BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Përse do të votohet masivisht Alket Hyseni i PS në Sarandë

Përse do të votohet masivisht Alket Hyseni i PS në Sarandë

Sot bie sipari i një fushate elektorale. Perdja shumëngjyrëshe bashkë me zhurmën e një fushate të nxehtë ulet për t’u hapur ditën e hënë. Në këtë ditë partitë provojnë sa realiste kanë qenë synimet e tyre.

Sot të PD, LSI, të gjithë bëjnë bilancin për fitore me mbi 71 deputetë. Të majtë e të djathtë. Drejtuesit e shtabeve elektorale nxitojnë të deklarojnë se do jenë ata fituesit e Qarkut të Vlorës dhe mandej të gjithë Shqipërisë. Entuziazëm i papërmbajtur? Parashikime pa bazë? Apo taktikë elektorale? Besoj kjo e fundit! Natyrisht llogaritë bëhen nga ata që gjatë tridhjetë ditëve të fushatës kanë kënduar të njejtën këngë dhe kanë dëgjuar të njëjtën muzikë. Po nëse takon vetëm disa nga votuesit sarandjotë, brenda dhe jashtë qytetit e kupton se cila është kahja nga do vërshojnë votat.

Pas asnjë dyshim votat në shumicë janë për Partinë Socialiste. Votuesit deklarojnë se Edi Rama është i vetmi udhëheqës i interesuar për shtet. I vetmi për të bërë reforma të mëdha. Këtë e ka treguar ditë përditë në këtë katërvjeçar. U sha. U anatemua. U sulmua. Po nuk u dorëzua.

Ndonjërit nga votuesit për ta ngacmuar i them se sikur Rama e teproi pak me atë tepsinë, revaninë apo bakllava! Po ata kundërshtojnë duke thënë se kjo ka qenë një nga gjetjet interesante të kësaj fushate. Nuk është e pakuptimtë. Nuk është edhe në kuptimin e drejtpërdrejtë. Ka simbolikën brenda, është e vërteta në dritë të diellit. Është lufta për të përfituar një copë pushtet që më pas shndërrohet si me magji në një rrëmbim postesh, drejtorish, titujsh,gradash, nderesh. Është fiks siç e ka thënë kryeministri. Ne e kuptojmë këtë filozofi. Nuk çuditemi. E kemi shijuar deri në pikën e fundit. Siç kemi ndjerë deri në palcë në këto vite ç’do të thotë të futesh në një zyrë dhe të presësh deri sa punonjësi të të mëshirojë. Tek e fundit, ti nuk je i partisë së tij. Ai nuk ka asnjë detyrim për të të shërbyer. Dhe kështu një pushtet dhe administratë e copëzuar është një shtet i pakonsoliduar.

Kemi ndjekur shumë takime të kandidatëve në Sarandë. Të djathtë e të majtë. Kam takuar kandidatin për deputet Damian Gjiknuri. Ai sikur ta heq hallin me një vështrim. Të shikon i qetë, të buzëqesh natyrshëm. Dhe sikur të zgjidh gjithçka me sjelljen e tij. Po Gjiknuri nuk ka mbetur vetëm në mënyrën e të sjellurit. As tek thjeshtësia me të cilën sqaron. Përkundrazi, ka zgjidhur me dhjetra probleme. Ka ndryshuar situata, të cilat prej vitesh kishin mbetur të pazgjidhura. Si ato me ndriçimin. Linjat e reja. Zgjatimi i tyre. Pastrimi nga sistemi i kujdesit për klientin. Fatura të ngarkuara subjektivisht. Po ai me këmbëngulje ka udhëhequr punë të shumta në Sarandë deri në Dërmish për shtrimin e rrugës Dërmish- Memoraq. Dhe gjithçka me këmbëngulje. Pa mburrje. Pa kërkuar ndere. Përkundrazi. Me butësi ka hyrë në zemrat e konispolatëve, mursiotëve, shalësiotëve, minoritarëve, lebërve, çamëve, bregdetasve. Secilit në gjuhën e vet. Me secilin, sipas hallit që ka pasur. Dhe është kandidati më i pëlqyer për Sarandën deri në Vlorë.

