BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Përtej ngazëllimit, e gjithë Shqipëria në protestë

Përtej ngazëllimit, e gjithë Shqipëria në protestë

Seç ka një ngazëllim të papërmbajtur, gati në delir nga shumë faktorë politikë, mediatikë, grupe interesi për ta paraqitur Shqipërinë, jo si një vend ku punohet, pushohet, shëtitet, njerëzit bëjnë shoping, shkojnë në teatro e kinema, vizitojnë vende historike, qytete antike e monumente natyrore, po si një arenë ku në çdo metër katror zhvillohet një protestë. Flamurin për krijimin e një perceptimi të tillë e ka marrë si për çdo nxirje tjetër në dorë opozita. Liderët e saj, Basha nga njëra anë e Kryemadhi me ndihmësin e saj, Vasili, bëjnë tellallin nga mëngjesi në mbrëmje përmes ekraneve dhe opinioneve në gjithë studiot mediatike për t`u thënë shqiptarëve, po më shumë të huajve se populli i irrituar, i zemëruar dhe i nxehur, është në këmbë kundër “bandave” të pushtetit, të atyre që i shfrytëzojnë dhe i vjedhin, që i lënë pa bukë dhe i nxisin drejt emigracionit. Dhe fill pas këtij deklarimi tjerrin shifra. Ekspozojnë pasqyra të korrupsionit, të papunësisë, të rënies së nivelit të fuqisë blerëse. Tregues që i shumëfishojnë e retushojnë sipas interesave të çastit, duke i treguar si të na ketë rënë mbi krye ndonjë gjëmë dhe si vend i përfshirë në revolta pa fund. Një sforco e jashtëzakonshme për t`i treguar me gisht një grup njerëzish që mblidhen para Kuvendit apo godinës së qeverisë në një fshat skajor apo një kopësht e çerdhe, ku debatohet dieta ushqimore e fëmijëve e qindra detaje që nuk i lë të bjerë në tokë opozita jonë. Pas çdo grumbullimi sporadik, është gati deklarata standarte: - Sot para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, punëtorët e baipasit të Fierit u ngritën në protestë për të kërkuar pagat e prapambetura nga firmat kontraktore e nënkontraktore, të cilat nuk i kanë paguar prej muajsh. Në përgjigje të kërkesës së tyre, Basha deklaron se: Paratë i ka vjedhur Rama! Sapo mbyllet kronika me baipasin, u vjen radha fshatarëve të Zharrzës, të cilëve edhe pse iu dëmtuan banesat nuk janë dëmshpërblyer edhe pse “Bankers” iu kishte premtuar dëmshpërblim të plotë. Në radhë, njoftime të tjera sensacionale. Këtë herë nga qytetari dixhital. Ekskluzivitet nga Sali Berisha: -Rama pritet në Berat me protesta të ashpra. Sy e veshë presin njerëzit të jetë bërë hataja. Po në fund, lojë e radhës nga doktori. Një lajm që vjen pas qindra të tillave që nisin nga salla e Parlamentit, tek sheshi “Nënë Tereza” para Bashkisë së Shkodrës për një grup të FRPD-së, në rrugët e Lezhës. Lajmet për protesta vijojnë me Gjirokastrën, ku dy familje protestojnë nga vërshimi e baltës brenda mjediseve të banesave nga vërshimi i ujrave të shirave të fundit. Më pas radha. Aktorët e Teatrit Kombëtar protestojnë kundër prishjes së godinës. Dhe ndërtimit të saj me kullë. Nuk duan teatër me kullë! Duan status të artistit. Ndryshoni ligjin mbi artin! Pedagogët e Universitetit të Tiranës protestojnë për vonesat e pagës me 10 ditë. Kërkojnë ndryshim të ligjit të arsimit. Akademikët duan status të posaçëm. Ndryshe në 10 mars do bëjnë namin. Një akademik ankohet për zënien e mjediseve pranë shtëpisë. Nuk ka vend ku të parkoj makinën. Vijojnë radhazi njoftimet për protesta dhe superprotesta. Dacibao gjithandej. Për ato që janë bërë dhe për ato që priten të bëhen. Disa reale e të tjerat imagjinare. Po nuk mbeten këtu lajmet për protesta e protestues. Sensacionale. Një fermer në Novoselë proteston se i janë përmbytur luleshtrydhet dhe kërkon urgjent dëmshpërblim. Më pas kërcënimi. Kronikat vazhdojnë