BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Opinion / Editorial

Çorba e gatuar në kuzhinat e politikës...

Çorba e gatuar në kuzhinat e politikës...

Është çudi më tepër dhe se çudia vetë , tek sa dëgjon lakime të emrit të ambasadores amerikane Yuri Kim, nëpër ekranin STV, të vënë në gojën e disa analistëve të cilët anatemojnë , në vend të shprehin mirënjohje. Patologjia e këtyre analistëve, e cila buron nga shpallja e ''non gratës '', jo vetëm i ka errësuar shikimin, por anatemimi i tyre kalon edhe përtej natyrës së kombit tonë, i cili u ka qenë mirënjohës gjithmonë amerikanëve, për sa shumë i detyrohemi. Etiketime guvernatore, shklese e sovranitetit, ambasadorakraci, jo vetëm nuk ngjizin në natyrshmërinë e politikave amerikane ndaj vendit tonë, por dhe tingëllojnë absurde, për vetë faktin se është kujdesja, pjekuria, maturia e kësaj diplomacie, e cila ka maturuar deri në pikën ku jemi politikën shqiptare, e cila mund të kishte rrëshqitur nëpër ullirin e të pa dëshiruarës, në sa do ishte lënë në dorën e politikanëve tanë, të ngërthyer nga ethet e pushtetit dhe sëmundja e parasë .Të ndash aktivitetin e një ambasadore, nga politika amerikane më e pakta është miopi politike, për të mos thënë dashakeqësi e qëllimtë, në mbrojtje të qëndrimit, ndaj veprimit korruptiv të lidershipit . Analistët skeptikë tek STV, nuk reshtnin së anatemuari Yuri Kim, refleksione të gjuhës së liderit , sulmon në emër të parimeve demokratike, duke u bërë apothollogjira veprimeve të veta, për të cilat '' Sekretari i DSHA, Blinken'' , ka shkruar të zezën në të bardhë. Në të njëjtën valë, ishte tek ABC dhe numri dy i një të tretës së PD-së, kur u pyet se pse, ambasadorja la pa u takuar me ''liderin historik'' , kur takoi gjithë të tjerët dhe për më tepër, qëndrimi i saj pa ekuivok në përgjigje se, askush nga departamenti amerikan nuk do të takonte ''non gratat'' edhe përkund pretendimit, se ai përfaqëson shumicën e elektoratit të djathtë. Për politikën e departamentit të shtetit amerikan, nuk kanë rëndësi numrat, por zbatimi i ligjshmërisë dhe parimeve demokratike , sipas shprehjes e dalë nga goja e ambasadores. Anatemoi, dyshi i një të tretës së PD, sepse lideri i tij është shkelur në kallo për korrupsion. Anatemimi nuk i shpëtoi edhe vizita e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erjon Veliajt, e cila në vend të vlerësohej për faktin e thjeshtë, sepse një lideri i hapen të gjitha dyert e shtetit amerikan, duke i rezervuar pritje nga krerët e ''Shtëpisë së Bardhë'' , analistët skeptikë nuk u kursyen ta quanin vizitën si një mënyrë, për t'i shpëtuar në ditët e sulmit të kryeministrit për ndërtimet pa lejë, ose më keq akoma, nihilizmi i tyre kalon caqet e njerëzores, duke u përpjekur të nxisin xhelozinë , për një armiqësim të mundshëm artificiale , nga se shohin bashkëpunimin e ngushtë, mes dy liderëve të majtë në interes të punëve të mëdha, ndërtuese në kryeqytet. Ndërsa këto mund të jetë të pranueshme, duke parë natyrën e qenies njerëzore e cila është shumë komplekse, një palimpsest (palimpsesti është një dorëshkrim në papiruse apo pergamenë, ku është fshirë teksti paraprak dhe , mbi të është shënuar një teksti i ri ) ku fshihen nën shtresa kuptimore të shumta, si një ajzberka me një të tetat e shfaqjes, por vizita e kryebashkiakut nuk le vend për aludime , e shfaqur, me figurë e me zë , dëshmi e një pune vlerësuese nga elita e shtetit amerikan . Anatemimet janë shpirti i të djathtës. Skepticizmi arrin kulmin, kur dëgjon nga dyshi i liderit të një të tretës së PD , t'i anashkalojë pyetjes së moderatprit në ABC për vizitën ne SHBA , pritja nga senatorë , e Belind Këlliçit , i cili pa dyshim është mbështetës nga politika amerikane, sepse përfaqëson të renë , dhe duhet promovuar jo vetëm nga miqtë , por dhe nga brenda lidershipit , duhet parë