BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pa u hapur “dosja e zezë” e vitit 1997 nuk ka as demokraci, e as qetësim të shqiptarëve!

Pa u hapur “dosja e zezë” e vitit 1997 nuk ka as demokraci, e

Pothuajse ishte harruar marsi i zi i ‘97-s. Ishte harruar nga politika, sepse nuk i intereson të hapet ajo “histori” e njëzet e katër viteve më parë. Por ishte harruar edhe nga ne qytetarët, që shpesh herë dhe për të keqen tonë, kujtesën e kemi nga një vakt, gjer në një vakt tjetër ushqimi. Na e rikujtoi këtë “histori” të zezë, ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Bashkim Fino, një ndarje e dhimbshme për shumicën dërmuese të qytetarëve, që e patën kryeministër në ditët më të vështira të tyre, siç ishin ditët kur shteti i vetëquajtur “demokratik” i Saliut dhe bashkëpunëtorëve të tij ndërkombëtarë, ra më hundë përdhe, si një kështjellë prej balte.

            Po ç’ishte marsi i vitit 1997? 1997-ta ishte realizimi në praktikë i projektit antishqiptar, jo vetëm për shembjen e socializmit në Shqipëri, por edhe për shembjen e kësaj të fundit, Shqipërisë, e cila për 45 vjet, kishte guxuar t’u tregonte popujve dhe vendeve, se mund të jetohet me nder dhe dinjitet edhe kur je vend e popull i vogël; se mund t’u kundërvihesh me sukses edhe superfuqive si SHBA, BS apo Kina, kur populli është i bashkuar dhe udhëhiqet nga një parti e vërtetë Komuniste, siç ishte Partia e Punës së Shqipërisë, nën drejtimin e Shqiptarit të Madh Enver Hoxha.

            1997- ishte vijim logjik i asaj që kishte ndodhur në fund të vitit 1990, kur “lumpenët” e rrugës, në bashkëpunim me ata të burgjeve dhe me “lumpenët” e socializmit”, të dirigjuar nga skota që kishte trashëguar jo besnikërinë Skënderbejane, por tradhtinë Hamza-Toptano-Zogolliane dhe të mbështetur nga agjentura e hapur shoviniste e imperialiste, i vunë flakën vendit, duke përmbysur fillimisht pushtetin politik të punëtorëve e fshatarëve dhe pastaj duke shembur gjer në themel shtëpinë shekullore të të gjithë shqiptarëve.

            Por qartë dhe shumë shkurt, se kush është 97-ta, e ka thënë ministri i arratisur i Saliut, Zhulali, kur para medias dhe gjithë shqiptarëve deklaroi se: “Dosja e zezë e ‘97-s nuk do të hapet”! Profecia e tij, gjer tani që kanë kaluar plot 24 vjet nga ajo histori, ka rezultuar e vërtetë. Dhe përderisa në politikë e në pushtet do të vijojnë të mbeten partitë politike, PD e PS me bishtat e tyre, profecia zhulaliste do të mbetet e vërtetë. Thjeshtë kjo, sepse partitë në fjalë, janë autore të asaj historie makabre, në proporcion të drejtë më pozicionet që kanë patur ato ditë në politikë, në pushtet dhe në jetën shoqërore.

Mynxyra e vitit 1997, është mynxyra e përbashkët e dy partive politike, me mbiemrat përkatës, “demokratike” dhe “socialiste”, - mbiemra të gënjeshtër, që vetëm fasadë kishin dhe kanë të vërtetë, por jo veprën. Ngjashmëria dhe bashkëpunimi i tyre doli në dritë në ditët e “lulëzimit” të piramidave financiare, ku jo pak prej menaxherëve të tyre, vinin nga “specialistët” socialistë, njëri prej të cilëve do të bëhej më vonë edhe ministër i qeverisë socialiste të “Post piramidave”.

Ajo që tërheq vëmendjen dhe na tregon dukshëm bashkëpunimin e drejtuesve të PS me Berishën, janë veprimet e tyre në ditët e zhvillimeve të historisë së zezë të marsit 1997 e në vijim. Fillimisht, drejtuesit kryesorë të PS-së, përveç Nanos që ishte në burgun e Bënçës, morën arratinë jashtë vendit, apo u fshehën skutave të tjera, ku nuk mund t’i zinte muharrebeja e katrahurës së ‘97-s. Pse kjo arratisje? Nëse nuk kishin përgjegjësi për çka po ndodhte, pse duhej të iknin, duke e lënë popullin pa drejtim dhe në mëshirën e “forcave” ushtarake mercenare të Saliut? Siç dihet, situatën që la në mëshirë të fatit PS-ja, e morën në dorë Komitetet e Shpëtimit Kombëtar, organizuar kryesisht nga ish-ushtarakët e liruar nga reforma berishiane dhe qytetarë e intelektualë patriotë të vendit. Këto komitete qytetare, e ndalën vrullin fashist të Berishës dhe e detyruan atë të bënte gati valixhet, për të fluturuar tek “nëndajkua” e përtej Atlantikut. Por drejtuesit socialistë, “specialistë” të daljes pa lagur nga situatat, e qetësuan Berishën dhe së bashku me të, shpallën “Qeverinë e Pajtimit Kombëtar”, (a thua se populli ishte ngatërruar mes vetit dhe jo me qeverinë), duke shpëtuar kështu Arturo Ui e “Lulelakrës shqiptare”. Është interesant fakti që në “Qeverinë e Pajtimit Kombëtar”, apo më saktë në “Qeverinë e tradhtisë Kombëtare”, u vendos për kryeministër, i ndjeri Bashkim Fino, një kuadër province, i cili nuk kishte asnjë lidhje, as me piramidat e as me Berishën. Po pse nuk u bë kryeministër ndonjëri nga socialistët e thekur e me potencë, si puna e Pëllumbit, Dokles, Ruçit, e plot të tjerë që ishin zgjedhur në kryesinë e PS, qysh në ngjizjen e saj në vitin 1991? Thjesht sepse këta drejtues, në shumicë, kishin flirtuar me Berishën, qysh përpara ‘97-s dhe nuk guxonin t’u dilnin përpara qytetarëve të irrituar. Por vula e tradhtisë ndaj popullit të grabitur e të vrarë gjatë nëntëdhjetë e shtatës, nga Sali Berisha dhe qeveria e tij neofashiste, ishte kompromisi i mëvonshëm për amnistinë e përgjithshme, që zeronte krimet që kishte bërë Berisha me ndihmën e dorës së fshehtë të agjenturave të afërta e të largëta, pse jo edhe me mosveprimin, heshtjen, apo dhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të krerëve socialistë. Kjo amnisti, e cila u përcoll me një “Komision Parlamentar” të socialistëve që erdhën në pushtet, i siguroi Berishës vijimin në politikë, e madje edhe në pushtet, ku do të “realizonte” edhe krime të tjera të ngjashme me ‘97-n. Edhe krerët e rinj socialistë, të markës Rama me shokë, vijuan me besnikëri “amnistinë” socialdemokrate të paraardhësve të tyre, duke heshtur për krimet e vjetra e të reja, e madje në disa raste, si ai i Gërdecit edhe duke i rrahur shpatullat Berishës për ngushëllim.

