BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Opozita po shtje dhëmbazi

Opozita po shtje dhëmbazi

A u ka qëlluar të keni parë ndonjë qen, që ka frikë të afrohet dhe shtje dhëmazi nga larg? Opozita e ka kopjuar plotësisht këtë lloj qeni. Po të mendosh pak më ndryshe, kjo që po bën opozita është çadra e dytë. A u kujtohet, kur Rama bënte fushatë për zgjedhjet, opozita ishte futur në çadër e shtinte dhëmbazi. Dhe kur humbi thellë e më thellë ankohej se i vodhën e blenë votat. A e di opozita rolin që duhet të lozë? Ti qepet pushtetit këmba këmbës dhe të mos e lërë të marrë frymë, jo të bëjë rolin e qenit frikacak. Vërtet qeveria vete mblidhet rreth më rreth, por ajo miraton ligje e projekte për zhvillimin e vendit. Po opozita çfarë fiton me këto shëtitje të kota? Kur ajo duhet të jetë në Kuvend e të pengojë pushtetin për të miratuar ligje të kundërligjshme, zgjedh Vlorën për të shtënë dhëmbazi. Çfarë fiton opozita duke folur në ajër? Deri tani politika e opozitës kanë qenë shpifjet dhe sharjet. Pushteti nuk ndalet me politikë të tillë. Pata durim të dëgjoja një ditë Alibeajn me Krasniqin. I pari derdhi një lum me akuza, i dyti ja përmbysi, se ato ishin dyshime. Opozita nuk e ka kuptuar ende se deri tani ka punuar vetëm kundër vetes. Një opozitë që brenda një ore ndryshon politikën e saj dhjetë herë, s’ka si të jetë e besueshme. Ka caktuar disa data për rrëzimin e Edi Ramës dhe bërje të zgjedhjeve para kohe, po, jo vetëm atë nuk e ka bërë, po është larguar nga lufta reale kundër pushtetit. Ata pak mbështetës që i kanë mbetur opozitës prisnin që në shtatorin që jemi, do të ishte fundi i qeverisë. Atëherë si mund të jetë e besueshme kjo opozitë?

Opozita po shpreson tek ca mbeturina partish, që i bashkohen për inate për të marrë pushtetin. Të tillë, që kanë qenë dhe janë bravarë, le të mbledhë sa të dojë, populli mbështet ata që janë të besuar e nuk lëvizin parti më parti. Inatçinjtë nuk janë njerëz të qëndrueshëm. Ata siç vijnë edhe ikin. Ajo nuk e di ende, se ardhja e mbeturinave do të sjellë konflikte të mëdha. Ata që vijnë, duan pjesën e tyre në zgjedhjet e ardhshme, me kushte, po pëdëistët nuk po rrinë kot në atë parti dhe duan mundin e tyre. Si mund të besojnë më ata ndjekës, kur opozita ka pesë vjet që akuzon pushtetarët për kriminelë e hajdutë dhe në organet e drejtësisë nuk ka denoncuar asnjë? A u kujtohen akuzat me të cilat e bombarduan Fatos Nanon, por me të hequr dorë, nuk paskësh qenë asgjë, as kriminel, as hajdut! Opozita fjalën dhe protestën ka të sajat, po populli bindet me fjalë të besueshme, jo me përralla që nuk i besojnë as fëmijët. Po ndalemi tek protesta që bën për teatrin. Si mund ta mbështesë populli këtë opozitë, kur ajo ka kundërshtuar çdo objekt të ndërtuar, që më pas janë bërë pronë e nevojshme e popullit dhe vetë opozitës. Çfarë humbet e fiton populli në shembet apo ndërtohet teatri? Populli nuk e ka parë një herë opozitën të shqetësohet e protestojë për pensionet e ulëta dhe rrogat e larta të deputetëve dhe pushtetarëve. Hedh ndonjë fjalë për papunësinë, po nuk ka bërë një protestë për të. Flet për largimin e shqiptarëve nga vendi, po harron që ne kemi vuajtur për kufij të lirë. Opozita shqetësohet pse këndohen këngë për Enver Hoxhën e përmendet partizani Velo! Këto janë absurditete, që e zhvleftësojnë opozitën. Në demokraci u lejokan njerëzit që të vrasin e të vjedhin cilin të duan dhe na u ndaluaka kënga. Të mos ketë frikë opozita, se enveristët i ka brenda saj dhe ai Enver që kundërshtojnë nuk ngjallet më. U bënë kaq vite demokraci dhe ende s’e kemi kuptuar e po merremi me budallallëqe. Mbase opozita më akuzon edhe mua pse mbaj tre stilolapsa në xhepin e këmishës. Pa u futur në shinat e saj njerëzore, opozita të mos pretendojë për pushtet. Ajo nuk e kupton se ende nuk i ka dhënë një alternativë popullit që do ta bëjë më mirë se kjo qeverisjen. Politika e saj i ngjan përrallës së ariut, që thoshte: “Sivjet do të bëjnë gorricat se më hahen mua”.

Opozita e ka të humbur pushtetin pa u votuar fare, sepse fushata ka filluar dhe pushtetarët e kanë bërë gjysmën e saj, kurse opozita vazhdon shëtitjet e mbyllura nëpër çadra. Sipas terezisë, ajo po përgatitet jo të fitojë zgjedhjet, po si të sajojë ndonjë gënjeshtër për të kundërshtuar fitoren e të tjerëve. Nuk e kuptojmë kush do të votojë për opozitën, kur nuk kanë vajtur një herë te votuesit, po mbetën nëpër salla të mbyllura. Salla të jep rehati, po jo vota. Një opozitë që pretendon të marrë pushtetin duke derdhur një lum shpifjesh e sharjesh, e ka të humbur atë pa u futur në fushatë. Opozita, që të bëhet serioze lipset të heqë dorë nga lehjet qenërore të largëta. Si mund të bëhet e besueshme kjo opozitë, që nga fillimi i saj vetëm ka shpifur, sharë e kundërshtuar çdo gjë që ka bërë pushteti. Cili njeri në Tiranë, qoftë edhe opozitar do të votonte për opozitën, se kundërshtoi sheshin, “Skënderbej”, Pazarin e Ri, shëtitoren te Stacioni i Trenit, parqet dhe lojrat në Tiranë. Natyrisht opozita nuk mund t’u bëjë jehonë sukseseve të pushtetit, po të paktën të mos flasë se në këtë rast humbet besimin te zgjedhësit. Të paktën mos humbisni njerëzillëkun, po as dhëmbasi mos shtini.

Nga Enver CAKAJ