Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Opozita, komedi e një nate vere!

Postuar: 21/07/2019 - 07:32

Opozita është bërë një fjalëkryq më vete. Vështirë ta deshifrosh në qëndrimet e saj. Pas dështimit me “sukses” të protestave që nuk e ndalën dot 30 qershorin, pas kamxhikut të Departamentit Amerikan të Shtetit që kërkonte t’i largohej rrugës dhe dhunës, në përpjekje për të ndrequr imazhin e saj copë - copë, po zhytet më thellë në batak. Nuk ka një linjë të përcaktuar, një qëndrim unik për atë që do të ndodhë në vazhdim. Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij vazhdojnë revanshin e mospranimit të zgjedhjeve vendore, por nga ana tjetër e kanë si kusht të panegociueshëm largimin e Ramës dhe janë kundër 13 tetorit të presidentit. Pra, kundër LSI-së që i mbështet ato. Por Sali Berisha mbështet Presidentin, pra 13 tetorin. Teksa Ilir Meta, kërkon reflektimin e Ramës dhe jo largimin e tij si kryeministër!!! Fjala e cilit ka më peshë në PD: e ishit de-fakto, apo e rioshit de-jure?! Pas Jozefina Topallit, Arben Imamit ja ku shfaqet nga hiri edhe Voltana Ademi, e cila kërkonte dorëzimin e bashkisë tek një komision ndërkombëtar dhe tani befas ka ndryshuar mendje, duke pritur vlerësimin e parregullsive nga Gjykata Kushtetuese e rinovuar. Pra kryebashkiakja rebele e Shkodrës, futet në shinat institucionale, i largohet targetit “antiamerikanizëm”. Në fakt “lufta” nuk është kundër mazhorancës dhe Ramës, por brenda selisë Blu. Duken si dy koka drejtuese, dy palë, kur është vetëm një: Sali Berisha! I cili në përpjekje për t’iu imponuar ndërkombëtarëve, i tërheq fijet e buratinëve të tij sipas dëshirës. Për të treguar se është fuqiplotë dhe askush nuk e ka vendin e sigurt në PD, pa bekimin e tij. Kësisoj hedh në tregun mediatik të emrave Jorida Tabakun, Bujar Nishanin, si rival të Bashës. Pa u davaritur mjegulla, shihet nën shoqërinë e Grida Dumës, e cila më herët kishte qenë “kurban” i tij, për mungesë etike, kur “liderin historik’ guxoi ta quante një deputet si gjithë të tjerët. Berisha, “antisoroisti?” që krahas Bashës josh dhe afeksionon edhe mbështetës të njohur të tij, të së njëjtës linjë të fondacionit të multimiliarderit. Mesazhi që përpiqet ta theksojë gjithnjë e më tepër: se mund të ruajë të njëjtin kurs perëndimor, por edhe mund të promovojë si drejtues të PD-së dikë më radikal dhe të paparashikuar. Gjykoj se Berisha do vazhdojë me këtë lojë gjer në përfundim të ngritjes së organeve të reja të vetingut dhe fillimit nga puna në vjeshtë. Rasti i Voltana Ademit ishte një sinjal i qartë i një kompromisi të mundshëm ( sigurisë personale, familjare: një kovë ujë për një mbretëri), kërkimit të një alibie nesër, në emër të integrimit të vendit.

Nga Luan KURTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 07:54

Pas leximit të librit “Blloku” njerëz të fushës së letrave, mes të tjerave vunë në dukje sidomos faktin që libri lexohej me interes ngaqë ishte i shkruar mjaft bukur, pra të jepte një shije të mirë leximi.

Postuar: 08/12/2019 - 07:50

Në këto tri dekada që pas përmbysjes së sistemit komunist, për herë të parë ndodh një rokadë norm

Postuar: 08/12/2019 - 07:48

Tërmeti i 26 nëntorit krijoi jo pak viktima, trauma që zor se kanë për t’u harruar, por gji

Postuar: 07/12/2019 - 07:15

Është praktika më normale që një kryeministër dhe çdo qeveritar të takohet me qytetarët nga më i

Postuar: 07/12/2019 - 07:14

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harro

Postuar: 07/12/2019 - 07:12

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve t

Postuar: 07/12/2019 - 07:08

Vazhdon të rezultojë si një pyetje e rëndësishme ajo që tundon të gjithë: A mund të riparojnë dëm