BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x

Opinion / Editorial

Paaftësi që na kushton edhe sot

Paaftësi që na kushton edhe sot

Ka vite që më rrinë si çekiç mbi kokë këto vargje të rapsodit lab, Feti Brahimi:”Në rrugën e gjatë nxituam,/Desh ta bënim me një frymë, Njëri tjetrin e mohuam,/ Sikur  kish plasur një minë!” Ku e kishte fjalën ky miku im,xhanëm? Që nga ajo kohë kam lexuar shumë dekumente historike,kam shënuar ngjarje të çuditshme,por kam rregjistruar dhe disa biseda me njerëz të mençur. Prej tyre kam nxjerrë konkluzion,se disa të këqia na erdhën nit pas viti,që nga lufta. Djemtë e vajzat e ndershme i lanë prindërit dhe ikën vullnetarisht për të mbrojtur vendin e tyre. Por aty u ndeshën me çudinë shqiptare:Do të luftonin edhe kundër  të ashtuquajturve shqiptarë,që ishin bashkuar me pushtuesit. Nuk ishte e lehtë të dërgoje djemtë drejt vdekjes,prandaj  brenda këtyre, kishte dhe sabotatorë dhe disa prej tyre dezertuan nga lufta.Aty nga viti 1974,kur takova një herë luftatarin e vendosur Vaip Gogo,më pati thënë: “Ky sistem do të bjerë shpejt,sepse edhe nga lufta dolën disa të pakënaqur,edhe kur bëmë reformën agrare u bënë shumë të pa kënaqur,edhe kur kolektivizuam bujqësinë pati të pakënaqur, edhe në reformat e tjera,dolën të pa kënaqur ataqë nuk i kuptonin reformat,edhe…”Vaipi vetë ishte i patundur derisa shkoi në varr tok me plumbat që mori në luftë. Ishte i vetmi njeri që fliste pa rezerva. Në shënimet e mija kam të shkruar dhe këto fjalë  të një bashkëfshatarit tim: “Titua kishte pesë të varfër dhe i bëri zengjinë,Enveri kishte pesë të pasur dhe i bëri fukarenj!”Unë nuk i kam përdorur këto thënie,se mund të shkonim në burg të tre. Zaten unë e kisha një kartelë në degën e brendshme,që e mora vesh kur u prishën institucionet e shtetit në vitin 1997.

    Duke zbërthyer mendimet e këtyre dy pleqve,unë po radhit këtu disa ngjarje,që vërtet na shpunë në prishjen e sistemit,por po na kushtojnë edhe sot.Kjo vetëm e vetëm se nuk u sqaruanë njerëzit se ç’ishin këto reforma.Kam këtu një dekument,që tregon se të shkretët shqiptarë në çdo kohë kanë tentuanar e janë larguar nga Shqipëria. Në 20-vende të botës ndodhen 18.595.800 veta të larguar.Vrasjet e vjedhjet kanë nisur që nga viti 1846. Në rregjistrin a arkivit Osman thuhet, se në Skrapar janë vrarë 52 veta, në Tomorricë 20 dhe në Nahije 52-vrasje,ku përmenden edhe vjedhje e zjarre të shumtë. Dhe vrasjet,largimet e vjedhjet kanë vijuar. Ne dolëm nga lufta me një popullsi 80%  analfabete. Çlirimi i vendit e qetësoi popullin dhe u hodh në aksion për rindërtimin e vendit. Por a e dini,që edhe nga aksionet ikën fillimisht disa të rinj. Fill pas çlirimit u bë reforma agrare,kur njerëzit nuk e dinin ç’ishte kjo reformë. Edhe propaganda ishte e dobët,por edhe ata që prekeshin nga reforma u bënë të pakënaqur. Nuk ishte e lehtë t’i prekje pronën e vënë me djersë popullit në ato kohëra