BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

"Opozita", në zi për vdekjen e "mosbindjes" së saj ndaj hapjes së negociatave

"Opozita", në zi për vdekjen e "mosbindjes"

Shqipëria dhe shqiptarët, pas afro 28 vjet të marrë peng nga superbanda kriminale e Berishës, superbandë e cila është e lidhur me krimin dhe kriminelët më të mëdhenj dhe më cilësorë brenda dhe jashtë vendit, më në fund e pa dritën në fundin e tunelit! Këshilli i Europës, ky organ kaq i lartë dhe me autoritet të padiskutueshëm mbi të gjitha strukturat dhe institucionet e BE, i dha miratimin bindës, pa ekuivoke dhe pa asnjë kushtëzim hapjes së negociatave mes atdheut tonë të shtrenjtë dhe BE, pjesë gjeostrategjike e të cilit është Shqipëria.

Kemi të bëjmë me një sukses të madh meritor të shqiptarëve dhe të qeverisë aktuale të tyre, me një lajm tepër pozitiv për këtë vend në këto vite të gjata katastrofike nga çdo pikëpamje që kemi përjetuar. Është hapur më në fund për Shqipërinë dhe për shqiptarët rruga e gjerë cilësore për një udhëtim të mbarë drejt një shteti ligjor, drejt një sistemi gjyqësor të pakorruptuar, drejt një jetese me dinjitet dhe mirëqenie, drejt një jete me siguri e rend, ku kriminelët dhe banditët e Berishës, Lulit, Mulit, Lilit, Monës dhe "çizmeve" të tyre pa din e pa iman, nuk do të kenë mundësi si më parë të na vrasin e të na presin pa gjyq, të bëjnë çfarë dhe si të duan me një popull të tërë dhe me përfaqësuesit e tij realë dhe jo të shitblerë!

Në këtë arritje kaq të madhe, shqiptarët atdhedashës, qeveria e tyre dhe kryeministri i kësaj qeverie kanë meritën e tyre të padiskutueshëm. Janë puna, sakrificat, përkushtimi, dija, kultura, principialiteti, vendosmëria, vështrimi përpara dhe guximi i admirueshëm, të cilat e dhanë frytin e tyre pozitiv, ndonëse të ndodhur në një pozitë shokuese frenimi sabotimi gjithfarësh.

Kur të gjithë shqiptarët janë të gëzuar për këtë arritje, kur të gjithë e mirëpritën si një lajm dhe ogur nga më të mirët të këtyre 28 vjetëve, e ashtuquajtura "opozitë" dhe drejtuesit vulëhumbur të saj, nxijnë, sterrojnë, u ka rënë me të vërtetë damllaja dhe kanë hapur "derën e mortit", njëlloj sikur t'u kishte vdekur kapobanda që kanë në krye! Në vend që të gëzohen, janë helmuar dhe kanë shpallur zi, me ata flamujt e partive të tyre të pista në gjysëm shtize!

Këtë hidhërim kaq të thellë që shikojnë shqiptarët në sytë dhe fytyrat e vrerosura të Saliut, të Monikës dhe Likes, të Lulit dhe Lulkave të tjerë nuk mund ta shpjegojnë vetëm me të qënurit e tyre gjakhelmuar kundër interesave kombëtare shqiptare, por mbi të gjitha me lodhjen, me stërlodhjen, me drobitjen e tyre deri në ekstrem dyerve të botës së errët për të stërnxirë imazhin e vendit dhe të popullit të tyre, me aktet e tyre banditeske kundër institucioneve të shtetit, kundër përfaqësuesve të tyre të denjë e punëtorë, duke i penguar me çdo mjet e ferrë rrugaçërore për të çuar përpara progresin. Ata i sterros reforma në drejtësi, procesi i vettingut, spastrimi i gjyqësorit dhe akuzës prej njerëzve të korruptuar të tyre, të cilët çdo ditë i pinë gjakun si shushunjat popullit dhe asnjë gjë nuk u hyn në këmbë! Ata i kanë ulur flamujt e partiçkave të tyre "opozitare", të katandisur "si brekët e Ishes" në gjysmë shtizë sepse hapja e negociatave dhe rruga pa kthim e procesit të vettingut dhe e reformës në gjyqësorin shqiptar po i lë tashmë krejt zbuluar për të shkuar drejtë dyerve të hekurta të burgjeve për krimet e shumta makabër që kanë kryer vetë dhe familjarët e tyre kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ata janë tashmë në rrjetën e peshkaqenëve të mëdhenj dhe nuk mund të dalin dot kollaj prej saj, sepse në fund të fundit, edhe sikur të paguajnë njëqind fish më shumë sesa kanë paguar "ustallarët" e tyre të "çadrës", të "çizmes apo miellit", kreditorët e zjarrvënies së pasurisë së shqiptarëve atje në Kalimash, populli shqiptar e ka vrarë përfundimisht frikën dhe do të dinë të sakrifikojnë për t'i vënë përpara si dhitë e zgjebosura këta kriminelë gjakftohtë, të cilët e kanë vrarë dhe stërvrarë për të disatën herë të gjorën Shqipëri dhe të mjerin popull të saj.../ Nga Av. Idajet BEQIRI