BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x

Opinion / Editorial

Oreee... kjo Europa, Amerika dhe ky “SPAK”-u i famshëm, kur do ta dënojnë “babale maskarain”?!

Oreee... kjo Europa, Amerika dhe ky “SPAK”-u i famshëm, kur do

Një ndër dilemat më të mëdha të opinionit të brendshëm shqiptar, përfshi këtu dhe popullatën tonë jashtë trojeve apo dhe atë të diasporës është pyetja që i drejtojnë vetvetes: Vallë a do të dënohet Berisha ky njeri kaq i përfolur për mizoritë tij mbi kurriz të popullit, por dhe ndaj individëve të veçantë, të cilët e kanë paguar me kokën e tyre, për tre dekada radhazi nga një monstër e tillë që mbas Esat Toptanit dhe A.Zogut nuk e ka parë më historia?! Dhe duke qenë se nuk marrin dot përgjigje, nga inati, në ecje e sipër qëllojnë gjithë maraz, gurët e rrugëve të cilët janë të pafajshëm. Po përse vallë dhe në kuadrin e ngritjes me zhurmë e bujë madje dhe me pompozitet të madh e tam-tame akoma dhe më të madha, saqë dhe vet ndërkombëtarët, po ngazëllehem më shumë nga ne; përse fenomeni “Berishë” ka përfshirë në ethe jo vetëm pjesën më të madhe të shoqërisë së sotme “post pandemike” shqiptare, por dhe vetë Amerikën dhe Bashkimin Europian, të cilët nuk po pyesin fare madje, ata duke shkelur dhe rregullat i kanë hequr dhe maskat e tyre kundër sëmundjes së mallkuar vetëm e vetëm të vendoset mbi baza institucionale dhe funksione “të ndershme” drejtësia shqiptare?! (Se mos i ndritën të tyre dhe po merren tash me tonat!!).

