BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Ose me SHBA, ose me Berishën

Ose me SHBA, ose me Berishën

Ka analistë që në ekranet e Tv janë prononcuar hapur pro Bashës, ashtu si disa të tjerë janë në mbrojtje të “Foltores” së Berishës. Kuptohet, se të angazhuarit në mbrojtje të Bashës, me argumente, janë edhe në mbështetje të vendimit të shpalljes “non grata” të Berishës nga DASH. Por qesharake është, se ka edhe disa të tjerë që filozofojnë me pseudoargumenta, duke u munduar që të jenë njëkohësisht edhe me Berishën edhe me Bashën edhe me SHBA. “Nuk mohohet kontributi i madh i Berishës për demokracinë, por ai duhet të sqarojë pozicionin e tij si person i shpallur “non grata””, deklaron njëri analist. “Unë jam totalisht kundër shpalljes “non grata” të Berishës, përderisa nuk jepen fakte, por ama SHBA është kampion i demokracisë dhe përballë presionit të saj, nuk kishte si të vepronte ndryshe Basha”, shprehet tjetri. “Unë nuk diskutoj vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, se është zëri përfaqësues i një shteti që është kampion i demokracisë në botë”, vazhdon tjetri, por nuk i fal Bashës tradhtinë që i bëri Berishës, si lideri historik i PD. E mori vendimin personalisht duke shpërfillur forumet”. “Njihet kontributi i Berishës për demokracinë dhe meritat e tij si lider i PD,- përrallisin të tjerrë me sofizma boshe, - por Berisha duhej ta sqaronte individualisht pozicionin e tij, pasi ai nuk është përjashtuar nga PD, por vetëm si anëtar i grupit parlamentar. Foltorja e Berishës është për të mirën e PD, se ai lufton për pavarësinë e institucioneve dhe demokracinë e brendshme të partisë, gjë për të cilën është e angazhuar seriozisht edhe SHBA”. Të tilla janë dhe shumë opinione të tjera, që mbushin mbrëmjeve ekranet e televizioneve dhe ditën faqet e shtypit. Mendime të tilla “hëm me nusen, hëm me mullixhiun”, nuk i shërbejnë demokracisë dhe shtetit ligjor. Qëndrimi duhet të jetë i prerë, ndaj pyesim: A është e drejtë shpallja “non grata” e Berishës? Në kushtet që është PD, a veproi drejt Basha me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar? A ka të drejtë Berisha që sillet me “Foltoren” e tij nëpër Shqipëri, duke kërkuar pavarësinë e forumeve dhe forcimin e demokracisë së brendshme në PD? Kurrë nuk mund të arrish në konkluzione të drejta e të bindësh opinionin e përgjithshëm me sofizmin se “edhe ky ka të drejtë, por edhe ai ka hak”. Së pari, nëse mendon se Berisha ka kontribut të madh për demokracinë, e ke hedhur poshtë vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Blinken që e quan Berishën minues dhe shkatërrues të demokracisë. Nëse thua se Berisha ka nisur lëvizjen e tij për të zbatuar vullnetin e institucioneve dhe konsolidimin e shtetit ligjor, i kundërvihesh hapur vendimit të shpalljes “non grata”, që e cilëson Berishën si kundërvënës i shtetit ligjor, dhe i shfrytëzimit të institucioneve për t’i krijuar favore vetes, familjes dhe personave të tjerë të veshur me pushtet. Të deklarosh, se Basha veproi si diktator, pasi nuk mblodhi forumet për vendimmarrje, përsëri del në mbrojtje të hapur të Berishës, sepse nëse vendimmarrja e forumeve do të ishte pro këtij të fundit, atëherë a nuk do të ishte PD kundër SHBA? Dhe nëse në forume do të votohej kundër vendimit të DASH, cila do të ishte e ardhmja e PD? Disa, që kanë qenë pjesë e oborrit të Berishës, e që nuk shkëputen dot nga berishizmi, por që kanë përfituar këto vite edhe nga Basha, mundohen të hiqen sikur nuk u leverdis as Basha e as Berisha, por u digjet zemra për “funksionimin e demokracisë së brendshme në parti”. Nuk e dimë të ketë patur ndonjëherë demokraci të brendshme në PD, sidomos kur atë e drejtonte Berisha, por ashtu edhe këto vite që e ka drejtuar Basha. Brenda PD ka dominuar gjithmonë Njëshi dhe pas tij ka qenë i rreshtuar një klan që ka punuar dhe ka fituar në emër të tij dhe asnjëherë nuk ua kemi dëgjuar zërin pëdëistëve të veshur me pushtet, të kundërshtojnë vendimmarrjet personale të Njëshit. Askujt nuk mund t’i mbushi mendjen Berisha me ulërimat e tij në “Foltore” për “pavarësi të forumeve” edhe kur e mbështet ndonjë militant i verbër, si ai tipi në Durrës që “do të merrte kallashin”, apo