të vështira,kur buka ishte bërë jastëk i fjalës. Një pjesë e mirë e tyre ishin patriot,që kishin mbështetur luftën. Po sjell në vëmëndje vetëm dy familje në Skrapar. Familja e Sinan Yllit në Leshnje  kishte qenë si një garnizon ushtarak,ku kishte bazën kryesore lufta. Vetë Sinani ishte kryetar i Këshillit Krahinor të Potomit. Por ai bëri pasuri me djersë për të ndihmuar luftën dhe vazhdoi ta përmirësonte ekonominë. Mirëpo reforma e cenoi atë të parin duke i marrë 1000 krerë bagëti. Ai kishte të drejtë të nervozohej. E mori vesh Kahremani dhe vajti atje. Sinani e pyeti të birin: “Kush m’i mori bagëtitë mua?”Dhe Kahremani, fjalëëmbël iu përgjigj: “Unë ti mora, sepse do t’ja japim bashkëfshatareve tanë që s’kanë një pikë dhallë për fëmijët. Me një pjesë të tyre do të krijojmë tufat e shtetit,që të furnizojmë popullin.” Nuk foli më Sinan,po një farë qejfmbetje i mbeti në shpirt...Rasti i dytë ishte në familjen e Belul Gjonit në Krastë të Skraparit. E gjithë ajo zonë kishte shumë bagëti,se me ato jetonte,por dhe Belulit ,që ishte shpallur invalid lufte, ja morën bagëtitë. Po ishte Kahreman Ylli që i qetësoi të gjithë. Mirëpo nuk kishte nga një Kahreman Ylli në çdo fshat dhe shumica e tyre u bënë të pakënaqur. Populli e mbështeti luftën,kurse për reformat nuk u bë ajo propogandë që u bë për luftën dhe disa mbetën të pakënaqur. Mirëpo këta të pakënaqurit erdhën duke u shtuarë,sepse reformat nuk u shoqëruan me shpjegime direkte,por u lëshuan udhëzime,të cilat edhe ata që kishin detyrë të bënin sqarime,nuk i kuptonin për vete. Populli nuk ishte kundër reformave,po të bindej  se çfarë ishin ato.Por ajo që i shtoi të pakënaqurit ishte shpallja e tyre kulak pa asnjë kriter.Nuk e di kush e dha atë urdhër,që kulakët të bëheshin të tillë me plan çdo muaj. Babai im ishte kryetar i këshillit të fshatit. Ai nuk dinte shkrim dhe të gjitha shkresat që vinin nga lokaliteti m’i jepte mua t’ja lexoja. Një ditë i vjen një shkresë me firmën e kryetarit të lokalitetit Potom , Shaqir Kapinova  me këtë përmbajtje: “Na dërgoni listën e kulakëve të rinj që do të bëni këtë muaj!” Babai kishte zakon që shkresave u përgjigjej brenda javës,po këtë ma solli t’ja shkruaja me vonesë. Unë isha në klasën e tretë dhe nuk e dija ç’ ishin kulakët. Si e kishin biseduar në këshill,babai erdhi më diktoi dhe unë shkrova: “Po u dërgojmë listë ne kulakëve të rinj për këtë muaj: 1.Sadik Halil Caka.2.Hysen Luman Caka. Kryetari i këshillit Hysen Luman Caka!”Më vonë e mora vesh që këta  shpalleshin kulak,se i pari kishte 100 dhen dhe i dyti 50 dhen! Mora vesh se kishin shpallur kulak të gjitha familjet e zonës që kishin shumë bagëti,mes tyre edhe invalidin e luftës Belul Krasta. U desh ndërhyrja e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit që të dërgonte një qarkore,për ti sqaruar këshillat se kush duhej shpallur kulak. Ajo listë u gris,po një farë tronditje e pësuan njerëzit.

