BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Opinion / Editorial

Pa nevojë për test droge, kur të largohet “bashibozuk-izmin partiak” nga institucioni!

Pa nevojë për test droge, kur të largohet “bashibozuk-izmin

Interesant është fakti i përbashkët si lajm, se në drejtoritë e policisë në Shqipëri, testi i drogës (ka sukses) po nxjerr plot policë si përdorues dhe dy nga drejtoritë kryesore si Shkodra dhe Vlora kanë plot të tillë por...! Por dhe në Britani kanë denoncuar se në parlamentin e tyre përdoret drogë. Kryetari i Dhomës së Ulët, Lindsay Hoyle, tha se do ta kontaktojë policinë, pasi gazeta “Sunday Times” raportoi se drogëra të paligjshme janë duke u përdorur brenda ndërtesave të Kuvendit. Gazeta tha se testimet me peceta për zbulimin e drogës gjetën gjurmë të kokainës në 11 vende që janë të qasshme vetëm nga ligjvënësit e akredituar, stafi dhe gazetarët, përfshirë një banjë afër zyrës parlamentare të kryeministrit Boris Johnson. Mirëpo sigurisht është një turp i madh që kuvendarë në Britani marrin kokainë, por kur ky moment është pjesë e përfillshme ose ajo që lejohet të thuhet, për efektivë të policisë shqiptare si përdorues narkotikë, ky nuk është turp, por degradim institucioni. Kanë bërë mirë që po bëjnë teste droge (duhet falënderuar ministria dhe drejtori i ri), por sigurisht duhet të binden se policia shqiptare është larg së qeni brenda institucionit të demokracisë dhe ligjit! Kush kështu? Policia pra, ose institucioni që duhet të mbrojë ligjin! Kur për përdorues dhe shpërndarës (ligji) ka afër burgun dhe policia duhet të bëjë pastaj dhe kapjen e ndjekjen e tyre! Mirëpo nuk është thjeshtë ky problemi i madh i policisë shqiptare! Problemi i madh është sjellja si “bashibozukë”! Jo si gjendarmë, as si policë, as si punonjës i ruajtjes së rendit! Kisha shpresë që shkolla e policisë, do të edukonte më mirë brezin e ri të policëve, por jam i bindur se nuk po ndodh kjo gjë! Po prisja radhën në një drejtori të madhe të veriut të Shqipërisë të merrja pasaportën e re. Polici që ishte vendosur të ruante “rendin apo radhën” për nevojat e njerëzve ishte prototipi i “bashibozukut” dhe për më tepër i ri si prodhim i shkollës! Pa kapele në kokë, me zë të lartë dhe ulërima të kota, me mënyrë të foluri si në mejhane, me lëshime dhe përjashtime radhe për miqtë dhe horra rruge dhe ulëritje ndaj pleqve dhe qytetarëve të urtë. Me sy që rrezatonin një marrëzi, që nuk di pse vinte dhe që shoqërohej edhe nga kolegë të tjerë pa kapele në kokë pothuaj të gjithë. Policë që urrejnë kapelën e policit, ka vetëm në Shqipëri! Gjithçka po bënte një polic i tillë në mungesë të rregullit dhe institucionit dhe tepricë të mungesës së edukatës. Kur e teproi fare, sigurisht shefi i tij (një super djalë, polic i edukuar e korrekt në sjellje dhe uniformë) e largoi me plot të drejtë nga “ruajtja” e rendit në hollin e Policisë së Rendit! Kurse unë thashë: Paska sigurisht policia djem që e kuptojnë se mes tyre ka bashibozukë! Urova të ketë shumë të tillë!

