BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Për halat e mallkuara në sytë e Shqipërisë

Për halat e mallkuara në sytë e Shqipërisë

Për Shqipërinë punuan, luftuan e sakrifikuan sa e sa breza, njerëz të thjeshtë, patriotë, mendimtarë, shkencëtarë, që nga fëmijë e deri më të moshuarit, që ajo të mos zhbëhej e të mos tretej, por të mbetej ndër shekuj e të përparonte. Për Shqipërinë, për lirinë nuk u kursyen as jetët në lule të rinisë, e kjo frymë patriotizmi u mëkua, u trashëgua e u ruajt e shenjtë nga njëri brez tek tjetri.

Në periudha tepër të vështira, kur sundimi i huaj ishte prezent, rilindasit tanë të mëdhenj mbetën një shembull për brezat që do të vinin, me përpjekjet e tyre të mëdha dhe të jashtëzakonshme, në të mirë të vendit. Çdo fjalë e tyre i kishte rrënjët e ushqehej në tokën mëmë, e për tokën mëmë. Po përmendim vetëm dy rreshta të rilindasit tonë të madh Sami Frashëri, të cilat janë aktuale dhe në ditët të sotme: “Lumë kush të rronjë dhe ta shohi zonjë”.

Dhe Shqipëria vërtet do të bëhet, si gjithë kombet e tjera të botës, sepse është një nga kombet më të lashta të saj dhe askujt si ka borxh, veçse i kanë. Kurse poeti ynë i madh Naim Frashëri vetëm me dy vargje tek poezia “Manushaqa”, me të cilën simbolizonte Shqipërinë, përçon dhe sot një kuptim të madh dhe tepër aktual: “Dhe disa nga gjiri yt\ Të janë bërë halë në sytë”. Por kanë kaluar vite dhe shekuj dhe këto halat nuk paskan të mbaruar dhe tani gati t`i nxirrnin sytë Shqipërisë hallemadhe, që është ndarë e coptuar, e bijtë e saj jetojnë si refugjatë nëpër botë, a si minoritarë në vatrat e tyre stërgjyshore. E këto hala apo bijë ters, Shqipëria i rriti i shkolloi, i duroi prapësitë e tyre e populli i vendosi në detyra të larta, duke u dhënë besimin të drejtonin vendin, por në vend të përkushtimit e përgjegjësisë, ata u dhanë pas abuzimeve dhe përfitimeve pafund, prandaj në Shqipërinë e resurseve të mëdha, njerëzit edhe sot, në shekullin e 21 llogaritin bukën. Niveli jetik midis një grushti të vogël njerëzish dhe popullit sa vjen dhe bëhet më i frikshëm. Pasojat e këtij disniveli, pa një shtresë të mesme, do t`i vuajmë për një kohë të gjatë.

Kjo nuk ishte një gabim, që u bë nga halat politikanë e drejtues, por se kjo ishte në interes të tyre, që të ishin vetë sa më lart, si sulltanë me prejardhje e mendje haxhiqamiliane, kurse populli sa më i varfër, i vuajtur, i rraskapitur, pas gënjeshtrave dhe premtimeve boshe, si skllevër të demokracisë që dhuruan këtë farë burrash mëshirëplotë, por që i kanë hipur popullit dhe Shqipërisë në zverk e i tusin këmbët, për më tepër se një çerek shekulli, dhe as duan t`ia dinë për të, duke u përbetuar si hipokritë për patriotizëm dhe ndershmëri, për liri dhe drejtësi.

Politikanët tanë të sotëm me mendësi orientale dhe mesjetare, tinzare dhe hileqare, po çudisin tërë kancelaritë e institucionet e politikës perëndimore. Shiun, diellin dhe perënditë duan t`i përqendrojnë vetëm tek ara e tyre, dhe jo për Shqipërinë.

U lodhën dhe u stërmunduan me opozitën tonë, partnerët tanë kryesor dhe tërë faktori ndërkombëtar politik dhe institucional për ta bindur të kthehej në normalitet, të shkëputej nga bojkoti e të futej në parlament e në zgjedhje, të cilat janë detyrim për çdo parti politike, e cila synon të fitojë besimin e popullit, për të ardhur në pushtet nëpërmjet votës së tij. Ky stërmundim si gjithmonë në minutën e fundit solli një rezultat. Marrëveshja politike u arrit në saj të presionit të madh ndërkombëtar, por edhe të një guximi politik të kryeministrit Rama, cili me një akt të paprecedent, që nuk ka ndodhur nga asnjë parti politike në këto 27 vjet, sakrifikoi gjysmën e kabinetit qeveritar, duke ia lënë opozitës të vendosi teknicienët e saj, për të rritur besimin e saj te procesi zgjedhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Është krejt i kuptueshëm dhe vendimtar presioni amerikan, i cili në momentin e fundit mund të quhet dhe ultimativ. Nuk mund të lejohej prej tyre më tej loja e kungulleshkave me hidh e prit, aq më tepër mendësia e çadrës, kur në Ballkan vlonin njëkohësisht dhe vatra të tjera krizash; si në Maqedoni e Kosovë, ku interesat ruse kishin mbjellë farën e paqëndrueshmërisë dhe Shqipërisë si vend antar i NATO-së nuk i lejohej të ecte symbyllur në një situatë të tilla.

