrit të tyre, i cili është infektuar nga kovid-19 dhe ndodhet në spital nën kujdesin intensive të mjekëve. Njëherësh, ka shpërthyer një solidaritet ndërkombëtar në  urimin për shërimin  sa më shpejt të Kryeministrit edhe pse   Anglia ishte nga vendet që hezitoi në fillim për të caktuar masa drastike, siç vepruan shumë vende të globit. Po para jetës së  një individi që në këtë rast është kryeqeveritari, solidariteti anglez shkëlqeu si rubin, duke u ngritur mbi dasitë dhe opozitarizmin. Ky është qëndrimi i të përgjegjshmëve i atyre që nuk shfrytëzojnë fatkeqësitë natyrore apo njerëzore për një gram pushtet apo një grusht votash. Pikërisht ky qëndrim, si kohë ndodhi këto ditë, ku një sondazh i bërë në Shqipëri për të shprehur mendimin e masave të qeverisë,  një tregues surprizë  u evidentua. Shtatëdhjetë e tetë për qind e shqiptarëve, pra më shumë se dy të tretat, u shprehën përmes sondazhit se vendi ynë është në drejtimin e duhur dhe masat  e marra nga qeveria dhe së pari nga Edi Rama, kryeministri i vendit,  rezultojnë të pëlqyeshme dhe të suksesshme. Pra rezultati del shumë në favor të kryeministrit dhe kjo është  rezultat i këmbënguljes dhe punës non stop në masat për shpëtimin e jetës së njerëzve, por edhe mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe veçanërisht të biznesit të vogël, atyre që situata e sotme u ka mbyllur tërë punët. Qytetarët, kanë një qëndrim ndryshe ndaj asaj që ka opozita. Ata nuk shkojnë me gjykimin e Berishës apo me thirrjet patatike të Bashës, Kryemmadhit Petrit Vasilit, Alibeajt, Spahos Palokës, opinionistëve sherrxhinj antinjerëzore e të tjerëve që vijojnë t`i bien fyellit në të njejtën vrimë, sikur ende jemi në një situatë të zakonshme dhe jo  në një betejë që kërkon bashkërendim forcash pasi bëhet fjalë për të shpëtuar shqiptarët nga rreziku i pandemisë globale. Parë në vështrimin e rezultateve të sondazhit të cilin vetëm opozita mund ta kundërshtoj të gjithë ne qytetarët që e lexojmë, themi se shifra mund të jetë edhe më mbështetëse pasi  nuk ka individ në këtë vend i cili të mosvlerësoj masat edhe pse janë shtrënguese dhe shumë prej nesh kanë humbur qetësinë dhe lirinë e lëvizjes. Po populli nuk është aq aq naiv që të mashtrohet nga meloditë e sirenave që duan të krijojnë idenë se janë ata që i qajnë hallet e shqiptarëve që ngrenë zërin, kërkojnë testim në çdo shqiptar, zbrazjen drastike të buxhetit të shtetit sikur të jemi në garë për të gjetur cili është i infektuar dhe kush jo.

Kjo logjikë dritëshkurtër dhe e bërë në kohën  më të pazakontë, flet për mungesë orientimi strategjie, kopjimi I stilit të para pandemisë dhe se busulla opozitare ende nuk e  ka gjetur nordin, po lëvizë në mënyrën më të deformuar. Majtas- djathtas, lartë poshtë si lavierës pa kahje e drejtim, duke  orientuar liderët që udhëheqin opozitarizmin antimasave në drejtime që nuk të nxjerrin në bregun e jetës dhe të shpresës. Ndryshe nuk ka si gjykohen thirrjet anti qeveritare dhe kundër Kryeministrit, duke e akuzuar atë se qëndron në kullën e fildisht të Surelit, i supergarantuar në një kohë kur është nga mëngjesi në mëngjes, non stop në krye të punës. Në se njihesh me opinionet e qytetarëve, jo të paktë janë ata që i kanë vlerësuar masat e kryeministrit me notën dhjetë. Sa i përket opozitës dhe liderëve të saj, ata kurrë nuk do i vendosnin kundërshtarëve ndonjë notë mbi katër. Kjo është logjika e atyre që ndryshe nga homologët anglez, deri edhe të shteteve më të skajshme nuk kanë lëvizur as gishtin në ndonjë veprimtari konkrete në mbështetje të vendimeve dhe masave drastike të qeverisë. Llogorja e tyre ka mbetur antimazhoranca dhe kritikat pafund kundër  Ramës. Bile jo në pak raste nga goja e tyre janë dëgjuar mallkime dhe anatemime deri në largimin e tij nga kjo botë, duke treguar sa primitiv janë opozitarët tanë dhe sa larg me qëndrimet parimore e njerëzore të opozitave në vende të tjera të botës. Kjo është deviza e opozitës tonë. Po sondazhi pro qeverisë është sigurisht dhe më i lartë pasi në çdo skaj të Shqipërisë qytetarët, janë objektiv dhe mbështesin mbrojtjen e jetës dhe jo zhurmën dhe thirrjet e kundër qeverisë dhe Kryeministrit Rama. Populli e bëri edhe njëherë vlerësimin e tij. Ai ia dha edhe njëherë votën mazhorancës dhe e vlerësoi  qeverinë për atë që bënë edhe në këtë betejë të ashpër në shpëtim të jetës. Opozitës tonë i ka mbetur ora te sharjet dhe mallkimet dhe mohimin e çdo përpjekje në emër të jetës. Dhe gjykon se ka popullin me vete. Le ta lexojë edhe sondazhin e fundit dhe do zoti të korrigjohet se kështu do eci edhe ajo në drejtimin e duhur dhe nuk do u bierë daulleve të dështimeve apo masave të munguara. Qeverisë i duhet të eci në këtë kahje dhe në në këtë vektor, duke rritur edhe më shumë shpejtësinë për t`i prerë rrugën kovid-19. Gjithçka në emër të shqiptarëve në roje të jetës së popullit dhe kombit tonë! Opozita le ta lexoj pa syze edhe këtë përfundim të sondazhit më të fundit!