
Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Pa “finesë e filozofi”, ja cili është sot problemi politik në Shqipëri

Shkruar nga Skënder Sadri KAPITI 20 Qershor 2022

Janë konsumuar e po vazhdojnë që të konsumohen shumë energji, opinione, analiza, politika, media, prognoza, propozime e deri edhe shumë mendimtarë “filozofë” që na sygjerojnë zgjidhje dhe se cili është problemi politik që ka sot Shqipëria. Dhe ajo që vihet re është se këta mendimtarë , politikanë, mediatikë e “filozofë” zgjidhjet i shohin në këndvështrim të anshëm, servil e mercenar sipas interesave personale të tyre, pra individë të politizuar. Pa u zgjatur shumë them se problemi politik që ka sot Shqipëria dhe zgjidhja është vetëm largimi sa më parë nga pushteti i Edi Ramës dhe i qeverisjes së tij tejet të dëmshme e të korruptuar dhe si një qeverisje kundër interesave kombëtare, por nga ana tjetër jo më shpresë e politikë për rikthim në pushtet të Sali Berishës me kasten e tij që kjo të shikohet si zgjidhje. Pasi po për këto arsye edhe ishpushteti i Berishës u ndëshkua me votë në vitin 2013, dhe po për këto arësye edhe u shpall ai “non grata”. Si ajo politikë që kërkon që ta mbajë Edi Ramën në pushtet, edhe ajo tjetra për rikthimin e Berishës: që të dyja janë problemi politik më i madh që kanë sot shqiptarët. Zgjidhja është vetëm ndëshkimi dhe dëbimi i këtyre të dyve si dhe të Ilir Metës në pension politik. Nuk është e nevojshme për të sjellë fakte dhe argumente , pasi me të tilla është i tejmbushur tranzicioni politik në Shqipëri, prej të cilave Shqipëria mbeti e fundit në rrugën e demokracisë,shtetit ligjor, zhvillimit,progresit dhe gjithmonë mbeti në udhëkryqe, konflite e paqëndrueshmëri politike. Jam kundër të gjithë atyre avokatëve “intelektualë” të cilët janë rrjeshtuar sipas servilizmit të tyre me njërin apo me tjetrin krah, pasi kush më shumë e kush më pak, e gjithë politika e vjetër e tranzicionit në Shqipëri është mëkatarja më e madhe prej të cilave Shqipërisë i kanë ardhur gjithë këto të këqija. Duhet sa më parë dhe është imediate largimi nga pushteti i qeverisë Rama, si me e keqja qeverisje në historinë e Shqipërisë. Ndërsa prej 100 vitesh shtet, përsa i përket politikës së Tiranës si pro dhe në mbështetje të Kosovës kjo politikë është e vërtetë si e tillë aq sa është e vërtetë përralla politike. Politikisht, Kosova fatkeqësisht në këto 20 vite funksionoi si ajo në Shqipëri. Zgjidhja në Kosovë erdhi nga verdikti i popullit, pasi me Albinin dhe Vjosën vërehet që për herë të parë politika shtetërore shqiptare funksionon në kornizën dhe formatin e interesit kombëtar shqiptar. Kjo duhet të ndodhë edhe në Shqipëri, pra duhet një politikë dhe elitë e re politike për t’u ndarë njëherë e mirë nga fantazmat dhe nga e kaluara politike, nga korrupsioni dhe nga politika e papërgjegjshmërisë kombëtare. Kjo është zgjidhja urgjente që duhet në Shqipëri , dhe cdo përpjekje tjetër për qarkullimin e elitës së vjetër është një përpjekje për arnimin e politikës së vjetër zhele.
Më të lexuarat


Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”

23 qershori, Dita e të dëbuarve dhe zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva

Sado “pëllumba” të lëshojë Papa nga Vatikani, liria nuk mund të vijë pa luftuar

Ëndrrat dhe pengesat që “Sadrazami” të marrë “vulën” e humbur!

Makina inteligjente nuk mund të imitojë “policët inteligjentë”!

Politikanët ta heqin unin, se unë e bëj atë di vetë

Ballkani “kurth”, “kënetë” që do të gëlltisë këdo apo “fuçi baruti”?

Balta mbi Kardhiq-Delvinë

Zgjedhje apo përzgjedhje e kryetarëve të PS në Bashki?!

Profeti i rremë i demokracisë shqiptare Berisha kërkon revansh