            Ajo që tërheq vëmendjen në 24 vjetorin e “Marsit të zi të 97-s”, është fakti se asnjëri nga krahët e politikës, nuk e përmendi këtë histori të zezë. Kujtoi Berisha 22 marsin e “fitores” së tij të vitit 1992, por nuk tha asnjë fjalë për marsin e ‘97-s, që mbulon me turp dhjetra 22 marse-fitoresh të tij. Por edhe socialistët, nuk u kujtuan për atë mars të zi dhe kjo jo për harresë, por ngase kanë frikë ta fusin në propagandën e zgjedhjeve të prillit, se mos del ndonjë i krisur e u kujton praninë e tyre në “Dosjen e zezë të ‘97-s”, e cila siç pati thënë ministri i Saliut, Zhulali, nuk do të hapet kurrë.

            Po, pse xhanëm nuk hapet “Dosja e 97-tës”, dosja më e madhe e krimit në Shqipëri?! Sepse në fletët e kësaj “dosje”, janë jo vetëm drejtuesit kryesorë të dy partive politike me emërtimet false “Demokratike” dhe “Socialiste”, por janë edhe duart e agjenturave të huaja, të cilat shtrihen nga fqinjët tanë shovinistë, serbo-grekë, e gjer tek CIA amerikane, me lobet e saj nga vende të ndryshme të globit, që kanë patur e kanë synime të afërta e të largëta për pozicionin gjeostrategjik të shqiptarëve.

            Këto fakte që rendita më sipër, janë të mjaftueshme për të treguar se Partia Socialiste, qysh në gjenezë të saj në vitin 1991, ndonëse mbulohet me trëndafila të kuq apo rozë, ishte dhe është realisht degë e pemës së përbashkët me PD-në, “pemës” së sistemit gjakatar kapitalist. E nëse, në vitin 1997, kjo që po them ishte e dukshme, akoma më dukshëm shihen sot sjelljet dhe veprimet e PS-Rilindjes, kur pretendon të marrë mandatin e tretë, mandat që po nuk e fitoi drejtpërsëdrejti, do ta ndajë me Lulin, me Monikën apo me ndonjë deputet nga Balli Kombëtar, që për “mandat deputeti”, shiten më shpejt se për “pulat e kohës së Luftës”.

            Hija e nëntëdhjetë e shtatës mbulon ende vendin tonë. Viktimat e atij viti të zi vijojnë edhe sot, jo thjesht prej armëve që u shpërndanë në atë kohë, por për faktin se edhe sot berishizmi neofashist dhe socializmi neoballist, janë në pushtet e në politikë, me barrën e krimit tridhjetë vjeçar mbi kurriz. E kur ke mbi kurriz krime të padënuara, doemos do të vijosh të pjellësh krime. Ndaj, pa u hapur, zbardhur dhe gjykuar “Dosja e zezë” e ‘97-s, nuk do të kuptojmë si duhet se kush në udhëheq drejt demokracisë dhe integrimit europian, e drejta dhe e vërteta, apo mashtrimi dhe gënjeshtra.

            Shumë prej shqiptarëve pretendojnë se e njohin mirë të kaluarën e hershme, sidomos periudhën e socializmit. Por realisht nuk njihet historia e tri dekadave të fundit. Thirrjet për reformë në drejtësi, për dënimin e krimit e të korrupsionit, për kapjen e dënimin e “peshqve” të mëdhenj, të ndërkombëtarëve dhe të tellallëve brenda vendit, e sidomos të partive kryesore PD, PS e LSI, janë dhe mbeten një farsë e mashtrimit të popullit, nëse nuk hapet fillimisht Dosja e zezë e ‘97-s dhe pasur më tej me krimet që vijuan e po vijojnë edhe sot. Pa këtë veprim të domosdoshëm, nuk do të ketë as demokraci të vërtetë në vendin tonë, e as qetësim të qytetarëve shqiptarë.