BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Opozita shqiptare më në fund tre dimensionale

Opozita shqiptare më në fund tre dimensionale

Opozita në gjithë vendet e botës demokratike, është oponenca e pushtetit, alternativa në pritje për t`u bërë mazhorancë. Kjo përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, të drejta dhe të barabarta. Përcaktuese, ajo që vendos fituesin është, vota e popullit,verdikti i tij. Jo më kot thuhet: Sovrani vendos. Edhe pse prej tri dekadash, shqiptarët jetojnë në një sistem demokratik që presupozon rotacionin e pushtetit përmes votës, zgjedhjeve të lira, jo në pak raste, forca të ndryshme politike, janë përpjekur të imponohen përmes revolucioneve imagjinare, protestave të dhunshme, dhunës verbale, akuzave, denigrimit deri edhe grushtit të shteti në miniaturë për të ardhur në qeverisje. Mentaliteti, paragjykimi dhe mendimi, si të ishin parahistorike parapolitike, ka bërë ta gjykojnë këtë skenar dhe strategji, si të ligjshëm, të drejtë, që e meritojnë për atë çfarë përfaqësojnë. Ushqyerja dhe imponimi i opinionit shoqëror me psikologjinë, se ata përfaqësojnë forcat demokratike dhe mund të vijnë në pushtet përmes revolucionit të tipit grusht shtet. Veprimet e tyre edhe pse ilegjitime të papranueshme, u japin staturën e së vërtetës absolute. Pushteti përmes dhunës është eksperimentuar në vendin tonë më shumë se njëherë. Kujtojmë këtu, pushtimin e institucioneve, Kryeministrinë, televizionin e vetëm kombëtar, rrethimin e Ministrisë së Brendshme në shtatorin e vitit 1998 nën drejtimin e liderëve të  PD-së, Sali Berishës e kompani, në shtabin e të cilit ishin edhe kryetarët e partive anonime për të marrë pushtetin me dhunë. Skenari u bë transparent përmes ekranit të televizionit shtetëror. Pikërisht nga ky televizion, përfaqësuesi i partisë zogiste, shpalli fitoren e grushtit të shtetit. Deklaruar nga njeriu i opozitës në ekranin e TV, se: Shqipëria që sot e tutje, ka një qeveri demokratike. Forcat “progresiste” morën pushtetin. Qëndroni të qetë! Këtë sihariq e kanë të memorizuar shqiptarët në kujtesë dhe nuk kanë për ta harruar kurrë. Mënyra si u veprua, ishte tipike si në vendet afrikane, ku marrja e pushtetit me grusht shteti, është traditë dhe vepër e udhëhequr nga gjeneralët, përmes komandimit të ushtrisë. Eksperimenti për marrje të pushtetit me dhunë edhe pse u vlerësua, vepër demokratike nga organizatorët, ishte një imitim i shëmtuar i parullës komuniste, “pushteti merret me gjak, mbrohet po me gjak”. U mendua e harruar pas instalimit të pluralizmit politik dhe fitores së demokracisë kjo rrugë drejt pushtetit. Kjo parullë bolshevike mendonim se ishte e tejkaluar e kapërcyer, po ishim gabuar. Në mendje të liderëve që e shesin veten, etalon të demokracisë, etja për pushtet pa votë, nuk është zhdukur. Ky koncept është kultivuar në mendjet e atyre që mbahen kampion të demokracisë. Falë qëndrimit të vendosur, reagimit të menjëhershëm të perëndimit, grushtshtetasit u tërhoqën këmbëzvarrë, turivarur e zemërthyer dhe u ngujuan bashkë me arsenalin e armëve dhe municioneve në selinë e PD-së, duke u justifikuar se ishte një revoltë e ligjshme pas humbjes së jetës të liderit të dhjetorit, të ndjerit Azem Hajdari. Nuk kanë kaluar aq shumë vite dhe ngjarje të tilla nuk harrohen. Duhen kujtuar për mos t`u ricikluar. Gjithsesi edhe pas tërë atyre akrobacive, opozita e vitit 1998, ishte një dimensionale. Opozitë tipike, alternativë kundër mazhorancës së majtë që kishte rreth një vit që kishte ardhur në pushtet përmes votës edhe pse në një situatë të rënduar pas rënies së shtetit në vitin 1996-1997. Sot eksperimentet për pushtet përmes rrugës edhe pse nuk kanë munguar, u eksperimentuan për një vit resht në 2019-ën, përsëri asnjë moment edhe pse u shoqëruan nga veprime tejet të dhunshme, veçanërisht kundër forcave të rendit dhe objekteve të rëndësisë së