Me këto ndryshime thelbësore u shmang bojkoti, u rrit besimi dhe u hap rruga për administratë teknike për 6 ministri kyçe që kanë ndikim në procesin zgjedhor. PD-ja u nda nga kërkesa absurde, për një qeveri teknike tre muaj para zgjedhjeve, duke e larguar atë nga fushimi 3 mujor i çadrës përballë kryeministrisë. Pas tre muajsh bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe i gjithë vendi mori frymë i qetë, duke shmangur një krizë artificiale, por që mund të kishte ndikim të gjatë, edhe pas zgjedhjeve.

Për shkak të bojkotit tre mujor të parlamentit, atje ku duhej të zhvillohej beteja politike, e jo në “çadrën e çudisë” apo “kalanë e lirisë”, ku u mbajtën fjalime ekstremiste jashtë çdo norme njerëzore, etike, ligjore, me shantazhe për dhunë, kërcënime, fyerje, thirrje për luftë dhe revolucione demokratike, mos bindje civile, me fatalitete e hatara që përbënin fjalorin e një gjuhe të pistë, pa asnjë filtër, me të cilën kërkonin të friksonin kundërshtarët e tyre politikë, për të dorëzuar në çadër çelësat e pushtetit, që duhen fituar prej votës së popullit. Dhe për hir të një të nesërme më të qetë dhe më të kthjellët, për vendin dhe popullin, u shmang kriza që polli çadra.

Fushimi tre mujor i kësaj krize politike ishte në funksion të një strategjie, a programi më të gjerë antishqiptar, qepur me pe të trashë dhe u kuptua shpejt, nga faktori ndërkombëtar dhe ai i brendshëm. Kjo krizë u bë objekt i shumë bisedave, përpjekjeve por dhe presioneve nga miqtë ndërkombëtarë, çka solli marrëveshjen e fundit Rama-Basha. Kjo marrëveshje i bën aktorët e hijeve të çadrës, nervoz e të paduruar, që e kthyen bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në arenën e një cirku politik, ku u mpleksën bashkë tragjikja dhe komikja. Por politika jonë në minutën e fundit, si gjithmonë e detyruar pranoi të marrë kthesë e të shmangë një humnerë që ishte pregatitur për të sjellë një tjetër ‘97-të, dhe më e zymtë se e para nëpërmjet të ashtuquajtur revolucioneve demokratike pas kacafytjes politike.

Politika jonë ka luajtur dhe luan në ruletën e pazareve fatet e vendit dhe popullit, ndaj ajo mund të quhet me plot gojën kumar-politika. Kjo politikë me alibira për vjedhje votash dhe zgjedhje të lira, ngriti artificialisht në qiell një zhurmë që do të mbyste reformën në drejtësi, këtë shpresë të shqiptarëve, e cila frikësoi pjesën e kalbur dhe të pandershme në politikë dhe gjyqësor. Këtë reformë e kërkonte koha, e kërkonte populli, ishte porta nga do te kalonte integrimi i vendit në familjen e madhe europiane, ndaj ato mure gërmadhash që u ngritën ndaj saj, u shembën. Kjo frikë haluçinante me sy të errur dhe logjikë të shteruar iu turrej të gjithëve, kujtdo që nuk bekonte xhevahiret e saj, pa pyetur se kështu po izolonte më shumë veten dhe po dëmtonte Shqipërinë. Sipas saj të gjithë Evropën dhe SHBA, të majtë e të djathtë i kishte korruptuar kryeministri ynë!

E tërë kjo çorbë në Shqipëri, e më tej ku jetojnë shqiptarë, synonte ta dobësonte kombin shqiptar që ai të jetë inferior dhe jo faktor paqe e stabiliteti në Ballkan, është e gatuar në kuzhinat që nuk ia kanë dashur të mirën vendit tonë. Mpleksja e interesave të çastit të faktorit tonë të brendshëm që ishte mprehur për destabilizim, me interesat e stërzgjatura në kohë të disa faktorëve të jashtëm, solli tërë këtë gjullurdi e krizë artificiale të panevojshme e të dëmshme, por që do të tejkalohej me mund e përpjekje të faktorëve të rëndësishëm të brendshëm dhe të jashtëm.