     Të mos harrojmë ekonominë po e drejtonin ata që dolën nga lufta. Por drejtimi i ekonomisë nuk bëhej me plumba edhe pse në ndonjë rast u përdorën dhe plumbat. Ç’është e vërteta u bë një revolucion dhe ekonomia ndryshoi. Të patën bukën nuk e kërkonin më nëpër pazare,po njerëzit nuk donin vetëm bukë. Shteti bëri reformën për kolektivizimin e bujqësisë. Po çfarë ishte kjo reformë dhe kush do ta drejtonte? Edhe për këtë u përdor emulacioni se kush fshat e rreth do ta realizonte  i pari,edhe pse kishte kritere se cilat rrethe do ta zbatonin si fillim. Asnjë shpjegim nuk iu bë popullit. Edhe në këtë reformë u prekën ata që kishin ekonomi,që e dorëzuan në kooperativë. Atëherë e morën vesh ato fshatra që nuk ishin bërë ende kooperativë dhe i shitën të gjitha bagëtitë. Po kush do ta drejtonte kooperativën,xhanëm?Asnjë njeri me shkollë ekonomike. U zgjodhën tre veta nga fshati pa shkollë e pa e ditur se ç’ishte kolektivizimi.! Përse u shpejtua kjo reformë e rëndësishme,që në disa fshatra ishte duke dështuar. Në fshatin Muzhënckë të Skraparit,fillimisht nuk vinte në punë asnjë,sepse shkonin në pazar të shisnin ndonjë nga bagëtitë ose rrush nga oborri,se të ardhurat ndaheshin në natyrë në fund të vitit. Dhe kryetari i kooperativës u detyrua t’u zinte pritë si në luftë e t’i trembte me pushkë që të ktheheshin! Sekretari i partisë në Prishtë u fsheh kur vajti ekipi për krijimin e kooperativës. Pra,edhe komunistët,që do të udhëhiqnin reformat ishin kundër kolektivizimit. Madje u përdorën edhe masa shtërnguese. Në Nartë të Vlorës prindërit e një vajze që i kishte dalë bursa për nëshkollë,nuk pranuan të hynin në kooperativë dhe i ndaluan vajzën për të vajtur në shkollë.Atëherë ajo shkroi një letër lart dhe kjo u korrigjua!.Do t’u sjell në vëmendje një bisedë mes Ramiz Alisë dha babait tim: Në Osojë sa ishte ngritur kooperativa dhe Ramizi pyeti nëse bënte dallgë deti. Babai e kuptoi dhe iu përgjigj: “Kooperativa është e mirë,se tani hanë bukë edhe ata që s’kishin toka,por më duket disi e shpejtuar mënyra e ngritjes. Ja,në krye të saj janë shokët e mij. Anetar kryesie jam edhe unë,po nuk di as shkrim,as këndim. Duhet të ishin hequr tre veta pa krijuar kooperativa  të shkolloheshin dhe të ecte mbarë puna”.Ramizi e falënderoj babanë dhe nuk e mora vesh përse përmendi Enver Hoxhën. Si duket  edhe ai e kishte bërë  një vërejtje të tillë..Kjo reformë u realizua dhe nuk eci keq sepse ekonomitë u ndihmuan me mekanikë,plehra kimikë e farëra të zgjedhura,por erdhi duke u varfëruar,sepse dolën ca insiativa që e zhveshën fshatarin nga ekonomia. Dilte një tru shkulur e kërkonte që të shkurtohej tredylymshi dhe kjo do të zbatohej kudo,delte një tjetër për të falur viçat dhe kjo bëhej realitet në të gjitha fshatrat. Më e çuditshmja ishte inisiativa e kooperativistëve të Vëndreshës në Skrapar,ku kërkuan të falnin edhe kafshët e samarit,po kjo nuk u lejua të përhapësh,se kooperativa nuk kishte mundësi të furnizonte të gjitha familjet me dru zjarri.Edhe në gazetari dikush kërkoi që të hiqeshin honoraret për shkrimet dhe u realizua,po solli largimin