Ku e kam fjalën!? E kam fjalën se policia e shtetit te ne, është akoma një “bashibozuk-izëm” që të zhgënjen. Policinë ideologjike dhe politike të babait të tij politik Enverit, imituesi Sali Berisha e ktheu në bashibozukë të tij dhe partisë së tij e padyshim Rama, megjithëse ka ide të tjera nuk arrin në saj të këtij “programimi” popullor që kemi, ta largojë këtë sëmundje shekullore orientale dhe specifike folklorike shqiptare! Nuk e rregullon dot, sepse ka pengesë mënyrën që policia të jetë interes politik i partisë dhe përzgjedhje mes saj dhe interesave të rrugës që shoqërojnë partinë! Ka tridhjetë vjet që veprohet kështu dhe këta sot, janë “bashibozukët modern” që pastaj marrin hashash apo kokainë dhe duhet të ruajnë dhe rendin! Por kjo nuk është asgjë sepse ka plotë që janë “parcelaxhinj” ose pjesë e kultivimit dhe trafikut! E kjo duket brenda për brenda pavarësisht se lart në politikë në pushtet nuk duan ta pranojnë! Në polici urdhëron interesi politik partiako-horrxhi. Mirëpo historikisht shkëlqeu “Gjendarmëria” e kohës së austriakëve dhe guvernatorëve, por dhe e Zogut, sepse ajo nuk ishte pjesë e partisë, por e kombit! Gjendarmët i stërviten suedezët, holandezët dhe britanikët, por nuk i përzgjodhi ti ketë në shërbim partia! As Monarkia nuk e lejoi këtë sëmundje kaq të rëndë! Diktatura i kishte ideologjikë, por bashibozukë në shërbim të partisë i ktheu me demek demokracia e Berishës, Nanos, dhe Ramës në pushtetet e tyre! Janë bashibozukë në shërbim të partisë në pushtet! Pse bashibozuk!? Çfarë ka qenë një bashibozuk? Një bashi-bazouk ose dikush që ka kokën e kthyer, kokën e dëmtuar, kokën e çmendur, afërsisht kokëkrisur "pa udhëheqës" ose "i çrregullt" ishte një ushtar-xhandar i parregullt te ushtria osmane, e ngritur në kohë lufte. Ushtria rekrutonte kryesisht shqiptarë dhe çerkezë si bashi-bazoukë, por rekrutët vinin nga të gjitha grupet etnike të Perandorisë Osmane duke përfshirë skllevër nga Evropa apo Afrika. Ata kishin një reputacion për trimëri, por edhe si një grup i padisiplinuar, i njohur për plaçkitjen dhe prerjen e civilëve si rezultat i mungesës së rregullores. Shqiptarët janë dhe më të famshmit bashibozuk në historinë e tyre sidomos në Egjipt dhe lindje të mesme! Nuk ishin trupë ligj zbatuese, por ishin njerëz që i shërbenin interesave të atyre që paguajnë më mirë! I merrte një pasha apo komandant, i paguante dhe ata bënin “roje” me mënyrat e tyre! Nuk duhet të ngatërrohen me mercenarët kaq shumë, që sidoqoftë kanë disa kodekse lufte dhe veprimi! Shqiptarët e mesjetës së vonë, linin familjen dhe iknin të shërbenin si bashibozukë dhe nuk përtonin dhe plaçkitjen! Kjo është historia dhe nuk kemi pse fshihemi! Ky zakon deshi të mbizotëronte dhe në shtetin shqiptar 1920-1928, por gjithsesi e luftuan dhe morën të huaj të bënin policinë! Por u trajtua ndryshe, sepse u pastrua shpesh herë nga akte të tilla brenda trupës së policisë apo gjendarmëve! Kur i dënonin nuk kishin asnjë shans tja kalonin lehtë! Pse nuk kemi aftësi të bëjmë një polici perëndimore? Sepse policinë e konsiderojmë akoma “armike” si mentalitet që nga koha e ideologjikut Enver, politikut Sali dhe për fat të keq dhe sot! Se e konsiderojmë si trupë jo elitare dhe se partia bën dhe drejtimin e saj profesional në mënyrë banale! I edukon sipas partisë dhe interesave të saj si rekrutim dhe besnikëri pune! Ne nuk kemi polici të rendit qytetare dhe urbane! Kemi polici partiake, sepse nuk dua të them politike! Një pjesë sa do e vogël por që është një pjesë sigurisht, ka lidhje më shumë me parcelat dhe trafikun, se me qytetarin dhe ligjin! Një pjesë dhe si vertikale komandohen nga interesa partiake, që kanë brenda interesin e rrugës dhe të fortëve të saj! Nuk ka as ide të Ramës me teknologji dhe të “mrekullive” të Çuçit me frymëzim shoqatash, që të mbledhë bashibozukët në polici! Policinë shqiptare e mbledh dora e fortë e një drejtimi jo politik, por kombëtar, që ne nuk e kemi sot! Një drejtimi modern kombëtar që nuk shikon në sy kryetarin e partisë socialiste dhe atë demokratike! Kjo nuk mund të ndodhë prandaj “bashibozukë partie” do të kemi në polici dhe po ashtu “bashibozukë” nga shkollat do të nxjerrim, sepse nuk shikojnë (filozofia e institucionit) biografinë qytetare dhe urbane të familjes, por bindjen politike partiake të tyre ose interesat e rrugës lidhur me politikën! Le që kush ju shkon si i ri dhe e re normal qytetar! Nuk e kam gabim dhe pse mund të thonë po akuzon pa të drejtë! Jo nuk është akuzë e pa drejtë! Është akuzë e vërtetë! Policia do përzgjedhje qytetare dhe morale të jashtëzakonshme (si në perëndim) dhe edukim shkollor të mirë që të bëhet me standarde të mira. Nuk i kemi këto standarde dhe pikë! Çfarë ju mbetet! Asgjë, kthehen në “bashibozukë me iphone” dhe të shekullit 21! Prej tyre ka pastaj (jo të gjithë sigurisht) që ja fusin dhe një vizë….ose ruajnë parcelat jeshile!