Kjo propagandë e madhe e cila i ka përfshirë në vorbullën e vet të gjithë, kërkon që të rrënjosë në mendjet tona, se këtej e tutje do të vendoset drejtësia. Po cila drejtësi? Ajo e zotit kapital? A do të mundë vallë Europa, madje dhe vetë Amerika ta dënojnë “Sali Beg Berishën”, kur vetë ajo paralel me degjenerimin moral e shpirtëror që i bëri kastës tradhëtare brenda PPSH-se, planizoi, organizoi, drejtoi dhe hodhi në aktivitet të plotë gjithë agjenturën e vet, me qëllim rrëzimin e pushtetit popullor dhe fitoreve të tij? Nuk ka patur vit të mos jetë thënë e shkruar se S. Berisha ka qenë një agjent i trefishtë, madje në botën mediatike janë botuar jo vetëm pseudonimet e tij, por dhe gjithë veprimtaria e tij e spiunazhit. Dikush mund të pyes, po mirë përse të ishe dhe i Serbisë, kur kontradiktat Rusi (Serbi) - Europë dihen dhe njihen? Përse Sali Berisha në shumë fjalime patetike të tij e shante me themel komunizmin, teksa ai kurrë në atë kohë nuk fliste kundër shovinizmi serbo-madh?! Kuptohet se në atë periudhë historike, Europës, Amerikës, madje dhe vetë Rusisë (Serbisë) në planin strategjik, si objektiv kryesor kishin rrëzimin e fitoreve të socializmit, asfiksimin dhe asgjësimin e PPSH-së dhe ndërrimin kursit të anijes shqiptare, e cila lundronte drejt socializmit. Ky kurs i ri, i cili duhej devijuar me çdo kusht, ishte “bota e lirë perëndimore, pikërisht ajo botë, e cila e kishte rekrutuar atë qysh hershëm. Askush nuk duhet të mendojë se Saliu në krye të Partisë Demokratike u zgjodh “me unanimitet të plotë” nga strukturat e saj. Absolutisht që jo! Saliun në krye e vuri Amerika me gjithë Europën. Ish-ambasadori Rajerson në Shqipëri, dikur kur ai pati qenë në Jugosllavi, kishte qenë dhe organizator i rrjetit të spiunazhit me drejtim Shqipërinë dhe që me siguri të plotë ai e dinte dhe e njihte mirë rolin Saliut, sikurse e dinte që Sala ishte agjent i jugosllavëve. Kështu që nuk është e rastësishme dhe në një intervistë të tij ai duke folur me superlativa për Saliun do të deklaronte se: “Jam krenar që Saliun e kam mik”! (Mars 1992). Parë nga ky këndvështrim, ata e dinin se masakra e Shkodrës ishte vepër e planifikuar mirë nga spiunazhi i huaj, dmth nga ata vetë, në b/punim me agjenturën e tyre, tashmë në duar të Berishës dhe kjo bëhej e qëllimshme. Duheshin vrarë disa të rinj anëtarë të devotshëm të “idealeve të reja demokratike” me qëllim që të rritej urrejtja ndaj PPSH-së, e cila dhe ajo po përjetonte, gërhamat e fundit të vetëdegjenerimit politik e ideologjik të saj, por dhe nga ana tjetër duheshin nxitur forcat anti komuniste e anti socialiste dhe ta kishin popullin me vete, u duhej injektuar zemërimi dhe urrejtja ndaj socializmit, sepse ndryshe, çdo dështim i kundër-revolucionit, do të ishte me pasoja shumë shumë të rënda për organizatorët e puçit. Pa djallëzi dhe maturi nuk mund të rrëzohej pushteti popullor. Në këtë kuadër, krahas nxitje së ritmeve të shkatërrimit të ekonomisë e cila u shoqërua me një babëzi të madhe rrëmbimi, kusarie dhe pasurimi, por që përsëri bajrakun e kësaj maskarade e mbante Saliu (e për kjamet nuk e lëshonte nga dora), atij (Saliut) i duhej ende të jepte prova si shërbëtor i zellshëm i tyre. Por ja që situata e vendosi në hall të madh, sepse periudha historike e ardhjes së tij në pushtet, përkonte dhe me lëvizjet e popujve ballkanikë, për sovranitet dhe pavarësi nga Serbia. Ashtu sikurse PPSH-ja po shpërbëhej nga brenda dhe vetë Jugosllavia po përjetonte të njëjtin fat, veçse jo në parti, por në bashkësinë e vet nacionale. Ndodhi saktësisht ashtu sikurse e pat parashikuar dhe Enver Hoxha: “se mbas vdekjes së Titos, Jugosllavia do të shpërbëhej nga plagët gërryese të gangrenës nacionaliste, mikrobin e të cilës e kishin mbjellë vetë mbi kurrizin e popujve”. Në këto rrethana, dinakut Sali, Serbia i vuri kushte të tjera për të sabotuar lëvizjen çlirimtare e kamufluar kjo, me ndihmën që i jepte ai me anë të kontrabandës së armëve municioneve dhe të naftës që i kalonte nëpërmjet Bunës apo edhe pikave të tjera sekrete. Kjo aferë, do të bënte të lindte jo vetëm xhelozia, por