me numërimin e protestave dhe numrin e protestuesve. Dhe vargu i njoftimeve dhe deklaratave vazhdon. Shqetësimi është si të njoftohet për një protestë në ditë. Mundësisht dy e me shumë. Çdo fshat e qytet, rrugë e shesh duhet të ketë protestën e vet. Si tek filmi “Parrullat”. Kur mungojnë, duhet të shpiken. Në pamundësi të nxirren nga arkivat. Një ditë pa protestë, është një ditë në errësirë. Pa diell. Pa ajër. Kur nuk janë origjinale duhen stimuluar. Kur nuk ka të tilla duhen nxitur. Pse jo edhe imituar ose klonuar. Amani bre, vetëm pa protesta mos na lini! Më mirë pa bukë e ujë sa pa protesta. Ato janë shpirti ynë. Përmbajtja e jetës tonë. Nëse nuk i shkon ndërmend dikujt për një protestë, vjen urdhëri urgjent nga lart. Kujdes në qytetin tuaj, sot nuk kishte asnjë protestë! Jini të kujdesshëm! Merrni masa. Mbetët në fund të aksionit opozitar. U la prapa Tirana. Mbetët pas Shkodrës. U lanë në bisht lushnjarët. Ua kaloi edhe fshati Shkallë. Dhe për të përmbushur grafikun e protestave, organizatorët në pamundësi tjetër nisin katër -pesë të rinj me pankarta drejt aeroportit të Rinasit. Regjisorët porosisin: Kujdes! Atje kalon sot Kryeministri i “bandave”. Ngrini sa më lart pankartat. Parullat të jenë të forta. Anatemimet të ngrihen në qiell. Mallkime. Urrejtje. Nëse nuk janë të zot vendasit kur nuk munden të nxjerrin dy njerëz në protestë hyjnë në lojë protestuesit borxhlinj të importuarit, forcat lëvizëse. Protestuesit shëtitës. Të specializuarit për t`i bërë të ashpra, të frikshme, tronditëse, të kenë brenda barot. Të ziejnë me fjalime. Me deklarata. Ulërima. Shikon tërë këto lëvizje dhe të duket vetja se jeton në një botë sureale. E ndryshme nga jona. Sikur nuk jemi tokësorë... Që ka vend për protesta tek ne si kudo në botë, kjo është e padiskutueshme. Jo vetëm kaq. Lëvizjet, kundërshtitë, protestat ndaj problemeve që nuk gjejnë zgjidhje, janë të shëndetshme, ushtrimi më i mirë për demokracinë. Zhvillimi i protestave dhe kundërshtimi i politikave qeveritare, mungesës së shërbimeve dhe zgjidhjeve që kërkojnë qytetarët të cilët vuajnë për të marrë shërbime ne zyrat e shtetit ku përplasen me indiferencën e zyrtarëve burokratë, se në rubinetat e çezmave u mungon uji, produktet ushqimore të përdorimit të përditshëm janë të pakontrolluara, që u vidhet prona në mes të ditës, kur u kërkohet të paguajnë për të marrë shërbime në hipoteka apo te ALUIZ-ni, që i sorollatin administratorët e shtetit, vidhen nga zyrtarët që e kanë detyrim ligjor t`u zgjidhin në kohë kërkesat e ligjshme. Kanë vlerë jo vetëm për zgjidhjen dhe korigjimin e politikave dhe veprimtarisë shtetërore, po janë inkurajuese për qytetarët që kërkojnë me forcë zgjidhje të halleve të tyre. Askush nuk ka pse anatemon e fyen ata që ngrihen në kërkim të të drejtave të tyre. Tek ne duhet luftuar hezitimi dhe qëndrimet indiferente ndaj padrejtësive. E keqja nuk janë protestat në vetvete. Janë përpjekjet për t’u dhënë ngjyra politike. Dhe gjeografi kombëtare. Kur duan t’i shesin: Si veprime për mungesë të rendit. Të shtetit. Të drejtësisë. Më së shumti protestat tek ne, janë politike. Organizatorë janë politikanët. Ata shpërfytyrojnë çdo lëvizje dhe objektivi minimizohet vetëm te pushteti. Ndaj edhe protestat janë anemike, dështake. Më shumë përdoren për dukje. Karshillëk. Produkti që përfitohet është minimal. Stuhi në gotë. Edhe një protestë e madhe e kohëve të fundit që nuk kishte organizim politik, siç ishte ajo e korçarëve për mbrojtjen e skuadrës së “Skënderbeut” nga dënimi i UEF-as edhe pse me pjesëmarrje të gjerë ishte jashtë kontekstit dhe pa bosht. Nuk ishte kundër