Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përmbyllja e përbaltjes së teatrit dhe aktorëve nga post diktatura

Postuar: 13/02/2018 - 08:28

Dalja e fundit e aktorëve në mbrojtje të teatrit, simbolikës, ndërtesës, karakterit kombëtar, të respektit të munguar dhe sidomos kundër ligjit dhe ministreshës është fundi i një kalvari të keqtrajtimit prej tre dekadash, të teatrit dhe aktorëve në Shqipëri. Kjo është përmbyllja e një marrëzie anti kulturore dhe anti kombëtare që për fat të keq, nuk u ndalua nga mazhoranca e sotme, e cila ishte dhe është më e indikuara për të ndryshuar gjendjen. Kur them më e indikuara e kam fjalën se nuk mund të besoja asnjëherë, që modeli kulturor i PD-së dhe pse promovoi aktorë si deputetë do të ndryshonte gjë. Pse? Sepse vetëm i përdori për t’i zbukuruar fytyrën partisë, por nuk ju dëgjoi fjalën atyre që ishin avangarda e demokratëve të artit dhe që dinin mirë sakrificat dhe persekutimet në diktaturë.

Sot këto pothuaj tre dekada e kanë çuar teatrin shqiptar dhe jo vetëm atë kombëtar, por dhe vendor në një varfëri aspak dinjitoze. Pse e them këtë? Po e them me bindje, sepse nën diktaturë teatri kombëtar dhe ai vendor bashkë me njerëzit e persekutuar ishte një varfëri dinjitoze. Ishte dinjitoze, edhe pse ishin të detyruar të kishin “fillin e kuq”, por që në fakt shpalosnin talentin dhe përballnin shfaqjet e shumta. Kishin spektatorë të shumtë dhe duartrokitje të shumta! Paguheshin shumë më shumë se sa i trajtoi medemek “demokracia”, ose më mirë të them post diktatura. Post diktatura, aktorët e Teatrit Kombëtar, por dhe Teatrit të Shkodrës apo Korçës apo Fierit apo Vlorës i mori në qafë. Jo vetëm që nuk lejuan të dilnin me dinjitet në kapitalizëm dhe treg, por akoma më keq, u mbytën me rregulla sa idiote dhe perverse tenderash e interesash të ndyra të bashkive apo ministrive, të cilat luanin me dinjitetin e aktorëve dhe personalitetin e tyre! Nuk besoja se dhe sot në 2018-tën do të vinte kjo ditë. Me idenë time thashë se socialistët do të bënin të mundur kthimin në dinjitet sikundër e kishin ndërmend si me investime dhe me trajtim të godinave të karakterit kombëtar dhe krenarisë së tillë. Patjetër që është vepruar në disa drejtime mirë, por asnjëherë në pronësinë e madhe të aktorit në respekt dhe vendit të vogël, që nuk ka kushte të mos ketë trajtim të posaçëm për një plejadë që ikën dhe një që vjen. Pikërisht them - kjo mazhorancë shumë më tepër e ndjeshme për artin dhe modelin e tij, por dhe daljen e vërtetë në treg dhe jo marrëzinë e Viçidolit – si rrëmujë fitimprurëse dhe krenari thyese të një aktori përpara një shitësi domatesh. Nuk besoja kurrë që një përkthyese të kishte kaq shumë konflikt me modelin normal dhe kaq shumë afërsi me të kaluarën demokratikase që e kritikon për të bërë politikë, kur me njerëzit e asaj marrëzie qeverisëse vijon bashkëpunimin dhe idenë në shkatërrim! I ka kudo, sidomos afër kabinetit të saj. Mjafton t’u kontrollosh hyrje-daljet në perëndim (ditë, javë dhe muaj), sidomos afër nesh në Itali dhe kupton peshën e madhe të tyre.

Gjithsesi, tashmë ka ardhur momenti përmbyllës i modelit teatër. Ka një investim të madh, por ka dhe ndjeshmëri të tjera të mëdha dhe për më tepër ka një ngarkesë të madhe anti ministre dhe jo vetëm në teatër, por në trashëgimi shumë e më shumë, e cila po “rrëzon” përditë në tokë me kulla dhe me ura apo dhe me kisha etj., etj. Në fakt, ka zakone të jashtëzakonshme të përgjigjeve të shkruara bukur letrarishte, që kanë ujra në thelb. Po sepse “kinget” sidomos ato që shkruajnë ujrat e përgjigjeve dhe të marrëzive në anti profesionalizëm kështu i bëjnë përkthimet e tyre në editim, por..?!

