BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Opozitarizmi në udhëkryqin e kompromatit dhe shantazhit politik

Opozitarizmi në udhëkryqin e kompromatit dhe shantazhit politik

Veçoria e kësaj opozite që po lufton për t'u kthyer në standartet e një partie moderne, është se ajo vazhdon të mbahet peng, nga figura të degraduara në krye të saj. Leximi i retrospektivës së saj, flet për rrugën e gabuar që ndoqi gjatë qeverisjes së saj, e cila notoj në ujërat e vetëkënaqësisë dhe vetëmjaftueshmërisë së populizmit berishian. Strategjia e politikës së tij e veshur me ngjyra demokratike, u propagandua si e pagabueshme dhe e pakorrigjueshme, duke krijuar brenda partisë profilin e modelit vetëqeverisës, të cilin e injektoi edhe në drejtimin e shtetit. Modeli autokratik që modeloi brenda partisë, dominoi politikat e programeve që nuk u kthyen kurrë në prioritete, por mbetën alternativa. Partia e shpresave të mëdha e humbi që në fillesat e saj sensin demokratik, duke iu afruar praktikave të republikave ruse të dala nga shpërbërja e unionit. Në një kohë kur shtetet e Europës Qëndrore, ndërmorën reformat e menjëhershme për evropianizimin dhe sot janë anëtare të BE. Megalomania e liderit në krye të saj,bëri që kjo parti të mos reformohet dhe demokratizohet, por mbeti në pozitat e kompromatit brenda saj dhe shantazhit politik ndaj kundërshtarëve. Kjo strategji bëri që kjo parti të degradojë dhe të shkërmoqet, në vend që të modernizohej dhe të përafrohej me të djathtën europiane. Me gjithë zhurmën e madhe të dy liderëve, që janë vënë në duel për triumfin e njërës palë mbi tjetrën, ajo që bie në sy është se brenda saj janë larguar mjaft figura të krahut reformator, duke mbetur në strukturat e saj elementët gojë mbyllur. E gjithë katrahura brenda saj, që nuk iu nënshtrua analizave për transparencë dhe nxjerrjen e shkaqeve të rënies aq poshtë të kësaj partie, mbajnë vulën e liderit de fakto Berisha. Megjithëse sot është në tavën e të akuzuarve, për një seri shkeljesh dhe abuzimesh gjatë qeverisjes së tij, të cilat janë të lidhura me krimin shtetëror, politik dhe ekonomik, ai ka kurajo të dalë në publik sikur pret medalje dhe jo ndëshkim. Disa nga faktorët që nuk e shkëputën dot këtë formacion politik nga mendësitë e fillesave të saj, lidhen me qëndrimin pedant dhe destruktiv, gjatë gjithë karrierës së tij në krye të partisë dhe të shtetit. Duke bërë të paditurin dhe të pabindurin, ai vazhdon të bëjë lojën e kompromatit me liderin aktual dhe kundërshtarët, që kërkojnë largimin e tij nga PD. Është për të ardhur keq për rënien kaq poshtë të këtij formacioni politik, si rezultat i një drejtimi aventuresk, pa vënë asnjëherë në funksion të saj zbatimin e kritereve të një partie moderne. Figura e tij në krye të PD u asumua në zbatimin selektiv të ligjeve, duke e kthyer atë në një instrument për forcimin e pozitave në krye të saj dhe shantazhimin e kundërshtarëve. Nga ana tjetër ai çimentoi sistemin oligarkik, duke mos lënë hapësira brenda partisë për opozicion dhe fjalën e lirë. Duke krijuar mitin e të paprekshmit dhe të pandëshkueshmit, hodhi pas shpine shtetin e së drejtës, duke hedhur në koshin e plehrave ligjet, normat dhe rregullat që janë standardet kryesore për çdo vend demokratik. Kjo strategji bëri që vendi të pushtohet nga krimi i organizuar, tolerimi i korrupsionit, si dhe mbjellja dhe trafikimi i bimëve narkotike. Qytetarët e këtij vendi nuk ishin në gjendje të kontrollonin rrjetin shkatërrues të "nëndheshëm" që ishte garanci për mbrojtjen dhe konsolidimin e pushtetit autokratik. Nëpërmjet mediave shurdhuese që vazhdojnë ta mbështesin edhe sot, deklaronte para shqiptarëve se ne e futëm Shqipërinë në NATO, hoqëm vizat për lëvizje të lirë, jemi me rritje ekonomike pas Gjermanisë e të tjera broçkulla, kur vendi vuante krizën financiare, emigrimin, si dhe mungesën e reformave. Kjo demagogji me nota negative, kishte si objektiv fshehjen e të vërtetës së institucioneve, që evidentonin skandalet në ekonomi me materiale diskredituese të bizneseve kriminale si Gërdeci, CEZ-i, dhënia me koncesion firmave të huaja shfrytëzimin e pasurive nëntokësore, të lumenjve për ndërtimin e TEC-ve, duke dëmtuar faunën dhe bukuritë natyrore të vendit. Kompromentimi në shkeljet e ligjeve, në lidhjet me firmat e huaja shfrytëzuese të pasurive natyrore, pabesia dhe abuzivizmi e çuan ekonominë drejt shkatërrimit në buzë të greminës. Legjenda e shkeljeve flet për tenderat favorizuese të panumërta, abuzimet me tjetërsimin dhe privatizimin e pronave, fshehjen e parave të pista në parajsat fiskale, trajtimi diferencial i bizneseve mbështetës të qeverisjes, skemat financiare ilegale, që u ngjanin firmave piramidale, financimet e dyfishta të fushatave zgjedhore,si dhe lobimet jashtë Shqipërisë me mafien ndërkombëtare. Një tjetër fushë e kompromatit të kësaj opozite që nuk po kthehet në identitet, kanë qënë lidhjet me krimin e organizuar, të prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike, ku dëshmi konkrete dhe e pamohueshme është Lazarati, ku u ndëshkuan"skllevërit", por jo urdhëruesit dhe shfrytëzuesit në Tiranë. Por shqiptarët nuk mund të harrojnë trafikimin e armëve e municioneve, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por deri në Çad e Ruanda të Afrikës. Për çfarë vlerash flet opozitarizmi i sotëm kur gjatë gjithë proceseve integruese u kthye në rezistencë pasive, duke mos u bërë pjesë e reformave apo kontributit për përballimin e pasojave të tërmetit dhe pandemisë. Në çdo shtet demokratik partitë politike që përbëjnë pozitën dhe opozitën, para së gjithash duhet të demokratizohen brenda vetes, në mënyrë që të prodhojnë demokraci për vendin dhe të gjithë shoqërinë. Po a ka ndodhur kështu në Shqipërinë post komuniste? Leximi i retrospektivës së këtyre viteve dëshmon se demokratizimi i partive kryesore PD, PS dhe LSI, nuk evoluoi për interesat e vendit dhe të zhvillimit social-ekonomik, por u asumuan dhe iu përshtatën mentalitetit të drejtuesve të partive. Sot ADN-ja e PD flet më shumë se kaq, ngaqë edhe pse ka kaq probleme të akumuluara brenda saj, ajo nuk është në gjendje t'u japë rrugë. Lideri aktual që pa asnjë histori suksesi po mban frenat e drejtimit të PD, e ka ulur vazhdimisht eficensën e funksionimit të këtij aseti kryesor të pluralizmit.

