BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Opozitë në krizë koronavirusi, qeveri në panik epidemie

Opozitë në krizë koronavirusi, qeveri në panik epidemie

Alarmi për koronavirusin sa vjen dhe po sensibilizon qytetarët në gjithë vendin. Çdo ditë që kalon kemi një sensibilizim të popullatës, të cilët e kanë pranuar vetëkarantinimin si një masë shpëtimtare ndaj këtij armiku të padukshëm. 

Pavarësisht se sjellja e këtij virusi është në nivelet e një gripi të rëndë, mungesa e medikamenteve për tu luftuar e bën shumë më tepër të rrezikshëm, pasi çdo gjë ngelet në dorë të sistemit imunitar të trupit të njeriut. Italia sot ka kaluar numrin e 17660 të infektuarve, nga të cilët 1266 kanë humbur jetën, 1439 janë shëruar dhe rreth 1328 ndodhen në terapi intensive. Vetëm ditën e sotme në Itali janë ndarë nga jeta 250 persona ku mesatarja moshës së  tyre ka qenë 80.1 vjec.

Nga gjithë ky numër të vdekurish, vetëm dy persona kanë qenë 39 vjec dhe kanë pasur sëmundje të tjera. Në Shqipëri sot për sot numri i të prekurve është mbërthyer në 33. Ndërhyrja e qeverisë me ndërprerjen e lëvizjes, mbylljen e bareve, restoranteve, dhe shumë shërbimeve që  mund të ishin qendra përhapje infeksioni është mirëpritur nga popullata, të cilët sot nuk kanë preferuar të dalin në ambientet jashtë shtëpisë.

Masat drastike të marra nga Edi Rama janë shumë herë më të ashpra edhe nga ato të qeverisë italiane, e cila i mori faza- faza ndërprerjet e aktiviteteve dhe shërbimeve sociale. Ndryshe nga ç’ndodh me politikën shqiptare, politika italiane është bërë një me masat e qeverisë, duke u solidarizuar në këtë fatkeqësi botërore.

Kryeministri Konte, para dy netësh në një fjalim të ndjerë ju drejtua popullit italian për mirëkuptim përsa i përket masave drastike të karantimit. Ky fjalim u mirëprit nga gjithë popullata dhe ylli i kryeministrit italian ka kapur majat e shkëlqimit në gjithë opinionin italian, duke filluar nga rrjetet sociale deri te spektri mediatik.

Në të kundërt ndërhyrjet e kryeministrit shqiptar kanë marrë akuza nga opozita si ndërhyrje në privacinë e njerëzve. Opozita shqiptare në vend të bëhet palë me mazhorancën në këtë fatkeqësi kërkon gjilpërën në kashtë për të bërë politikë me thirrjet e kryeministrit për sensibilizim të popullatës.

Sot nuk është koha për të kritikuar, as për të akuzuar. Kjo fatkeqësi ka gjunjëzuar Italinë me 15 mijë të prekur që është një nga vendet me shëndetësi brilante dhe nuk diskutohet vendi ynë i cili njihet për deficencat që ka në sistemin shëndetësor, krim i kryer nga politika në 30 vitet e demokracisë.

Kryeministri shqiptar ka detyrë të jetë prezent çdo ditë me komunikimet e tij, për të qenë sa më afër një kombi të terrorizuar nga frika e asaj që mund të ndodhë nesër. Opozita shqiptare dhe gjithë suita e saj militante e specialistëve, duhet të jenë në ballë të sensibilizimit për ti ardhur në ndihmë zbutjes së efekteve që mund të japë koronavirusi. Gjyqin kyeministrit t’ja bëjnë pasi të mbarojë ky hall.

Ka kohë për të verifikuar defektet e qeverisë dhe për të bërë opozitë me defektet e saj gjatë kësaj periudhe. Sot shqiptarët jetojnë në frikën e asaj që mund të ndodhë nesër me virusin. Përsa i takon kryeministrit shqiptar, i takon të jetë i kujdesshëm me masat drastike dhe të lejojë bizneset të punojnë dhe mos i paralizojë, se nesër do jetë më keq kur mijëra puntorë të mos kenë të ardhura  për të çuar në shtëpi, pasi me këto masa mund të përfundojnë në rrugë mijëra njerëz.

Qeveria duhet të kërkojë llogari për masat e sigurisë, por nuk mund të paralizojë zhvillimin e ekonomisë. Këtë veprim nuk e ka bërë as Italia dhe as një shtet në europë. Situata është e qartë; opozitën e ka futur në krizë koronavirusi, ndërkoë që qeverinë e ka kapur paniku që rrezikon shkatërrimin e ekonomisë.