BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Opozitë plazhi

Opozitë plazhi

Është e qartë, që vendi është pa opozitë. Gjithçka duket e vjetruar, e thënë dhe e stërthënë. Lulzim Basha po sforcohet shumë që të mbajë militantët të karikuar dhe të krijojë shpresë. Rreshtimin e PDIU-së krahas LSI-së, ai u përpoq ta paraqiste me ngjyra spektakli në “qytetin e flamurit”. Ndoshta edhe për faktin se aty ka shumë pjestarë të komunitetit çam. Ky mund të konsiderohet më tepër një bashkim krerësh të konsumuar nga koha, një grupim për interesa pushteti, të ruajtjes së privilegjeve dhe status-kuo-së se sa ideologjik, me një program të detajuar që do krijonte një trend të ri në zhvillimin e vendit. Mund ta quash pa frikë një bashkim humbësish, që me gjasë e kanë përgatitur dhe alibinë për çdo rast: se votat jua vodhi “pushteti i krimit”. Sa më shumë t’u bjerren votat nga humbja e mbështetjes së antarësisë, aq më shumë do bërtasin. Së pari këtij grupimi i mungon moraliteti, sepse në tërësi kanë qenë të përfolur në kohë dhe nivele të ndryshme për abuzime dhe korrupsion me pushtetin, kanë përfaqësuar aleanca të ndryshme garuese që nga 2013-ta, dhe në këtë kontekst nuk kanë as kauzë të përbashkët. Ata po përpiqen ta motivojnë këtë ngjizje si “fronti i së mirës”, ndaj “frontit të së keqes”!

Lulzim Basha, veç të tjerash është përpjekur të tregohet strategjik me afrimin e PDIU-së. Nga njëra anë frenon orekset e LSI-së, dëshirën e saj për protagonizëm dhe lëvizje radikale që do ta nxirrnin zbuluar forcën e tij organizuese, duke jua hedhur si gjah të lehtë kundërshtarëve brenda selisë “blu”, nga ana tjetër ju jep një mesazh të koduar Athinës zyrtare, se sa kohë mbështesin këtë qeveri nuk ka zgjidhje të “çështjes së detit”. Afërmendsh që Greqia do reagonte dhe do kërkonte distancimin e Vangjel Dules nga kjo aleancë. Pra, Lulzim Basha ka zgjedhur ta nxjerrë gozhdën me gozhdë, duke u shitur dhe si nacionalist që “për asnjë arsye në botë” nuk bën pazare në kurriz të popullsisë çame. Qëndrimi i njohur presidentit Ilir Meta me mosdekretim për “çeljen e negociatave” për një sërë arsyesh teknike, proceduriale, bëhet garant i kësaj loje kungulleshkash. Dhe pse e di se kjo lëvizje dhe ky qëndrim nuk gjen mbështetje në qarqet diplomatike në Bruksel dhe Uashington, ai tregohet stoik dhe luan blofin. Ashtu siç edhe mëton t’i përgjigjet Vetingut në Drejtësi të propozuar prej tyre me Veting Politik. Është mënyra më e mirë për ta bërë të parin të pavlefshëm. Për të rikthyer modën e komisioneve me militant që pas një maratone të gjatë lëshojnë “certifikata virgjërie”. Lulzim Basha dhe enturazhi i tij po luajnë me nervat e ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve në limitet e absurditetit. Zgjedhja e qytetit të Vlorës për të shpalosur aksionin opozitar, përpos të tjerash është zgjedhja më e gabuar sepse ju sjell në mendje shqiptarëve faturën që ju desh t’i paguanin kreut të opozitës për prishjen e një ndërtimi të paligjshëm buzë detit (të vjehrrit), ose të një leje të marrë në kushtet e akraballëkut, duke shfrytëzuar stofin politik, si një shkëmbim nderesh. Krerët opozitar të këtij bashkimi janë pelegrinë të vonuar, që më së pari duhet të rrëfehen për të shkuarën e tyre dhe zor se mund të shndërrohen në marathonomak të shpresës.

Nga Luan KURTI