
Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth


Pagesat pa para letër ose pagesat me karta bankare(karta elektronike që lejojnë të blesh mallra e shërbime pa paranë fizike) janë pagesat dominuese në vendet e zhvilluara. Përbëjnë 63 përqind të vëllimit total të shitjeve dhe blerjeve në Itali, 59 përqind në Greqi dhe 74 përqind në Gjermani. Për të mos folur për disa nga vendet nordike, ku roli i parasë letër është zhdukur pothuajse tërësisht. Edhe tek ne, pagesat me karta bankare janë rritur me 37 përqind gjatë vitit 2021, duke shkuar në 34.9 miliardë lekë ose 290 milionë euro. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit të kaluar kishim rreth 1.32 milionë karta bankare aktive. Duke marrë një mesatare dy karta për person, i bie që më shumë se 600 mijë vetë ose një në pesë qytetarë të vendit ka dhe përdor karta bankare. Numri i përgjithshëm i kartave bankare vijon të dominohet nga kartat e debitit, të lidhura me llogaritë rrjedhëse të qytetarëve, që përbëjnë rreth 86 përqind të totalit. Pagesat pa para letër, pra me karta bankare, janë në varësi sa të qytetarit zotërues të tyre aq edhe të tregtarit dhe ofruesit të shërbimeve. Edhe numri i sipërmarrjeve që kanë pajisje elektronike të pranimit të pagesave me karta bankare është rritur ndjeshëm tek ne. Janë 13,741 pajisje elektronike në qarkullim sot tek ne, me 12 përqind shtim gjatë vitit 2021, në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, ende duhet punë që tregtarët të binden përfundimisht se rrisin shitjet e tyre po të pranojnë shitje me karta bankare. Çfarë i pengon shumicën e tyre t’i fusin në përdorim këto pajisje është fakti që pagesat pa para letër e bëjnë më të vështirë fshehjen e të ardhurave reale, një dukuri kjo e shtrirë gjerësisht në shitjet tona. Prandaj dhe ka ardhur koha që bizneset të detyrohen me një urdher ose moratorium qeveri-bankë qendrore që të gjobiten, në rast se nuk pranojnë edhe pagesat pa para letër, krahas pagesave të zakonshme me para në dorë. Këtë moratorium-gjobitje e kanë realizuar edhe vende si Greqia e Hungaria, dhe u ka shkuar shumë mirë ulja e kostove në shitjet e bëra, për shkak të përdorimit të kartave bankare. Së fundmi, në ditët e para të korrikut 2022, gjobitjes për refuzimin e pagesave me karta bankare iu bashkua edhe Italia. Shteti italian donte ta vendoste ligjin detyrues në fund të këtij viti, por evazioni i lartë fiskal i bindi autoritetet italiane të nxitoheshin dhe ta miratonin ligjin në fillim të korrikut 2022. Ligji i ri parashikon gjoba për bizneset që refuzojnë pagesat elektronike. Tashmë, kushdo që refuzon pagesën elektronike do t’i nënshtrohet një gjobë administrative prej 30 Euro, të cilës i shtohet edhe 4 përqind e vlerës së transaksionit për të cilin është refuzuar pagesa me kartë bankare. Kërkesa për një ligj të ngjashëm edhe tek ne ka disa vite rrjesht që bëhet nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Me të drejtë, shoqata ka kërkuar që bizneset në Shqipëri të detyrohen të pranojnë të paktën një metodë alternative pagese, përveç parasë fizike. Qeveria jonë nuk po bën përpjekje të mjaftueshme për të ulur përdorimin e parasë cash(letër) në ekonomi. Edhe për arsye të historisë së zhvillimit të saj, ekonomia jonë është një ekonomi me përdorim të lartë të parasë “cash” dhe kulturë relativisht të dobët në përdorimin e instrumenteve elektronike të pagesave. Dëmet dhe kostot janë shumë të larta. Rreth 320 milionë euro në vit. Ulja e parasë fizike në qarkullim dhe në transaksionet tregtare është një sfidë dhe kërkesë për një ekonomi më të organizuar, më të matshme, më të disiplinuar dhe më të qëndrueshme. Sot, është fakt se, nëse nuk ke para letër me vete, edhe pse ke një kartë debiti ose krediti, mund të mbetesh në pamundësi pagese dhe të mos marrësh mallin apo shërbimin që ke nevojë! Kjo nuk duhet të ndodhë më. Çdo njësi biznesi duhet ta ketë detyrim që, përveç cash-it, të ofrojë edhe një mundësi tjetër të pagesës. Në diskutim është projektligji për llogarinë bazë dhe bankat do të kenë detyrime për zbatimin e tij. Sfidë reale sot është konsolidimi i fiskalizimit, për rolin që bankat tregtare kanë në raportim të pagesave të fiskalizuara. Po kështu, zbatimi korrekt i regjistrit të llogarive. Vigjilenca ndaj parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit është një betejë që më mirë se kushdo në ekonominë tonë, e kanë fituar deri tani bankat.
Më të lexuarat


Viktimizuesit që bëjnë viktimën

Turbulencat politike në periudhën e tranzicionit kanë qenë negative për elektoratin

Pse pagat ja marrin qeverisë “armike” bashkia “demokratike” e Shkodrës!?

Të gjithë të gëzuar, pagat pas fitores të Berishës kanë për t’u trefishuar

Nesër Albin Kurti do kërkojë falje në Tiranë, që u mbyll me “Ballkanin e Hapur” dhe u hap me “Serbinë e mbyllur”

Pse nuk doni ta përcaktoni minimumin jetik zyrtar?

A do tё arijmё tё zbulojmё ndonjё “arsenal” librash “tё vjedhura”?

Nxijnë shqiptarët të acaruarit në GB dhe “resortet tona”, por bota nuk është kaq!

Lufta e Kosovës 1999 dhe Kosova sot

Atraksioni i luginës së Vjosës, në valët e programit “La Regina Blu”