veçantë nuk u eksperimentua në atë thellësi e gjerësi sa në vitin e largët të grushtit të shtetit në 1998. Atëherë dhe për tri dekada, opozita mundet të ketë qënë e fragmentarizuar dhe në jo pak raste  brenda opozitës ka pasur rryma dhe faktorë të ndryshëm. Po opozita ishte një dimensionale, kishte një bosht, një kokë, një trup, një strategji, një ideologji edhe pse me shumë përçarje e tendenca për të qënë faktorë të pavarur që binin ndesh me opozitën në bllok. Në këtë kuptim, fragmentarizmi i opozitës nuk ka munguar gjatë tërë kohës. Shqipëria përgjithësisht ka trashëguar opozitë një dimensionale. Sot është ndryshe krejtësisht. Shqipëria përjeton një ndryshim radikal në konceptimin e opozitave, mënyrës si paraqiten e bëjnë opozitë kundër qeverisë dhe mazhorancës parlamentare dhe politikave të saj, dallojnë tërësisht me opozitën tradicionale. Opozita doemos do jetë kritike e ashpër e qeverisë. Ndryshe nuk meriton emrin opozitë. Mund t`i mungojë objektiviteti, të mbisundohet nga emocioni dhe jo realizmi dhe të kritikojë e akuzojë për problematika të rëndësishme, të cilat nuk varen fare nga qeveria. Si tërmeti a Covid-19. E veçanta e opozitës së sotme, është se kemi një opozitë tre dimensionale. Opozitë me tre mendje. Tre trupa. Tri kokë. Tri ideologji. Tre kryetarë. Tre seli. Njëra në rrugë, tjetra në SHQUP, e treta në Presidencë. Po kaq aspirata dhe qëndrime të cilat e kanë bërë Shqipërinë të vetmen, ku opozita është tre dimensionale. Të parën, kemi opozitën parlamentare. Opozitë me synime e objektiva për të cilat lufton përditë, duke kërkuar ndryshim sistemi zgjedhor, zhvillon betejën për listat e hapura, duke kërcënuar se nuk do jetë pjesë e lojërave politike dhe nuk do votojë asnjë reformë zgjedhore e cila nuk do përmbajë zgjidhjen e kërkesave të saj. Ndryshe bojkot, mosvotim në Kuvend, ku votat e opozitës parlamentare, janë të domosdoshme. Pa to nuk ka kuorum, reforma mbetet në letër, duke hedhur në lumë tërë atë përpjekje të faktorit ndërkombëtar dhe vetë përfaqësuesve të politikës në “Këshillin Politik”, i cili në pesë qershor doli me një platformë që u konsiderua si zgjidhja e vetme dhe mori mbështetjen e faktorëve politikë ndërkombëtarë. Kjo opozitë është e numrave, opozitë me votë. Është vërtet fryt i listave të PD e LSI-së, po e papranuar prej tyre, përkundrazi e anatemuar dhe sulmuar përditë, duke e denigruar dhe shpallur të paligjshme, opozitë tradhëtare e idealeve të demokracisë. Trajtimi si fëmijë i jashtëligjshëm, larguar nga shtëpia prindërore. Shkurt, opozitë me mandate deputetësh, pa ndonjë forcë politike në strukturën e forcave politike, që veprojnë në Shqipëri. Partia e vetme e tyre është mandati i deputetëve, kartoni. Edhe pse e akuzuar rëndë, gati e denigruar nga partia mëmë, sharë e fyer pa fund, opozita parlamentare, ia arriti t`i imponohet mazhorancës me kërkesa të cilat shumë herë, janë kundërshtuar fuqimisht dhe janë hedhur poshtë, duke i parë si lojë të kryeministrit Edi Rama. Opozitarë që përdor qeveria. Duke marrë ndihmë alfabetin shqip, kjo është opozita “A”. Jo e rendit të parë si kohë, po opozitë parlamentare me fuqi vote dhe mandate deputetësh. Opozitë pa suport politik partiak. Ata janë shpallur, djem e vajza plëngprishës, fëmijë jetim, të paligjshëm, haram, individ që bëjnë lojën e socialistëve dhe kryeministrit. Perceptim subjektiv. Realisht, opozita “A” bën detyrën e vet, lufton të dalë në bregun e fitores nesër në zgjedhjet e radhës. Asnjëri prej deputetëve të opozitës parlamentare nuk matet me përkohshmërinë. Ata e shikojnë veten deputet edhe njëzetë vjet. Nuk e vlerësojnë veten deputet të emergjencës, të emëruar, po të zgjedhur me të njëjtat kritere nga partitë e tyre. Përballë opozitës “A” gjendet opozita “B”. Jo si radhë apo vjetërsi. Është opozita reale, ka jetëgjatësinë tridhjetëvjeçare, në pushtet e opozitë. Pozicionimi në opozitën