E njëjta strategji edhe nga kandidati Alket Hyseni. Fjalëpak. Konkret. I qartë në përgjigje dhe i hapur në dëgjimin e shqetësimit të njerëzve. I vetëm, ai ka kontaktuar mbi 5000 qytetarë. Jo në grumbullime të mëdha. As në mitingje. I ka prekur secilin me dorë. I ka parë në sy. I ka dëgjuar. Ka ndikuar në zgjidhje. Jo me tone të larta. As me lypje. Me dinjitet. Alketi është tanimë një nga sarandiotët më të njohur. Të duket se jeton në këtë qytet prej vitesh. Ishte nga të vetmit që bëri në një të vjetrit e partisë, të harruarit me të rinjtë. Kombinoi përvojat. Sheshoi qejfmbetjet. Thirri në ndihmë themeluesit e PS në Sarandë. Dhe ia arriti përmes kontakteve dhe zgjidhjeve t’i mobilizojë njerëzit. Ai është nga të paktët kandidatë në këto 27 vite që ia ka arritur të trokasë në qindra dyer. Dhe nuk ndau asnjërin. Ky është i imi. Ta takoj. Ky tjetri i atyre. Qëndroj larg. Përkundrazi. Me këmbëngulje ia ka arritur të futet në brendësi të halleve të njerëzve. Ai ka organizuar mbi 300 takime. Nga dy e tre persona deri në qindra. Në të gjitha takimet ka shpalosur thjesht shqetësimet e njerëzve. I ka dëgjuar. U ka qarë hallin. U ka zgjidhur shumë probleme. Nuk u ka premtuar qiejt. Filozofia e tij ka qenë. Jo vetëm tani para zgjedhjeve do iu takoj. Miqtë e mi do jeni njëlloj të vlerësuar pas fitores. Unë do jem njëri nga ju. Bashkë me ju. Është i vetmi kandidat që dëgjoi gazetarët në Sarandë. E pyetën. U përgjigj. U sqaroi programin. Perspektivën e mbretëreshës së turizmit. Synimet për katër vitet që vijnë. Saranda do jetë në planet preferenciale turistike.

Është kjo fushatë derë më derë. Është biseda sy më sy. Janë takimet me njerëzit e gjithë profesioneve. Pa zhurmë. Pa premtime për qiejt. Po realisht. Njeri për njeri. Fytyrë për fytyrë. Ballë përballë. Pa qibër. Vërtetë njeri i popullit. Qytetarë e fshatarë janë bërë mik me kandidatin për deputet Alket Hyseni. Dhe Alketi ka fituar shpirtin e tyre.

Saranda gjatë këtyre viteve të drejtimit nga Partia Socialiste ka parë investime të shumta. Uji. Energjia. Kanalizimet e ujërave të zeza. Funksionimi i impiantit të ujërave të zeza në afërsi të liqenit. Pedonalja e qytetit. Një rrugë dhe shesh plot me dritë. Po edhe përpjekjet për një qytet më të pastër.

Është fushata derë më derë. Konkrete. Larg sloganeve. Janë mijëra takime. Janë zgjidhjet. Është programi i kompletuar. Janë kandidatët seriozë e njerëzorë, janë punët e shumta të bëra në këtë katër vjeçar që nga Vlora deri në Konispol që do përkthehen në vota për PS. Në mandate. Socialistet synojnë tetë mandate në qarkun e Vlorës. Dhe këtë nuk e kanë për eufori. Po bindje. Ata bastin e kanë bërë. Fjalën e kanë dhënë. Dhe kjo do provohet në 25 qershor. Kjo do përkthehet në votën masive për PS.

Nga Bardhyl BEJKO