dhe konkurrenca brenda për brenda kupolës së PD-së, cila tashmë ishte shndërruar në një parti afariste e tipit mafioz, e cila, po dhe në mënyrë mafioze, do të vriste dhe një ndër konkurrentët më në zë të saj A. Hajdarin. Teksa po afrohej vala revolucionare dhe ajo po trokiste në tokën dardane, spiuni përherë deri në vdekje do të ngelej spiun dhe sabotator. Ai ndërsa betohej e mbante fjalime ditën për atdheun, nga ana tjetër priste natën Arkanin duke marrë porositë e Millosheviçit sikurse dhe duke spiunuar ata që vetë i kishte marrë në Tiranë për t’i stërvitur. Shumë atdhetarë të vërtetë e luftëtarë të çështjes sonë të madhe kombëtare, janë dekonspiruar nga vetë Berisha dhe miku i tij për kokë Gazidede, që ky i fundit, ja dinte të gjitha dobiçllëqet e tij. Të dy sëbashku, janë përgjegjësit kryesorë për vrasjen e Rr. Hoxhës, Q. Kelmendit e deri te A. Jashari e dhjetra atdhetarëve të tjerë që përkrahnin idenë e luftës dhe kryengritjes së armatosur për t’u çliruar, nga ish-Jugosllavia. Të habit përkrahja që Saliu i bënte Rugovës e sidomos “teorisë ghandiste” të tij të kryengritjes pa armë... të ruajmë frymën revolucionare me rezistencë paqësore e teori të tjera disfatiste të tij, të cilat binin përqaseshin me idetë e kohëzgjatjes së pushtimit, por dhe binin ndesh me parimet e UÇK-së. Jo rastësisht Berisha ishte kundër UÇK-së duke e etiketuar atë si “lëvizje revolucionare enveriste”. Djallëzia e tij, synonte që kësaj lëvizje të mund t’i kundërvihej si Europa ashtu dhe Amerika (sepse Saliu e di dhe e njeh mirë anti komunizmin e tyre). Por Saliu gabonte sepse ai për aq do t’i duhej si Amerikës ashtu dhe Europës, thjesht sa për të qenë zjarrvënësi i parë i Shqipërisë në luftën kundër komunizmit, sepse në çështjet e tjera ata nuk ia kishin më nevojën, ndaj dhe ky (Saliu) në momente dëshpërimi nuk linte më pa zbrazur zemërimin te ambasadorët e saj. Ajo që sot ngelet enigmë është fakti se si është e mundur që Europa dhe Amerika e shpëtuan përse vallë do t’u duhej më dhe nuk e çuan në gjyqin e Hagës këtë bastard, i cili jo vetëm e ndau Shqipërinë artificialisht në “Veriun anti komunist” dhe “ Jugun revolucionar”, por për të ruajtur privilegjet e tij dhe të familjes së vet, hodhi dhe ndërseu popullatën e vendit në emër të luftës “kundër fantazmës së kuqe” mobilizoi falangat e tij fashiste me të famshmin SHIK, nga ku më shumë se 2000 viktima dhanë jetën në emër të “familjes së tij mbretërore” dhe partisë afariste që ai përfaqëson, do t’i vinin flakën Shqipërisë. Mbas fikjes së këtyre flakëve, do ta shikonim përsëri teksa rendte drejt Fazlliçit, për ta shitur “Shqipërinë 1 Eu” dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ashtu si Neroni, me pishtarin e flakës në dorë po për interesa të “djalit të babit, Zenit” do të çudiste tërë rruzullin me flakët e Gërdecit dhe 26 viktimat e tij. Epilogu i portretit të tij “esdist” e gjakpirës ndalon për momentin me vrasjet e 21 janarit në bulevard. Shtrohet pyetja që të gjitha këto krime t’i ketë kryer vetëm një njeri? Jo aspak! Saliu është maja e “iceberg” (ajsbergut) është përfaqësuesi më tipik i kapitalizmit të egër e të pashpirt të instaluar në Shqipëri. Të dënosh Saliun, do të thotë të dënosh kapitalizmin, kështu që as Amerika as Europa dhe as ndonjë organizëm tjetër nuk kanë për ta bërë këtë gjë, sepse nëse do e bënin seriozisht, do të ndodhte që Burreli vetëm me burgjet që do të ngriheshin për bastardët e këtij vendi, të bëhej qyteti më i madh i Shqipërisë.. Prandaj Saliu, Meta, Rama, Kokëmadhi e Mediu. Llalla, Zaganjori Gjini e Gjoni, Genci e Zeni, Basha e Fullani, Ështarbëri e Argita le të flenë të qetë sepse asgjë nuk ka për tu ndodhur. Kur shpëtoi pa u dënuar prijësi i tyre i ‘97-ës, që vrau e preu sa i deshi qejfi kush do dënohet për korrupsion e vjedhje të pasurisë së popullit, pse jo dhe për manipulim të votave? Babalja! Oree ky SPAK-si e paska lënë të lirë atë Babale maskarain që gënjeu të gjithë partitë? E di Haga, Europa dhe Amerika këtë gjë apo jo?! Mirë ata nuk e dinë po SPAK-u? Nuk di SPAK-u se Babalja është peshk i madh i rritur në Vlorë?!