trukimeve. Po kundër atyre që dënojnë trukimet. Le të vijmë tek thelbi i idesë tonë. Tendenca që vihet re, deliri që shpërthen ngado për ta paraqitur Shqipërinë si arenë dhe vatër, ku gëlojnë protestat. Sikur gjithë vendi ynë është në këmbë se kushedi ç`po ndodh. Sikur nuk ka qetësi dhe padrejtësia ka zaptuar çdo hallkë të funksionimit të shtetit. Pse kaq ngutje dhe etje për ta paraqitur vendin tonë si të ishim në gjendje lufte dhe nuk ka centimetër bosh dhe individ të mos jetë ushtar protestues? Cili është përfitimi i këtij perceptimi dhe a është realisht një situatë e tillë? Realiteti shqiptar flet ndryshe. Shqipëria është një vend normal. Protestat edhe kur bëhen nuk ia zbehin realitetin. Përpjekja opozitare për ta paraqitur vendin si arenë protestash, si vatër sherresh, synon të na shpalosë para opinionit europian e më gjerë, si të papërgatitur për integrimin. Si shtet e vend që duhet mënjanuar nga axhendat europiane. Nuk duhet marrë seriozisht. Se këtu nuk funksionin asgjë. Se jemi rrëmujë. Mungon shteti ligjor. Vendos rruga e nuk funksionojnë institucionet, se drejtojnë bandat e oligarkët, se ligji ia ka lënë vendin zgjidhjeve me forcë e dhjetra pretendime jo reale. Liderët e opozitës kërkojnë të krijojnë idenë se kur nuk ka marrëveshje e bashkëpunim brenda mes palëve politike, si mund të jemi gati për negociatat?! Liderët opozitarë që në shqip bëjnë sikur janë dakord për integrimin, në anglisht me të huajt janë përjashtues. I zmadhojnë rastet sporadike i trajtojnë si të ishim shtet në rënie të lirë. Të mbërthyer nga padrejtësitë sociale. Të hallakatur. Të hutuar. Si në xhungël. Në realitet në vendin tonë bëhet jetë normale. Punohet. Pushohet. Organizohen dhjetra evente të rëndësishme. Investitorë të mëdhenj, të huaj e vendas, investojnë kapitalet milionëshe, që përkthehen në mirëqenie e shtim të ardhurash. Jemi një vend ku institucionet forcohen. Ku reforma të shumta janë ndërmarrë dhe po konkretizohen. Reforma në drejtësi është më e thella në rajon. BE përgëzon arritjet e Shqipërisë. Luftohet përditë për një administratë profesionale. Qytete që ndryshojnë e fshatra që presin ndërhyrjen për rilindjen urbane. Një vend ku turizmi ka rritjen më të lartë ndër shtetet përreth. Pra një vend normal me problematika që janë të pranishme në tërë vendet e botës. Ne nuk bëjmë përjashtim nga shtetet e tjera të zhvilluara apo në stadin tonë, ku protestat janë shumë e më shumë që shoqërohen me përplasje fizike dhe përfundojnë me viktima. Po pse i fryhet kaq shumë fantazisë për të krijuar iluzionin se këtu në çdo metër katror ka një protestë, sikur tre milionë shqiptar nuk bëjnë gjë tjetër veç protestojnë? Kundër kujt protestojnë? Janë kundër qeverisë? Janë të pakënaqur prej saj? Kërkojnë një rol tjetër nga opozita? Kanë besim tek Basha e Berisha dhe mezi presin t`i shohin në pushtet? Përpjekjet e opozitës për të na thënë, ja shikoni ç’po ndodh, duke treguar me gisht grupe njerëzish që realisht kanë halle dhe kërkojnë zgjidhje dhe individ të veçantë të cilët përdoren për të kundërshtuar gjithçka e cilindo, synojnë të nxisin pesimizmin, t`i japin zemër militantëve, të arrijnë t`u mbushin mendjen shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se pushteti i sotëm nuk i ka punët mirë. Ata, çështjet sociale duan t`i trajtojnë në rrafshin politik edhe pse nga zgjidhja politike e 25 qershorit kanë kaluar vetëm pak muaj. Mjafton një ditë nëpër rrugët tona, buzë detit, shesheve të qyteteve tona nga jugu në veri për të kuptuar sa pa baza janë fantazitë e liderëve tanë opozitarë dhe për të parë, se jemi veç një vend normal./Nga Bardhyl BEJKO