ai tjetri që qurravitej në Shkodër se “do të vritej për Berishën”. Situata dhe aktualiteti politik që jetojmë kërkon të jemi hapur, o me SHBA, o me Sali Berishën. Lulzim Basha, ndonëse vonë, zgjodhi të jetë me SHBA. Themi vonë, sepse vetë Basha me qëndrimin e tij, kur deklaronte se “është vendimi më i vështirë i jetës sime”, se “sa sa rëndësi dhe vlerë ka patur për Sali Berishën, mbrojtja e interesit publik dhe shërbimi me ndershmëri ndaj qytetarëve shqiptarë”, se “Sali Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta”, ka nxitur dualitetin dhe oportunizmin ndaj personit të Berishës, herë duke e puthur dhe herë duke e kafshuar fort atë. Qëndrimi i Bashës duhej të ishte i prerë, ashtu siç duhet të jetë sot opinioni i gjithë demokratëve të ndershëm. Deklaratat që vijnë nga SHBA, janë të qarta dhe pa ekuivoke: Yuri Kim: “Do të ishte një ironi historike, por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu… Është shumë e qartë se ne jemi seriozë në lidhje me korrupsionin … ndërsa mbështesim një Shqipëri që është më demokratike, më e fortë dhe më e begatë”. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer: "Berisha abuzoi me pozitën e besimit të publikut për të pasuruar veten, për të pasuruar anëtarët e familjes së tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe mbështetësit. Shtetet e Bashkuara e marrin çështjen e korrupsionit publik shumë seriozisht. …Nuk do t'i kushtoja rëndësi momentit kohor, por ajo që ka rëndësi është serioziteti me të cilin e marrin Shtetet e Bashkuara çështjen e korrupsionit publik. Kjo është një dëshmi e angazhimit tonë për të përdorur ato instrumenta që kemi të disponueshme, përfshirë sanksione sipas nevojës, me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit publik dhe për t'u siguruar, se ka llogaridhënie për ata që abuzojnë me besimin e publikut”. Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken, e bëri të heshtë edhe kongresmenin republikan, Lee Zeldin, i cili kërkoi sqarime në lidhje me shpalljen e Berishës “non grata”, duke e ftuar të shkonte në sektorin ligjor të Departamentit të Shtetit dhe të merrte informacionin e duhur. “Këta masa merren zakonisht për të rritur luftën kundër korrupsionit dhe ndaj atyre që shkelin parimet e demokracisë dhe të drejtat e njeriut”, i konkludoi Blinken kongresmenit republikan. Së fundi Berishës ia tha të vërtetën lakuriq edhe mbështetësi i tij i vazhdueshëm, që e bëri President e Kryeministër, ish-ambasadori Ryerson: “Dikush më pyeti kohët e fundit, se përse e bëri Sekretari Blinken këtë,- sqaroi ai këto ditë-, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve. Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë”. Atëherë, më qartë se kaq nuk mund të flitet për korrupsionin e Berishës dhe opinionistë të tillë që mundohen të thonë të kundërtën, nuk ka se si pozicionohen më hapur si antiamerikanë. Dosja e Berishës është kopsitur me fakte dhe ai sado të përpëlitet, nuk shpëton dot. Po cili është synimi i Berishës me “Foltoren” që ka nisur nëpër Shqipëri? Së pari të bëjë zhurmë, duke “kërkuar fakte”, t’u mbushi mendjen berishistëve të verbër që e ndjekin, se ai është i pastër, pushtetari më i ndershëm, por i bien në qafë kot një klan amerikan me dosje shpifjesh. Së dyti Berisha ka synimin të masë pulsin e demokratëve, sa mbështetës ka dhe nëse siguron shumicën të largojë Bashën dhe të vendosë në krye të PD një kukull tjetër, pasi vetë e di se nuk ka më asnjë lloj fuqie as për të marrë PD dhe as për të bindur askënd me gjyqin që ka nisur ndaj DASH. Së treti Berisha synon t’i imponohet Amerikës, se me ndëshkimin e tij, nuk kanë të bëjnë vetëm me një person, por me një parti të tërë opozitare, që ka qenë dhe është kokë e këmbë amerikane. Së katërti, si një hajdut që bërtet kapeni hajdutin, pasi nuk realizon asgjë me “Foltoren”, Berisha kërkon me çdo kusht të burgoset, për t’u vetëshpallur si një i burgosur politik, pasi gjoja ai denoncoi ndarjen e Kosovës, dokumentoi me Facebookun e tij vjedhjet e Edi Ramës, se luftoi tradhtinë e Lulzim Bashës. Me këtë mendje bajraktari, Berisha aprovon në “Foltoren” e tij gjithë padrejtësitë dhe pisllëqet që i ka bërë këtij populli dhe demokracisë në këta 30 vjet.