BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Orthodoksia shqiptare dhe shkrimi i Fahri Xharrës

Orthodoksia shqiptare dhe shkrimi i Fahri Xharrës

Fahri Xharra nuk duhet të ngatërrojë rolin negativ të kishës serbo-greke në të kaluarën kundër gjuhës shqipe, në vrasjen e klerikëve patriotë shqiptarë orthodoksë dhe në konvertimin e shqiptarëve orthodoksë në sllavë e grekë, si p sh. në shkije në malazezë e në maqedonas- me kohët e sotme, kur kohët kanë ndryshuar tërësisht dhe ka bashkëpunim ndërballkanik për të integruar popujt e Ballkanit në BE. Urrejtja dhe paragjykimet që kanë kosovarët ndaj orthodoksisë serbe, z. Fahri nuk duhet ta shtrijë apo të bëjë aluzion për orthodoksët shqiptarë. Këtë po e sqaroj më poshtë.

KOASH është një institucion i orthodoksisë shqiptare. Orthodoksia shqiptare ka qenë vendimtare në krijimin e shtetit shqiptar, në zgjimin e identitetit kombëtar, në bërjen e hymnit kombëtar, në bërjen e këngëve patriotike dhe zhvillimin e shtetit shqiptar pas pavarësisë. Problemi më madh i KOASH është vështirësia për t’u shkëputur nga ndikimi religjioz grek -ndikim i cili bashkohet edhe me politikën greke sigurisht, pa dëshirën e KOASH, duke krijuar konfuzion tek pjesa tjetër e popullsisë jo orthodokse. Kështu, orthodoksët shqiptarë quhen, me pa të drejtë, grekë. Këtë paragjykim e kanë kosovarët, të cilët nuk e njohin problemin, por edhe se kanë urrejtje ndaj ortodoksisë, duke bërë lidhje të shkurtër me atë greke. Për të dalë nga kjo gjendje do kohë. Prania e Kryepeshkopit Anastas, megjithë vlerat e tij fetare të dobishme dhe me gjithë kontributin e tij në ringjalljen e Orthodoksisë -nuk ka shpëtuar nga goditjet, duke e identifikuar atë me politikën greke - gjë që nuk është e vërtetë. Kryepeshkopi merret vetëm me fenë.

Por egziston ana tjetër e medaljes. Që KOASH të jetë më shumë atdhetare ashtu si janë kishat simotra greke, serbe, ruse etj., duhet që në kalendarin e saj orthodoks të jenë shenjtorët dhe martirët e vet. Këtë gjë, KOASH nuk e ka bërë gjatë formimit të saj kur u zgjodh Kryepeshkop Fan Noli më 1922 dhe as pasi u miratua nga Konstandinopoja si Autonome, nëpërmjet TOMOS-it të famshëm më 1937. KOASH mbeti inaktive dhe tërësisht nën ndikimin grek, pavarësisht se në Kishat Orthodokse të Shqipërisë flitet tashmë shqip.

Sot janë krijuar kushtet që KOASH të propozojë martirët dhe shenjtorët shqiptarë në kalendarin e saj. Vetëm gjatë shekullit të kaluar, Kisha greke dhe ajo e Qipros kanë futur në kalendarin orthodoks gjatë shek XX, me të cilin punon edhe KOASH ynë, 4 shenjtorë greko-bizantinë, midis të cilëve dhe Shën Kozmain. Kishat orthodokse sllave dhe rumune kanë mbushur kalendarët orthodoksë të tyre gjatë shek XX por edhe më parë me shenjtorë e martirë sllavë. Vetëm KOASH ynë nuk ka ndërmarrë hapin e dytë pas Autoqefalisë, atë të propozimit për shenjtërim të shenjtorëve dhe martirëve shqiptarë. Ata e justifikojnë këtë mangësi me thënien se në kalendarin orthodoks të KOASH ka plot shqiptarë por, edhe kjo nuk është e saktë sepse nuk specifikohet vendi p.sh: Arbëri, ose Epir. Megjithë propozimin e LIOSH dhe timin personal me shkrim dhe të protokolluar për të propozuar për shenjtor orthodoks shqiptar -Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe martirë, si Shën Vlashin e Durrësit por në një kohë më të vonë edhe Fan Nolin, At Stath Melanin, Papa Kristo Negovanin-KOASH jo vetëm që nuk e ka vënë ujin në zjarr, por më ka sulmuar nëpërmjet disa personave si tradhtar, anti grek, ose në debate kanë nxjerrë pretekstin se këta që kemi propozuar nuk plotësokan kushtet për t’u bërë shenjtorë e martirë, e për pasojë nuk mund të futen në kalendarin orthodoks. Ky problem ngelet sot për t’u zgjidhur, sepse kriteret për t’u bërë shënjtorë apo martirë qenkan vetëm për shqiptarët. Harrojnë se shtetet fqinj kanë patur kritere kryesore: veprën e personit, jetën e tij kushtuar Zotit dhe dëshirën e Komunitetit. Ligjet i bëjnë njerëzit. Mendoj se asnjë martir dhe shenjtor nuk ka bërë për kristianizmin më shumë se Gjergj Kastrioti. Le të ngrejë KOASH si shenjë të vullnetit të mirë një komision për këtë qëllim.

Është për të ardhur keq që pranë Kryepeshkopit paska ose këshilltarë të paaftë, ose disa persona pseudo-minoritarë vazhdojnë të nënvlerësojnë bashkëpunimin fetar brenda komunitetit orthodoks. Mesa duket janë këta individë, ndoshta edhe të influencuar nga qarqe anti shqiptare të veprojnë kështu duke ngatërruar fenë me politikën. Pasoja? Komuniteti orthodoks mbetet i përçarë, indiferent dhe një pjesë nuk vjen në kishë. Ne, intelektualët orthodoksë do përpiqemi të realizojmë kërkesat tona duke arritur këto objektiva:

- Shenjtërimin e Gjergj Kastriotit dhe të tjerëve që e meritojnë.

- Afrimin e të larguarve nga KOASH.

- Bashkëpunimin me katolikët dhe myslimanët intelektualë, të cilët ashtu si ne janë bërthama e inteligjencës së Shqipërisë, ndoshta dhe më shumë intelektualë të ndershëm ateistë.

- Krijimin e një muzeumi të intelektualëve orthodoksë klerikë apo jo, që kontribuan në lirinë e Shqipërisë dhe në zhvillimin e saj.

- Së fundmi, krijimin e një informacioni të besueshëm për vëllezërit kosovarë dhe të Maqedonisë se orthodoksia shqiptare nuk është greke dhe ne nuk jemi grekë por dëshirojmë fqinjësi të mirë me grekët dhe fqinjët.

Nga Prof. Pirro PRIFTI