e shumë bashkëpunëtorëve nga gazetat dhe në popull lindën pakënaqësitë. Njerëzit po kërkonin të largoheshin nga fshati.Madje filluan edhe vjedhjet. Nëpër qytete në katet e para dritareve u vunë hekura.Dhe të gjitha ato pakënaqësi erdhën duke shtuar,aq sa nuk e deshën atë system. Erdhi koha e ndryshimit të sistemit,por pushtetin e mori një forcë politike që i mashtroi njerëzit me çekun e bardhë,që na paskësh dërguar Amerika,e cila priste votën e shqiptarëve që të derdhte kapitalin si lumë!Por kësaj gënjeshtre i doli boja pas tre muajve,kur u bënë zgjedhjet lokale,që ajo forcë gënjeshtare të humbiste terren. Në të vërtetë kur u njoh në me programin e PD-së të gjithë ishin dakord, sepse një pjesë e popullit kishin mbetur me kokë mënjanë për shkak të diferencimit që i ishte bërë asaj shtrese,që shkonte deri të fëmijët. Këtë e përforcoi dhe deklarata e 180-intelektualëve,të cilët bënin thirrje për demokraci të vërtetë. Por nuk kaluan shumë  muaj dhe ata u tërhoqën dhe në parti mbetën ata që nuk e kishin provuar se ku do të arrinim. Në vend të bashkimit të popullit,PD na nxori nenin 24/1me të cilin përdori fshesën e hekurt dhe largoi të gjithë specialistët e deri te pastrueset nga puna duke i zëvendësuar me militant analfabetë. Dhe këtë nen po e zbatojnë të gjithë ata që marrin pushtetin. Nga ana tjetër filloi lufta kundër komunistëve,të cilët ishin njerëzit që bënë luftën dhe ndërtuan socializmin. Juristët u zëvendësuan me plepat e Durrësit dhe bënë kërdinë,sepse vepronin sipas urdhrave të partisë. Të mos harrojmë,parti quhej vetëm kryetari i partisë. Në emër të luftës kundër komunizmit u fut përçarja në popull,sa shkatërroi dhe familje të tëra. Djemtë dhe vajzat i mohuan prindërit e tyre,por më e rënda ndodhi me shkatërrimin e 500- uzinave e fabrikave,që ishin bazë e punësimit,duke flakur në rrugë mijëra punëtorë,e cila solli ndalimin e prodhimeve të vendit. Në vend që punëtorët të bëheshin aksionerë të fabrikave,i mori ai që ishte më i fortë dhe punëtorët u lanë jashtë. Dhe të shkretët njerëz ua mbathën këmbëve nëpër botë. Nuk e dimë a do të përgjigjet kush për p këtë masakër që iu bë djersës së popullit?!Tani nuk e di sa është numri i të ikurve, sepse vazhdojnë të ikin. Dhe gjëma mbi njerëzit vazhdoi.PD  që bënte thirrje për liri e demokraci,nuk i lejonte vlonjatët të protestonin për firmat piramidale,që lanë gjysmën e popullit pa shtëpi, por dërgoi tanket e avionët të vriste popullin e Vlorës. Kur e pa që ata kundërshtuan të shkonin dhe protestat po bëheshin në të gjitha rrethet,mblodhi këshillin  kombëtar të PD dhe u dha urdhër: “Të armatoset PD!.”Ky ishte sinjal lufte dhe njerëzit,që të mbronin veten nga shteti, shkatërruan depot dhe i gjithë populli u armatos!Me ato armë po vriten dita-ditës njerëz e po dënohen për armëmbajtje pa lejë. Po ku e kemi partinë e shpresës tani?Si mund të luftonte për demokraci një njeri që ishte sekretar i byro së partisë së punës? Ja,pra për pakujdesitë e atyre reformave,ne po vuajmë ende,por dhe do të vazhdojmë të vuajmë sa të kemi  kriminelë të zgjedhur për të mbuluar krimet e tyre..