BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Opozita me risi, shëtitje nëpër qytete

Opozita me risi, shëtitje nëpër qytete

 Deri kohë më parë ishim njohur me protestat qytet më qytet dhe protestues shëtitës. Protestuesit opozitarë për muaj me radhë ndiqnin hap pas hapi kryeministrin, duke e pritur e përcjell në lagje, shtigje, qytete, fshatra, takime, mbledhje, analiza apo inspektime. Pothuaj iu bënë pullë poste Ramës. Qëllimi ta pengonin dhe demaskonin kudo që shkonte. Dhe në këtë lëvizje jo se dolën fare pa gjë. Së paku udhëtuan qindra kilometra, humbën peshat e tepërta dhe afishuan talentin e kopjimit të stilit qeveritar të drejtimit dhe bashkëqeverisjes me qytetarët. Po shpejt kjo lëvizje do ia linte vendin një forme edhe më të sofistikuar të politikës opozitare. Do niste më një risi e re. Një stil për t’u pasur zili. Opozita nga stacionare po shndërrohet në opozitë më vizionare. Nga statike në shëtitëse. Ndaj me të drejtë thuhet: Opozita me risi të re, shëtitje nëpër qytete. Pasi bombarduan qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme dhe jo pa të drejtë për ngjarjet kriminale në Shkodër, kuptohet jo për t’u qarë hallin shkodranëve se kjo ka fare pak vlerë ka, si për opozitën në qendër dhe mazhorancën lokale dhe kryebashkiaken Voltana Ademi e cila më në fund ngriti zërin pasi u vranë gjashtë bashkëqytetarë dhe u rrëmbyen dy të tjerë, u zgjodh nga grupet parlamentare të PD dhe LSI të zhvendosen në kryeqendrën e veriut në qytetin e Shkodrës. Kryetari Basha, ditën e fillimit të sesionit të ri parlamentar në emër të luftës kundër qeverisë dhe për të qenë sa më larg sallës së parlamentit, atje ku bëhet politika dhe vendoset për miratimin e ligjeve dhe strategjive të zhvillimit dhe ku askush nuk mban përgjegjësi për ato që thotë e ato që anatemon e shpif, u vendos në Shkodër. Prej andej për të bërë politikë të madhe. Udhëtuan deputetët opozitarë rreth 150 km për t`u thënë shqiptarëve sloganin e zakonshëm se ja, ne jemi pulsi i shoqërisë. Jemi të ndjeshëm. Të dhimbsur të pagjumë. Vendi ynë është atje ku janë problemet. Atje ku mungon rendi dhe qetësia dhe ku krimi sipas tyre ka marrë në dorë fatet e një qyteti të tërë. Dhe pikërisht nga ky qytet u përcollën ide të “mëdha” dhe u bënë kritika të ashpra për atë që ka ndodhur këtu për krimin që ka dalë në sipërfaqe, duke e paraqitur Shkodrën si vendin ku sundon mafia. Që në qytetin verior gjatë kohëve të fundit janë shënuar disa raste vërtetë tronditëse dhe që kanë ngjallur panik tek qytetarët kjo nuk ka diskutim dhe nuk mund të anashkalohet. Po nuk është viti i parë dhe nuk është ekskluzivitet i kësaj vere. Fatkeqësisht në një qytet të kulturuar si Shkodra në këto tri dekada ka pasur ngjarje që nuk mund të harrohen. Ka pasur krime që kanë dhembur në tërë vendin. Në Shkodër janë vrarë njerëz dhe drejtues të rëndësishëm të policisë. Po kjo nuk mund ta barazoj atë me qytetin që ka rënë në dorë të mafies. Është teprim dhe keqdashje një cilësim i tillë i cili trumbetohet nga opozita jonë dhe tundet si flamur i së keqes në emër të jetës edhe pse qëllimi është të diskreditohet vendi dhe të hidhet baltë mbi Ministrinë e Brendshme dhe policinë e shtetit. Shteti pikërisht ndaj është në Shkodër për të garantuar sigurinë dhe rendin, për të ndalur krimin për ta goditur e parandaluar atë. Po në ndryshim nga strukturat shtetërore, organet e rendit e prokurorisë që shkojnë në Shkodër për një qëllim të madh, opozita, liderët e saj, deputetët shkojnë atje për shëtitje. Për dukje e karshillëk. Për të bërë shoun e radhës, dhe për tu thënë shqiptarëve: - Ja sa të shqetësuar jemi. Të bësh një rrugëtim kaq të gjatë vetëm për një foto nga Shkodra është pothuaj qesharake. Një xhiro nëpër pluhur. Nëse do bënte një politikë serioze, opozita nuk kish pse të shkonte aq larg. Salla e Kuvendit të Shqipërisë është vendi ku bëhet politika e merren vendime të rëndësishme. Ndaj mund ta kursente tërë atë mund e të merrte arratinë, duke vënë në lëvizje dhjetra mjete drejt qytetit të Shkodrës. Shpenzim kohe dhe shpërdorim i Kuvendit të Shqipërisë, atje ku ka vendin opozita, është e vetmja “fitore” e opozitës. Lëvizjet dhe zhvendosjet nga qyteti në qytet më shumë është guidë turistike se strategji politike. Edhe pse është e drejta e opozitës të veprojë si të dëshirojë, të bëjë piknik, të organizojë shëtitje nga qyteti në qytet, të marri salla me qira apo të flasi nga klube e holle, nga shtëpi private apo çdo mjedis tjetër, është në të drejtën tonë si qytetarë të gjykojmë rezultatin që arrihet me këto vajtje- ardhje pa fund të cilat ngjajnë si kopje të shëmtuara, gati groteske me format e punës së qeverisë në zbatim të strategjisë së zgjedhur prej saj, qeverisjen me qytetarët. Miklimi opozitar për t`u dukur e lidhur me qytetarët, si e shkrirë me të, si pjesë e pandarë e tyre, siç trumbeton Lulzim Basha, si aleancë me qytetarët për të çliruar qeverinë nga krimi dhe për ti dhënë popullit qetësinë nuk është se e ka bërë më të besueshme opozitën tonë në rrugën e saj të mundimshme për t`i mbushur mendjen popullit se ajo është garantja e shpëtimit të vendit dhe faktor i luftës kundër krimit e varfërisë. Nuk është bërë më e besueshme, si garantja e votës së lirë. 