Por në fakt, nuk mund të ketë më shumë artikuj dhe intervista kundër kësaj qeverie se sa për Ministrinë e Kulturës, por nuk bien në sy. Pse? Po sepse kjo ministri nuk kritikohet nga opozita. Pse? Sepse kësaj opozite i leverdis ajo ministre, ai staf, ajo mënyrë e të bërit administrim (i ngjashëm dhe model afër tyre) që sigurisht nuk janë në interes të së majtës shqiptare, demokracisë, modernitetit dhe respektit kombëtar për teatrin, trashëgiminë dhe në shikim nga Europa. Nuk janë as në interes të një të djathte moderne, kombëtare dhe sidomos që ruan trashëgiminë dhe e pasuron atë. Është sigurisht në interes të “sypërdredhurave” model i kaluar si kohë në punë dhe serioziteti! Është në leverdi të tenderave të shumtë dhe të marrëzisë pa prodhim kombëtar, por të imitimit kot dhe pa seriozitet të atyre që tashmë i kanë lënë prej kohe marrëzitë e tyre! Kjo mënyrë e të bërit kulturë në drejtim ka larguar profesionistët e trashëgimisë deri në rang drejtorie dhe zv ministri, ka larguar specialistë të shumtë, që ose duke u vetëlarguar ose të detyruar kanë ikur sepse nuk punojnë dot vetëm në përkthim të gjërave kote, boshe dhe sipërfaqësore pa themel. Kanë dalë në profesione dhe aty vazhdojnë, duke ju lëshuar vendin jo thjesht servilëve, por njerëzve të paaftë, pa merita, pa punë konkrete dhe pa asnjë background normal në drejtim. Janë në zyra MK-je në IMK dhe ASHA e kudo deri në rrethe!

Gjithsesi, kjo është koha kur do të bëhet përmbyllja e përbaltjes së teatrit dhe aktorëve nga post diktatura! Sa do të zgjasë nuk mund ta them, por është fillimi i fundit. Dy janë rrugët – ose do të goditet për vdekje ose rezistenca dhe respekti do të triumfojë, duke kthyer nga e mira këtë moment tragjik kulturor. Sigurisht është kohë e keqe dhe e njerëzve, që nganjëherë bëjnë keq kulturalisht, por në fakt “po kaluan” është faji shoqërisë, bashkësisë së artistëve që e lejojnë! Ky është momenti dhe tani është koha! Të shohim!/Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 24

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2018 - 07:47

Edhe këtë rradhë, sheshi “u mbush” dhe në fund polli një... “plesht”! Nuk e ka nxjerrë kot i madhi “Sovran” shprehjen: “Kur më gënjeni një herë, është faji i atij që gënjen. Kur më gënjeni herën e dytë është faji i atij që e beson”! Kjo është e qartë.

Postuar: 27/05/2018 - 07:44

Isha i qartë se kështu do të përfundonte dhe "protesta e madhe dhe e mbushur" e opozitës së katandisur kaq keq, po kaq keq, sa vërtetë imperativi më i madh i demokraci

Postuar: 27/05/2018 - 07:41

Ajo që pritej ndodhi. Llogaritë nuk u konfirmuan.

Postuar: 27/05/2018 - 07:39

Ka shumë njerëz në Shqipëri, që kanë dëgjuar të flitet për Kontrollin e Shtetit vetëm pas vitit 1991.

Postuar: 26/05/2018 - 07:23

Strategji e re opozitare. Vijnë, shajnë, bërtasin. Ikin...Taktikë e mirëllogaritur. E drejtpeshuar deri në detaje.

Postuar: 26/05/2018 - 07:21

Tanimë është retorikë e panevojshme të thuash se protesta në demokraci është limfë e duhur e saj!

Postuar: 26/05/2018 - 07:18

“Babalet” tashmë e kanë gjetur metodën e punës së tyre.