BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Opinion / Editorial

Organizatorët e foltores dhe të Kuvendit “foltorist” janë një grup interesi anti-PD e anti-SHBA

Organizatorët e foltores dhe të Kuvendit “foltorist”

Foltoristët të cilët pritet që të mbajnë edhe kuvendin e tyre me 11 Dhjetor nuk janë as fraksion politik në Partinë Demokratike, por saktësisht janë një grup interesi në Partinë Demokratike, një grup inatxhinj, interesaxhinj e të korruptuar, madje edhe më agresiv se sa pushteti korruptiv e hajdut i grupit qeveritar të Edi Ramës. Nëpër ato foltore bëhet inkuizicioni kundër Bashës për të mbuluar anti-amerikanizmin dhe hakmarrjen kundër SHBA-ve pse ato e shpallën “non grata" Sali Berishën. Aty organizohen sulme kundër heretikëve me qëllim denigrimin jo vetëm të Bashës por edhe të mbështetësve të Bashës, siç bën Kokalari me akuza e shpifje të fabrikuara nga Berisha e që i artikulon Kokalari kundër Grida Dumës. Foltorja është kthyer në një tribunë që e heretizon dhe e dëmton PD-në, dhe nuk e di se çfarë tjetër më të dëmshme duhet që të bëjnë organizatorët foltoristë në mënyrë që ata të përjashtohen nga PD-ja?! Organizatorët dhe shumë prej të tjerëve që i mbushin sallat e foltores së Berishës, i bashkon thjeshtë vetëm interesi personal për të mbajtur, ruajtur, siguruar e mbrojtur interesat dhe veten e tyre politikisht.

 

Foltorja nuk ka as ide, as program, as vizion dhe as mision politik por vetëm bëjnë zhurmë e tymnaja çoroditëse e mashtruese për të manipuluar opinionin publik, anëtarësinë e simpatizantët e Partisë Demokratike me qëllim për t’i përdorur ata si vlerë numerike apo material njerëzor për përfitime dhe në favor të këtij grupi interesaxhinjsh të cilët gjithmonë vetëm sa e kanë përdorur e shfrytëzuar Partinë Demokratike për interesa personale. Ky grup interesi është në konflikt me ndryshimin, është në konflikt me të renë dhe është në konflikt edhe me vetting-un dhe me luftën kundër korrupsionit. Ky grup është në konflikt dhe kundër demokratizimit dhe hapjes së Partisë Demokratike. Ky grup interesi është edhe kundër SHBA-ve sepse SHBA-të nuk mbështesin korrupsionin dhe të korruptuarit. Këtë grup interesi brenda PD-së, e mbështet edhe politika jashtë PD-së, ata të cilët kanë interesa që të mos ketë ndryshim në Shqipëri, e mbështesin edhe ata të cilët politikisht që janë jashtë e kundërshtarë të PD-së e që nuk e duan vetting-un e drejtësisë dhe as vetting-un e politikës. Foltoren e Berishës e duan edhe Ilir Meta si dhe edhe kryeministri Edi Rama dhe grupi i interesit që qeveris, pra e duan Rilindasit e Edi Ramës. Foltorja është një grup interesi që kërkon ta rimarrë drejtimin dhe lidershipin e PD-së. Partia Demokratike duhet ta përjashtojë këtë grup interesi i cili po e gërryen dhe po e dëmton rëndë atë dhe në pamundësi që ky grup puçist anti-PD për ta marrë Partinë Demokratike ai do të formojë një parti tjetër. Do të ishte e rëndë jo vetëm për PD-në, por për tërë opozitën, për tërë politikën shqiptare dhe për demokracinë e Shqipërinë sikur PD-ja, të binte në dorë të këtij grupi foltoristo-puçistësh, pasi në rast të një zhvillimi të tillë edhe SHBA do të ndërpresë çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike. Dhe nuk ka e nuk besoj se do të mund të ndodhë që për të mbrojtur “non grata-n” e Berishës, demokratët të jenë dakord që të sakrifikojnë Partinë Demokratike për Berishën.