Në këtë trazicion të ztërzgjatur çerek shekullor, ëndrra shqiptare për demokraci dhe drejtësi, për liri dhe progres, për mirëqenie dhe jetë më të mirë u sakatua dhe keqpërdor nga politikanët tanë të pangopur me pushtet dhe pasuri. Kjo klasë politike me paturpësinë që e ka në themel të saj, e katandisi Shqipërinë në një vend me ekonomi të dobët, palo demokraci, apo çerek demokraci, ku një pjesë e saj, bënë përpjekje të marrëzishme për të penguar shqiptarët të votonin, në ditë e caktuar nga kushtetuta e vendit.

Për gjithçka të keqe dhe negative që është kultivuar gjatë këtij çerek shekulli të mpirë dhe letargjik, përgjegjëse e fajtore është vetë klasa politike, që i ka ardhur koha të zhbëhet. E zhbërjen e saj, për të afirmuar diçka ndryshe më të mirë, më të përgjegjshme në politikë, mund të arrihet vetëm pasi të vendoset në shina drejtësia dhe shteti, pa të cilat nuk ka as integrim në Evropë dhe as zhvillim e mirëqenie. Ky sistem politik krejtësisht i kalbur, i vetëmbështjellë me koracën e drejtësisë së korruptuar për ta patur mburojë, mpleksur bashkë ka qenë dhe mbetet pengesa më e madhe, ndaj ndryshimeve pozitive. Prandaj të gjitha qëndrimet absurde të opozitës çadriste të bashkuara me tërë llumin e një drejtësie të korruptuar u bënë mure e gërmadhë që të pengonin ndryshimet që kërkon koha, që i do populli dhe vendi, siç janë; drejtësia, liria, puna e mirëqenia e jo përrallat për republikë të re që u poll në çadra e çudive, dhe sihariqin e saj na e jepnin sikur po lindte përsëri Krishti në atë çadër.

Kjo klasë politike në vend që t`i kërkojë ndjesë popullit të saj, për varfërinë ku e ka zhytur, paturpësisht përpiqet me të gjitha prapësitë e saj ta mbajë atë skllav të vetes, me lloj-lloj formash, mashtrimesh e broçkullitjesh pa fund. Dhe në fund si epilog i çadrës erdhën falenderimet për Brukselin dhe Uashingtonin dhe tërë faktorin e jashtëm për mbështetjen që na kanë dhënë dhe vazhdojnë t`na japin, në kryerjen e reformave të rëndësishme, dhe kështu këto mendje dritëshkurtra u larguan nga guximi i marrë, që, jo vetën u kundërvihej me gjuhë vulgare, të palarë por edhe i shantazhonte dhe fyente ata.

Çadra, si një kalë Troje ku në barkun e saj fshihte qëllime të errëta, u shmang, por nuk ka vend për urra dhe triumfalizëm siç u vu re, në këputjen e litarëve të fundit të çadrës në bulevard, ku u stërlidhen dhe stërzgjatën halat e pista të politikës sonë, pasi nuk i shërbejnë mirëbesimit dhe frymës paqësore që duhet të përcjellin këto zgjedhje. Kriza dhe bojkoti dhe çadrizmi si frymë politike, duhet t`i mbeten së shkuarës, dhe jo të jenë shembull për të ardhmen. Shqipëria nuk është pronë e asnjë partie politike apo politikani nopran dhe askush nuk e mban dot peng në rrugën e saj demokratike dhe evropiane. Fryma e së nesërmes do t`i flaki tej e do t`i qeshi tërë këto qëndrime dhe veprime të papërgjegjshme dhe kobndjellëse, që u shfaqën fuqishëm në kilometrin e fundit që bënte Shqipëria drejt Evropës.

Me shumë të drejtë partnerët tanë kryesorë përshëndetën në radhë të parë popullin shqiptar, dhe pastaj politikën për triumfimin e rrugës proamerikane dhe proevropiane. Tani pas kësaj marrëveshje të rëndësishme për të ardhmen e vendit, duket më i afërt integrimi evropian, shtohen mundësit e zhvillimit ekonomik nëpërmjet investimeve më të mëdha, fuqizohet shteti dhe demokracia, pozita dhe opozita pritet që të jenë tamam në rolet e tyre me sytë nga populli dhe Shqipëria, kurse halat që thoshte Naimi se rrinin në sytë e Shqipërisë do të rrallohen e sosen ndoshta një ditë...

 

 

Nga Sokol HYSENAJ