Kështu ai nuk ka patur delegime përgjegjësie për mangësitë dhe drejtimin me ekip, nuk ka patur balancë midis strukturave në të gjitha lëvizjet brenda saj, sepse kudo është ndier kompromati shantazues i Saliut mbi Bashën. Për këto e të tjera ai nuk ka mundur të ndikojë në formimin e vullnetit politik brenda saj, si dhe të shtrirjes së tij në të gjithë jetën publike. Nuk ka mundur të ndërtojë programe konkurruese, si në zgjedhjet politike ashtu edhe në ato lokale,duke i lënë opozitarizmit në dorë humbjen pa dhënë llogari apo të respektonte dorëheqjen nga kreu i saj. Nuk mundi të ndërtojë një parti si bashkësi e lirë, në marrdhënie me qytetarët por induktoj dhunën dhe agresivitetin shantazues ndaj kundërshtarit. Duke ndërtuar një strategji konfrontimi dhe kundërshtimi ndaj çdo reforme, duke e kthyer partinë në një "shtet paralel" pa dhënë llogari para vartësve të tij, ka bërë që të dorëhiqen dhe largohen nga radhët e saj një numër jo i pakët funksionarësh. Me gjithë përpjekjet që po bëhen për ta sjellë në islla këtë parti, ajo nuk shkëputet dot nga hijet e errëta të Berishës dhe Bashës, në mënyrë që të futet në rrjedhën e ndërtimit si parti moderne. Mos shkëputja nga ky mentalitet po bën që të kultivohet dhe ushqehen edhe mbështetësit, me retorikat e përmbysjes së pushtetit me dhunë, si në epokat e revolucioneve proletare.