Meqenëse krimi është i ndërlidhur dhe interferuar nga Shkodra në Elbasan e qytete të tjera dhe opozita këtë qytet e ka anatemuar përherë si një qytet që komandohet nga mafia, se atje qeverisja lokale është njësh me krimin, se biznesin po e mbyt bota e krimit, se bizneset e ndershme falimentojnë dhe zhvillohen ato që janë njësh me bashkinë e qeverinë, si dhe fakti që herë pas here Elbasani është tronditur nga ngjarje të rënda, pas Shkodrës, opozita zgjodhi pikërisht këtë qytet. Në Elbasan e transferoi kuvendin. Atje e ngriti selinë. Këtu i delegoi deputetët të cilët sallën e kuvendit e degdisën në këtë qytet.

Po shëtitjet ndërqytetase, duke u shndërruar si autobusë interurabanë, janë vetëm njëra anë. Themelorja mbetet bojkoti parlamentar. Qëllimi? Imponimi! Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi rreken të na thonë: -Jemi atje ku na kërkon qyteti. Jemi atje ku ka probleme. Jemi pulsi i ndjeshmërisë qytetare. Natyrisht opozita kudo është në shtëpinë e vet. Ashtu sikundër edhe qeveria. Takimet dhe mbledhjet e qeverisë në qytete të ndryshme të Shqipërisë nuk ka pse të mbeten pronë qeveritare. Po a shkon të eci edhe opozita në të njejtin shteg? Të kopjojë kaq në mënyrë groteske? Dhe këtu opozita jonë shquhet për fotokopje për ngjashmëri, për ndjekje symbyllur të praktikave e metodave qeveritare. Jo më kot gjatë këtyre viteve të opozitarizmit shqiptar nuk ka ndodhur të mos shikojmë një ngjashmëri absolute si të jenë “Vëllezërit Siamezë” mes opozitave dhe qeverive. Politikë pa krijimtari. Pa origjinalitet. Në shtegtim qeveria? Në këtë rrugë edhe opozita! Gju më gju me popullin qeveria? Këmbadoras opozita. Portal për qytetarët qeveria? Të njëjtin portal çel edhe opozita. Të qeverisim me qytetarët është slogani i qeverisë? Të bëjmë aleat qytetarët, thotë opozita! Ecën drejtë qeveria? Drejt i hedh hapat edhe opozita! Ngjitet në Kukës qeveria? Atje e lë vrapin opozita. Shkon në Korçë qeveria? Atje përplaset opozita. Nuk ka asnjë taktikë që të jetë origjinale. Ajo, jo pa qëllim ndjek trajektoren qeveritare. Jo më kot kopjon të njetin stil. Zbaton të njejtat risi. Po më në fund, risi e re: Shëtitje nëpër qytete. Dhe kur shikojmë se deputetët opozitarë nuk i afrohen sallës së kuvendit, atje ku pret të marrë jetë reforma në drejtësi, ku ka ngecur komisioni hetimor për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, atje ku bëhet vetingu, opozita dërgon me e-maile e në facebook, platformat e veta imagjinare si të dërgesa nga perëndia. Dhe që andej nga Elbasani kërkon veting të politikës dhe politikanëve. Po ajo që kërkon me këmbëngulje është shmangia e parlamentit dhe mos votimi i reformës në drejtësi, ngritja e organeve të reja të drejtësisë në emër të kontakteve me popullin. Këto kohët e fundit opozitarët tanë janë bërë goxha popullorë. Pothuaj janë duke qëndruar gju më gju me popullin. Në pamje të parë duket politikë moderne e në ritmin e kohës kjo sjellje opozitare. Por kujtojmë se braktisja e parlamentit në emër të luftës kundër qeverisë në këto 30 vjet të demokracisë së brishtë shqiptare është provuar me mijëra herë. Nuk ka mbetur parti pa shijuar braktisjen dhe bojkotin parlamentar. Po në fund të gjithë janë kthyer në atë sallë. Votuesit shqiptarë i kanë deleguar deputetët në kuvend. Atje bëhen politikat e mëdha. Vendoset për ligje e vendime. Në kuvend bëhen reforma e politika për Shqipërinë. Bojkoti, shëtitjet, vakancat nuk janë zgjidhje as të nxjerrin në “Kepin e Shpresës së Mirë”. Ndaj edhe opozita me këto risi, me këtë stil të ri, duke bërë shëtitje nëpër qytete edhe pse bën përpjekje të shitet si një politikë e re e largpamëse, në vend të vërë vetullat po nxjerr edhe sytë.

Nga Bardhyl BEJKO