Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Opozita ka shpallur luftë, a do të marrë pjesë prokuroria?

Postuar: 23/04/2019 - 07:24

Çdo ditë e më shumë, opozita po u afrohet armëve për të shpëtuar nga krimet e vjedhjet që i ka bërë këtij vendi e populli. Dhe këtë po e përsërit më shumë dhe më ashpër që shikojnë se po afrohet krijimi i SPAK. Mirëpo sa më shumë acarohet opozita aq më shumë po zbythet prokuroria. Ne duam të dimë që kjo prokuroria, në ç’pozicion është? Si duket, me këtë heshtje, kur kazanët ziejnë, ka vendosur të bëhet një batalion i opozitës dhe të luftojë kundër popullit të saj. Thirrjet e opozitës janë të hapura e të përsëritura për luftë të armatosur. Zaten një gjysmë lufte është dhe ajo që ka bërë me institucionet, që janë pasuri e popullit. Me këto thirrje për luftë, jemi të bindur se opozita ndodhet keq dhe në këtë të keqe ka zgjedhur të keqen e madhe për të shpëtuar. Le të bëhet Shqipëria mish e gjak vetëm kriminelët dhe hajdutët të shpëtojnë. Opozita flet për krizë, por në krizë është vetë derisa kërkon luftë për të dalë nga kriza. Aq më keq që tani u krijua edhe një parti e re, ku mblidhen të gjithë ta pakënaqurit e saj, që kanë ndenjur brenda saj me shpirt ndër dhëmbë, me shpresë se gënjeshtrat e krerëve të saj, do të bëheshin realitet. Gënjeshtrat nuk i shkojnë më kësaj opozite prandaj ka zgjedhur rrugën e luftës. Si është e mundur të akuzojnë për vjedhje e blerje votash, kur nuk paraqitin asnjë dokument ligjor? Populli nuk bindet me kaseta e dosje Babale. Nëse ato dosje kanë fakte përse nuk i paraqitin në gjykata e prokurori, që të legalizohen parregullsitë e zgjedhjeve. Por ka dhe një rrugë tjetër për opozitën. Nëse dosjet janë në prokurori dhe nuk shqyrtohen, mund të bëjnë padi kundër prokurorisë. Përse nuk e bëjnë këtë? Sepse ato dosje e kaseta mund të jenë soji i Babales.

Shqipëria është ngopur me të derdhur gjak kundër pushtuesve, por edhe nga anarshia që krijuan këta opozitarë kur ishin në pushtet. Kush e paska mallkuar këtë popull që të japë gjak edhe për këtë opozitë me prirje fashiste? Krerët e saj nuk e kanë për gjë të deklarojnë, njëri pas tjetrit, se pa ikur Rama Shqipëria do të kthehet në kërma! Mirëpo Rama mund të ikte nëse përpara tij i paraqitet një vendim i formës së prerë nga gjykata. Mirëpo kjo farë opozite që deklaron, se jemi shumicë, nuk pranon të hyjë në zgjedhje, se e do pushtetin në tryezë. Tjetër kuptim nuk ka kjo kundërshti, sepse kur je shumicë s’ke pse të hezitosh për ta marrë pushtetin ndershmërisht me votë. Mirëpo krerët e opozitës janë molepsur keqas dhe vetëm lufta mund t’i shpëtojë nga SPAK. Këto ditë lexova në FB, ku Lulushka i përgjigjej një akuzuesi, duke u betuar se nuk paska vjedhur asnjë qindarkë! Mirëpo një tjetër i thoshte, se nuk të akuzon njeri për qindarka, se ato nuk i përfill, po për miliarda. Unë nuk dua të hyj në qeset e të tjerëve, se sa kanë e si i kanë marrë, por më bën përshtypje kjo prokuroria jonë, që e ka detyrë funksionale të marrë me inisiativë e të verifikojë çdo akuzë që hidhet në tregun mediatik. Ajo nuk e kupton, se nga heshtja e saj përfiton opozita me përfoljet e saj qesim.

Opozita i shfrytëzoi të gjitha mundësitë demokratike kundër vendit, tani Lulushi ka vendosur të mbledhë krerët e rretheve dhe të shkëputet nga toka. Ditën e pashkëve, ai iu drejtua Zotit për ta ndihmuar. Që sot e tutje nuk do të kemi opozitë në tokë, por në qiell. Nuk e dimë a do të ketë mundësi të takohet me Zotin, se deri tani askush nuk e ka gjetur ku ndodhet. Meqë opozita ka krijuar shumicën, sipas tyre ka të dhëna se do të ketë dhe një variant tjetër, ta ndajë elektoratin në dy pjesë. Një palë do të vazhdojnë luftën e armatosur në tokë, tjetra do të luftojë që nga qielli me mjetet e fluturimit. Dhe kjo luftë do të vazhdojë, jo kundër Ramës, por kundër reformës në drejtësi, që SPAK të mos ketë mundësi të krijohet. Ky është qëllimi kryesor i lulushërisë, pastaj do të dalin në të gjithë sheshet e vendit dhe do të shpallin fitoren, siç e kanë shpallur pas çdo proteste të dështuar. Nuk e dimë me saktësi se në cilën pjesë të tyre do të radhitet prokuroria. Ka të ngjarë që do t’i kundrojë që nga lart. 

Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 07:23

E kush nuk e njeh në Gjirokastër Eli Aleksin, këtë grua fatkeqe, të verbër, me rrënjë në qytetin e gurtë? Nga një familje e varfër.

Postuar: 23/05/2019 - 07:20

Studentët u turpëruan shumë rëndë me aktin e djeshëm.

Postuar: 23/05/2019 - 07:19

Deputetët, por edhe qeveritarët i kemi të rastësishëm dhe më së shumti të paaftë, sepse kanë ardh

Postuar: 23/05/2019 - 07:17

Dy javë më parë, në deklaratën e tij përmbyllëse, misioni i FMN-së në Shqipëri shprehej: “

Postuar: 22/05/2019 - 07:15

Së fundi nga Brukseli ishte dhe zëri se meqë integrimi në BE është meritë e bazuar në progresin i

Postuar: 22/05/2019 - 07:13

"Akademizmi opinionist" i të djathtës të sotme shqiptare, shkon deri te krahasimi i një

Postuar: 22/05/2019 - 07:12

Nuk e kam fjalën për popullin e lashtë grek, për vitalitetin e tij, që në shekuj, sëbashku e