jashtëparlamentare, e etiketuar ikanakët politikë, zgjedhje në emocion e sipër, me idenë se do shkaktonte tërmet e kolaps të gjithë shoqërisë. Llogaritë e strategjisë së braktisjes së institucioneve, u bënë me idenë e opozitës për përfitime të jashtëzakonshme. Sipas skenaristëve dhe iniciatorëve anti-Parlament, ikja do mobilizonte popullin, do detyronte mazhorancën të ngrinte duart lart, duke u dorëzuar pa kushte. Llogari gabim natyrisht dhe besoj se sot llogaritarët e skenarit triumfues, gjenden në pozicionin më të vështirë, pasi e lanë opozitën tradicionale pa Parlament, bashki, këshilla bashkiake. Shkurt pa popull. Pa përfaqësim. I hoqën vendimmarrjen, gurin e themelit të demokracisë, përmes votës në Parlament dhe kjo duhet parë si një nga humbjet më të mëdha për opozitën jashtë parlamentare. Opozita “B”, është dimensioni i dytë opozitar. Është opozita reale, po e shndërruar në imagjinare. Kjo është zgjidhja me dëshirë nga pjesa që përfaqëson dimensionin real opozitar. Për çudinë e shqiptarëve, opozita nuk mbeti dy dimensionale. Edhe pas katapultimit të saj në mënyrë të sforcuar në shpikjen shqiptare, këshilli politik për t`i dhënë mundësi pjesëmarrjeje dhe vendimmarrjeje ikanakëve. Nuk qëndroi mbi dy këmbë opozita. Ka kohë që një opozitë e re, dimensioni “C” më saktë “P”. Është opozita presidenciale e Republikës së Shqipërisë. Opozita me pretendimet më të mëdha. E mat veten si forcë e ndryshimit dhe frikësimit. Kryetar opozitar, është vetë qytetari i parë, presidenti Iliri Meta. Aksionet e opozitës presidenciale, kanë ardhur duke u shtuar. Kulmin e arritën me protestën e fillim marsit në bulevardin e Tiranës, ku presidenti, thirri siç deklaroi, popullin të marshojë dhe mbrojë Kushtetutën dhe rendin kushtetues, sovranitetin e popullit dhe shtetin. Aksion tipik opozitar, pa asnjë ambalazh apo fshehje të qëllimit për të cilin u thirrën qytetarët në shesh. Demonstrim muskujsh për të treguar se opozita “C”, ah, jo, opozita“P”, presidenciale, është ku e ku më e fuqishme se ajo dy dimensionale. Opozita presidenciale është opozita më e re, dimensioni i treti i vërteti. Kështu nga dy dimensionale, opozita e re i dha formë trekëndore opozitës, e bëri tri dimensionale. Kuptohet opozita e dimensionit të tretë, është dimensioni i vërtetë. Është opozitë me pushtet. Opozitë në president. Opozita shtet, bile në kokë të shtetit në majë të piramidës është ai vetë, zoti president. Në njëqind mënyra, opozita e dimensionit të tretë, ka demonstruar qëndrime të ashpra. Herë në forma ligjore. Demonstrative, gojore, shkresore, policore, forcore. Kërcënime permanente për përmbysje, izolim, dënim. Shpërndarje parlamenti me kërcënim. Mos dekretim ligjesh në seri. Kthim e rikthim. Dekretim e zhdekretim datash zgjedhore. Largim të drejtuesve të organeve të drejtësisë, siç u betua kryeopozitari i Shqipërisë, refuzim të kryeministrit të ri nëse nuk do jetë i parapëlqyeri i tij. U shmang Dvorani, si i paligjshëm se kishte konsumuar vitet. U zëvendësua me Tushën si e superligjshme. Dimensioni i opozitës më të re, është opozita presidenciale ose me emrin e vërtetë, opozita hakmarrëse. Opozitë që nuk ka vetëm numra mandatesh apo podiume për deklarata, po vulë, super seli, firmë, prestigj, të drejtën për të marrë vendime në emrin tënd Shqipëri. Në këtë mënyrë dimensioni i tretë opozitar, ai më i riu, është jo vetëm opozitë, po edhe qeveri, me seli, Kryeministri, ushtri, polici, drejtësi pasi ka pushtet pa kufi. Është opozitë me dekret. Në këtë mënyrë, opozita tri dimensionale është tani, opozita top fare. Jo vetëm opozitë e deklaratave dhe fjalimeve, akuzave e përbetimeve, mallkimeve, bojkotimeve, dhunës e fjalimeve, po me dekrete dhe vendime. Ndër tri dimensionet opozitare, e parë në krye fare, është opozita presidenciale. Kryeopozitar i Shqipërisë, është vetë ai, Iliri, presidenti i opozitës, ortak besnik i Bashës dhe Monikës.