si një aset i cili, mund ta çojë drejt fitores të djathtën. Po anatemuesve,'' i trokiti fati në derë'', me dosjen Nik Muzinë . Jo më kot zëdhënësi i PD_së, doli para ekranit dhe foli goxha gjatë, për fillimet e punës së komisionit të ngritur nga brenda partisë, për hetimin e sponsorizimit rus , ku në kasafortat e boshatisura të selisë, nuk ishte gjetur asnjë material që implikonte PD-në. Aty është dora e ish liderit ,sipas tij. Për këtë do të informohej ambasadorja amerikane, por jo përmes ekranit , por postës , të përkthyer në shqip . Me sa dukej anatemimet nëpër ekrane, nuk binin në vesh të ambasadores, ndaj posta, ishte dorë me një, që do të siguronte zbardhjen e të vërtetave, jo vetëm për ambasadoren ,por edhe për DSHA, i cili nuk duhet të futet në një thes ish liderin, me PD-në. Të viheshin pikat mbi'' i'' mbi dosjen , e jo të etiketohej partia si e ndikuar nga lobi rus , për sponsorizim për të ngjallur trazira . Por e vërteta ishte si në dritë të diellit, sado anatemime të bëhen. Në unanimanitet të plotë u dorëzuan mandatet apo mos futja në zgjedhjet lokale . Mos vallë edhe këtu, faji ishte i autokratit të partisë !? Se i bije se, deputet e besuar nga populli për të përfaqësuar interesat e tyre, janë thjesht ca numra matematikorë, të cilët futen në veprim vetëm nga matematikani lider , edhe kur çalon në tabelën e shumëzimit, shtatë herë, shtatë 42 . Tani që ka rënë nga fiku, do ta marrë vesh edhe ''Trampi'' se, sa me kosto , ishte fotografia me ish liderin . Fotoja milionëshe, në se do të ishte bërë duke kuvenduar, gju më gju me popullin , për hallet , alternativat e zhvillimit , do t'i kishte siguruar fitoren e jo, një grusht deputetë që s'qullosin dot asgjë . Për më keq akoma edhe ngatërresa me sponsorizimin rus ,të cilat pavarësisht nga anatemimet, për shfajësim, dëmi i bërë së djathtës nuk mund të kalohet me një tralala, sepse e vuan elektorati i cili, pret të vijë në pushtet e jo të shtyhet koha, me çorba të gatuara në kuzhinat e politikës, pa u thelluar në shkaqet që çojnë, nga humbja në humbje, të djathtën. E keqja e të gjithë të këqijave është se, ende sot e gjithë ditën lidershipi i djathtë bën thirrje për greva, mos bindje civile, mitingje, ashtu si është vepruar dhe dje , kur agresioni rus troket në portat e Ballkanit. Mos vallë edhe për këtë ushqim të anarkisë, faji qëndron tek ish lideri !? Apo tani nuk ka dorë rusi edhe pse është në unison me qëllimet dhe ndërhyrjet e tij, për të destabilizuar Ballkanin, për të larguar vëmendjen nga lufta me Ukrainën !? Kështu është , kur merresh vetëm me anatemime dhe nuk i shikon gjërat direk e në sy, e u jep zgjidhje me miellin e magjes sate, se mushka i botës të hedh hanën, ku se pret, dhe t'i le drutë e prera në pyll. Natyrisht të vjetrit edhe me anashkalimet apo heshtjen anatemojnë të renë, sepse nuk duhan t'u ikë nga duart pushteti të cilin e kanë kthyer në një aset për interesat e tyre të ngushta. Për të justifikuar humbjet, anatemohen edhe qëndrimet e mazhorancës për antiamerikanizmin e lidershipit opozitar, duke i quajtur sulme të pabaza, kur gojët e tyre s’reshtin akuzat ndaj ambasadores, duke i kanalizuar në qëndrime të saj private, vetëm e vetëm t'i hedhin hi syve elektoratit , i cili kokën e ka mbajtur dhe mban kah perëndimit dhe Amerikës, të cilët ushqejnë shpresa për prosproritetin ekonomik ,shoqëror, politik të vendit . Por çorba e gatuar në kuzhinat e politikës e shpërndarë me garuzhde mediave , s'ka qëllim tjetër veçse bërjes lavash të trurit të njerëzve, për t'i errësuar sytë , çoroditur mendjen, në vend të ndriçojë dhe të risë besimin për ndryshimet e mundshme. Ndoshta ka ardhur koha që lidershipi i djathtë postën e anatemimeve më bosh, ta kthejë në një ekran të hapur, ku njerëzit të lexojnë alternativat që mbështesin interesat e tyre , larg retorikave spekulative.